Connect with Us

Trafikonte kokainë/ Lihet në burg efektivi i RENEA-s

Aktualitet

Trafikonte kokainë/ Lihet në burg efektivi i RENEA-s

Publikuar

-

Trafikonte kokainë/ Lihet në burg efektivi i Reneas

Gjykata ka lënë në burg Dedë Nimanin, pasi u kap me 1 kg kokainë. Gjithashtu arrest me burg me afat 35 ditor është caktuar edhe për policin e Reneas, Xh.Liçi.

Ndërsa Luan Gaçit i është vënë masa e sigurisë arrest shtëpie. Ai nuk duhet të lëvizë nga banesa pa lejen e prokurorisë.

Kujtojmë se efektivi i RENEA-s u kap në makinë bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa në momentin që ndërhyri policia, ata hodhën një pako me kokainë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit të publikuar një ditë më parë nga mendiat greke, ku rezultoi se 20-vjeçarja Carolinë, ishte vrarë nga bashkëshorti i saj grek, 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe kërkon nga mediat greke që të kërkojnë falje për baltën që kanë hedhur mbi shqiptarët sa i takon vrasjes së 20-vjeçares Carolinë, nga bashkëshorti i saj.

Pra; CAROLINEN NUK E KA VRARE NJE SHQIPTAR! AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE, AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA, “ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”! Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!

Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

I keqardhur pafund per kete!

Krimi nuk ka komb, as kombesi!

Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!”-shkruan Braçe.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Udhëtonte me dy mina me telekomandë në makinë/ 33 vjeçari bie në prangat e Policisë

Publikuar

-

Nga

Qëlluan me armë zjarri një shtetas në Shkodër/ Autori arrestohet pas 4 muaj në arrati, dy të tjerë në kërkim

Një 33 vjeçar është prangosur pasi i janë gjetur dy mina me telekomandë.

Policia njofton se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Porosia”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 33 vjeç, banues në Pezë, Tiranë.

LEXO EDHE:  Kontrabandë nga aeroporti i Rinasit/ Arrestohen nëntë persona, mes tyre katër doganierë

LEXO EDHE:  Terrorizoi qytetarët në ditën e zgjedhjeve/ Gjykata lë në burg Arben Memën

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, në vendin e quajtur “Vija e Ngjalës”, në mjetin tip “Benz” me të cilin ky shtetas udhëtonte, iu gjetën 2 elektrodetonatorë të montuar në brendësi të lëndës plasëse të lidhur me celularë, të gatshme për shpërthim të kontrolluar, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Llapaqen, po ato koncesione që merr ti me ilaçe sa kosto kanë”/ Petrit Vasilit i bie maska

Publikuar

-

Nga

“E kanë përdhosur mjekësinë”/ Vasili tregon pse u kurua në spital privat pas infektimit me Covid

Petrit Vasili, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit arriti të merrte vetëm 300 vota në Tiranë, pra shumë larg mandatit të deputetit, shfaqet në rrjete sociale si i shqetësuar për të ardhmen e qytetarëve.

Vasili, të cilët qytetarët  i dhanë goditjen finale në zgjedhje, po tenton të tregojë se është i shqetësuar për plehrat, për inceneratorët.

Nëse vërtet do të ishte kaq i shqetësuar nuk do të kishte heshtur deri më tani, por duke dashur t’i serviloset kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe Presidentit Ilir Meta, që t’i bëjnë një vend të Kuvend, shkruan herë pas here në rrjete sociale, duke u hequr si i rebeluar.

LEXO EDHE:  Shkodër/ Operacioni “High” kap 173.6 gr kokainë

LEXO EDHE:  Kapet me kokainë në makinë/ Arrestohet 46 vjeçari në Durrës

Kanë qenë qytetarët që ia kanë plasur në fytyrë servilizmin me anë të komenteve, që kanë shpëtuar pa u fshirë në rrjetin e tij social.

“Sa llapaqen je bërë, nga doktor na dole ekonomist.. O Vasil po ato koncesione që merr ti me ilaçe sa kosto kanë?..”, shkruajnë qytetarët, të cilët i kërkojnë llogari për koncensionet e tij./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE