Connect with Us

SPAK zhgënjimi i drejtësisë/ “Lan duart” me të korruptuarit

Politikë

SPAK zhgënjimi i drejtësisë/ “Lan duart” me të korruptuarit

Publikuar

-

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference kundër korrupsionit, të mbajtur vitin e kaluar, deklaroi se dështimi i SPAK-ut, do të ishte zhgënjimi më i madh për popullin shqiptarë.

 “SPAK do ta bëjë institucionin që të gjithë kemi shpresuar dhe mbi të gjitha shqiptarët kanë shpresuar. Përndryshe SPAK-u do të jetë zhgënjimi më i madh ndaj shqiptarëve tek reforma në drejtësi”, shprehej Rama, një vit më parë konkretisht në Tetor të vitit 2020.

Po cilat kanë qenë arritjet e SPAK, nga Tetori i vitit të kaluar deri më sot?

Në media nuk ka ditë që nuk raportohen raste korrupsioni, ndërkohë që nuk ka dijeni për hetime.

Edhe në ato raste kur ka prova në duar, SPAK, i transferon në Prokurorinë e Tiranës me njëmijë e një pretendime edhe pse zyrtarët e lartë janë nën kompetencën e tyre.

Pra, deri më tani SPAK ka shërbyer si postë për Prokurorinë e Tiranës apo për prokuroritë e rretheve të tjera.

Dyshime për punën e SPAK-ut, janë hedhur më herët edhe nga ndërkombëtarët, siç është Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Kujtojmë se SPAK-u, ka pasur mbështetje maksimale nga Ambasada Amerikane, e cila pret që mos t’i zhgënjejë.

Por, me 16 korrik 2020, përfaqësuesi i ONM, Theo  Jacobs, kritikoi cilësinë jo të duhur të disa prej prokurorëve të SPAK, që sipas tij nuk duhej të ishin në atë detyrë. Gjatë seancës së Vettingut për gjyqtarin Selim Kryeziu, Theo  Jacobs deklaroi, se “prokurorët e SPAK, që nuk duhet të ishin aty ngritën akuza për vepra penale që nuk ishin vepra penale”.

 Arben Kraja, drejtuesi i SPAK, i cili, foli me fjalë të mëdha kur mori këtë detyrë, pas akuzave të Jacobs, ka tentuar të justifikojë prokurorët e SPAK-ut.

LEXO EDHE:  Pastrim parash e grup kriminal/ SPAK kërkon 21 vite burg për dy biznesmenët

Në fakt justifikimet bëhen me vepra, me punë dhe jo me fjalë.

Fakt është se nuk se nuk kemi ende asnjë zyrtar të lartë, të arrestuar deri më sot.

Jo se nuk kemi zyrtarë të lartë të korruptuar, por kemi një SPAK, që dyshohet se i amniston.

Fakt është deri më tani SPAK, është mjaftuar me disa sekuestrime të pasurive të ish- gjyqtarëve dhe një mjeku apo me hapje hetimesh për disa zyrtarë të nivelit të dytë nga Ministria e Mbrojtjes.

Fakt është se deri më tani SPAK, të vetmin zyrtarë të lartë që ka në duar është Adriatik Llalla ish-Prokurori i Përgjithshëm.

Por, edhe për Llallën hetimet kishin nisur në kohën që ekzistonin ende Krimet e Rënda.

Pra, nuk është meritë e SPAK-ut.

Zyrtarë të tjerë të lartë, me të cilët të jetë marrë SPAK, gjatë kësaj kohe nuk ka.

Ndërkohë në media çdo ditë publikohen fakte dhe prova për çështje të ndryshme korruptive.

Por, sipas SPAK, në Shqipëri nuk kemi korrupsion dhe krim të organizuar të nivelit të lartë.

Atëherë, i bie që SPAK-u, nuk qenka dashur, kot sa është formuar, pasi më shumë rezultate, kanë pasur Krimet e Rënda që i shtrinë duart deri në Qeveri se sa SPAK-u, që na është trumbetuar si shpresë për drejtësi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Çohu në këmbë”/ Bujar Nishani apel demokratëve

Publikuar

-

Nga

“Kemi tetë vjet në opozitë”/ Nishani: Gara në PD është e padrejtë dhe e pabarabartë

Ish Presidenti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, me anë të një thënie të Volterit, ka përçuar një mesazh me thirrje për reagim.

Nishani i cili ka dhënë alarmin se demokratët janë tradhëtuar nga Lulzim Basha dhe se ky i fundit ka marrë peng Partinë e Demokratike, ka bërë thirrje për t’u çuar në këmbë.

LEXO EDHE:  Listat e patronazhistëve/ SPAK: Nuk ka elementë të veprës penale

LEXO EDHE:  U pezullua pasi fshehu të shkuarën/ Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin për Luan Dacin

“Çohu në këmbë, thuaji mendimet e tua, deklaroje të vërtetën tënde që të gjithë të mund të ndajnë. Ji i guximshëm, shpalle atë kudo: Jetojnë vetëm ata që guxojnë”, shkruan Nishani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Ish-Ministri i Ramës, zbulon se kur do të bëhet

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti bën deklaratën e fortë/ Qeveria ka përdorur fondet e rindërtimit për paga

Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka deklaruar se marrja e një date për të filluar bisedimet me BE për anëtarësim do ishte lajmi më i madh i këtyre kohëve të vështira për ne.

Pa asnjë dyshim, ne kemi nevojë për të mbajtur gjallë komunikimin me perëndimin. Ne kemi nevojë për standardet e perëndimit.

Ne kemi nevojë për një pasqyrë reale me të cilët të shohim ku jemi, sa blejmë, sa fals e sa të vërtetë jemi, sa lidhje reale kemi me perëndimin. Tryeza e negociatave është pasqyra e duhur. Do jenë të gjata, të vështira, të lodhshme por të duhura”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Pastrim parash e grup kriminal/ SPAK kërkon 21 vite burg për dy biznesmenët

LEXO EDHE:  Dosja Meta-Kryemadhi/ Një sprovë për Reformën në Drejtësi

Sipas tij, aty do bëhet vettingu i vërtetë i politikanëve e politikave të tyre.

Aty do jetë vettingu ynë si shoqëri e si komb. Në atë tryezë nuk vlejnë më deklaratat politike. As deklaratat “progresiste” diplomatike. Aty progresi matet me lopë, jo me llafe. Ne kemi nevojë për ato negociata”, shprehet me tej Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrja e fortë e gazetarit/ Të investojmë në arsim, kulturë, ndryshe nuk do të ngrejmë kokë kurrë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kiki aka lëshuar një apel të fortë në lidhje me investimet në arsim dhe kulturë.

Duke hequr paralele mes një aktiviteti një grup fëmijësh të Qendrës së Kulturës për Fëmijë dhe“aktorëve” e programit televiziv “Përputhen”, Kikia ka dhënë alarmin se duhet reaguar sa më parë.

Të investojmë në arsim dhe kulturë, ndryshe nuk do të ngrejmë kokë kurrë

Fundjavën e kaluar, me një grup fëmijësh të Qendrës së Kulturës për Fëmijë, isha në Vilë Bashtovë. Vizituam kalanë dhe fëmijët mësuan për historinë e saj. Me të drejtë pyetën, se përse një kala në fushë, kur kalatë janë mësuar ti shikojnë në maja kodrash.

Pak ditë më pas vizituam një shtypshkronjë, ku fëmijët panë më sytë e tyre të gjithë ciklin që ndjek prodhimi i një libri. Dhe në fund, shumica thanë: Sa punë u dashka për një libër dhe në shpesh i grisim pa u menduar fare.

I solla këto dy episode nga puna me fëmijët, pasi nuk më hiqet nga mendja turma histerike në Shkodër që vraponte të takonte idhujt e ditësve të sotme, “aktorët” e programit televiziv “Përputhen””, shkruan Kikia në rrjetet sociale.

Kush e ka fajin?”, pyet më tej gazetari.

Në një shkrim të mëparshëm për këtë temë, shumë njerëz komentuan duke akuzuar shoqërinë, ndërsa shumë të tjerë, akuzonin median që prodhon kësi realitetesh të deformuara, e që shndërrohen në modele për rininë.

Në fakt unë do të thoja se faji është kolektiv, familja, shkolla, shoqëria, media…

 Por më i madh është i qeverisjeve, veçanërisht gjatë tri dekadave të fundit, për shkak të mungesës së largpamësisë. Sepse gjeneratat nuk formësohen me një mandate qeverisës, sado të investosh.

Një gjeneratë nuk është një pallat, që po të  kesh paratë e bën për një vit.

I shikoj ministra e deputetë që kapardisen para kamerave e flasin për zhvillim, edhe kur shtrohen 100 metra rrugë, kur hapen 100 metra kanal, kur mbillen 10 pemë, kur ndërtohet ndonjë urë etj.

Po, duhen edhe rrugët, edhe kanalet, edhe urat e autostradat…

Por më parë duhet të investohet në arsim, jo thjeshtë në shkolla, ndërtesa e çati të reja, por në cilësinë e arsimit, dhe në kulturë.

Duhet të civilizojmë, arsimojmë dhe kulturojmë fëmijët dhe rininë, ndryshe do të jemi përherë lagja më e prapambetur e rajonit dhe Europës. Ashtu siç ishim dikur, lagja më e prapambetur, e degraduar, më e varfër, më e pistë dhe më injorante e Perandorisë Osmane”, shkruan gazetari Mentor Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE