Connect with Us

SPAK të hetojë “njollat” e deputetit Agron Shehaj 14 vite në Itali dhe skemën “lavatriçe” Call Center ngritur me mafien italiane

Politikë

SPAK të hetojë “njollat” e deputetit Agron Shehaj 14 vite në Itali dhe skemën “lavatriçe” Call Center ngritur me mafien italiane

Publikuar

-

Kandidat për kreun e PD/ Agron Shehaj bën lëvizjen e radhës

Pyetje deputetit: – A është offshorja juaj “Comdata S.p.a”, maskë e grupit “Sacra Corona Unitas”?/ Referuar të dhënave të mangëta e të fshehura, që ky deputet nuk i deklaron; KQZ-ja duhet t’i kërkojë Drejtorisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, të verifikojë shkollimin e tij 8 vjeçar e të mesëm që nuk i ka bërë publik as në këtë kandidim, por së pari të verfikojë diplomën universitare, punët deri në moshën 28 vjeç në Itali, para se të niste biznesin “Call Center” me kapital 20 milionë Euro

Është detyrë dhe detyrim i SPAK, që pas denoncimit në “Pamfleti”, të fillojë transaksionin mafioz të biznesit “Call Center”, që deputeti Agron Shehaj, tentoi të bënte me shit-blerje fiktive. Prova të plota zyrtare, për të nisur procesin kundër krimit ekonomiko-financiar e bashkveprimit me grupet mafioze, janë këto dy dokumente:

1-Kërkesa Nr. 330, datë 23.08.2018 e biznesmen-deputetit Agron Shehaj, drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, që 85% të kuotave të biznesit Call-Center, me emrin publik “CC Tirana” e emrin tregtar “Sestante Holding SRL”, t’ia shiste kompanisë (gjoja) italiane “Comdata S.p.A”.

2-Vendimi Nr. 543, datë 20.09.2018, i Komisionit të Konkurrencës, i cili nuk ia miratoi këtë transaksion për shit-blerje, duke e cilësuar: “Përqendrim i paligjshëm”.

Në këtë transaksion të kërkuar, deputeti Agron Shehaj është paraqitur si 100% pronar i “Call Center”, ndërsa firma blerëse “Comdata S.p.A”, nuk paraqiti asnjë të dhënë bankare apo tatimore nga Italia; mbasi faktikisht rezultoi se ishte firmë fantazmë e krijuar nga vetë deputeti Shehaj.

SPAK, mjafton te hetojë këto prova falsifikimi e mashtrimi, që bëri deputeti Agron Shehaj në Autoritetin e Konkurencës:

– Kërkuesi shitës i 85% të kuotave, është Agron Shehaj i “Sestante Holding SRL” si ortak i vetëm; ndërsa aplikimet i bëri me firmën “CC TIRANA Shpk”, në pronësi 100% po të tij.

– Si administrator të firmës “CC TIRANA Shpk”, që do shiste aksionet te firma gjoja italiane; deputeti ka paraqitur Blenard Dacin me banim në Londër; i cili, çuditërisht është dhe administrator i fimës “Sestante Holding SRL” e i firmës blerëse “Comdata S.p.A”.

– Në Raport-Vendimin e Autoritetit të Konkurrencës, ky transaksion është quajtur i paligjshëm; dhe shmangte pagesën TVSH e afro 2 milionë Euro taksa.

– Firma “CC Tirana SHPK” kishte “zero” lekë e ishte 100% pjesë e firmës “Sestante Holding Srl” në pronësi të deputetit; krijuar më 05.04.2018, ose 5 muaj para kërkesës për trasaksionin.

Verifikim e hetim edhe disa “njolla e mistere” shkollimi e “pune” gjatë 14 viteve të biznesmen-deputetit Agron Shehaj në Itali, SHBA e Vlorë

LEXO EDHE:   Pezullimi i Artan Shkëmbit/ Berisha : “Ja përse e emëruan narkotrafikantin në krye të OFL-së”

– Sipas Ligjit Nr. 138.2015 për dekriminalizimin, deputeti Agron Shehaj, duhej te deklaronte të dhëna të detajuara për vitet, shtetet, qytetet, adresat dhe aktivitetin personal jashtë Shqipërisë.

– Në formularin ligjor “Model 07”, duhej të deklaronte me vite e vende, shkollimin nga arsimi 8 vjeçar e deri në studimet universitare; si dhe gjithë punët që ka bërë brenda ose jashtë Shqipërisë; madje disa nuk i përputhen as me vitet e deklaruara.

– Deputeti Shehaj, deklaron se ka shkuar në Itali në moshën 13 vjeç më 1991, duke ndërprerë klasën e 7 në Vlorë; por nuk thotë nëse e ka vazhduar apo jo në Bolzano-Itali e në cilin institucion dhe as shkollën e mesme.

– Deklaron se në moshën 22 vjeç, ka nisur studimet e larta në “Universiteta Degli Studi di Firenze”-Itali dhe i ka përfunduar në moshën 28 vjeç, dega “Economia Komercio”; kur ky nuk është universitet por kolegj 1-2 vjeçar dhe nuk ka degë të tillë mësimore.

– Deklaron, së në vitet 1998-1999, ka jetuar në USA, por pa shënuar datë mbërritje e kthimi, adresë shteti, qyteti e vendbanimi dhe asnjë aktivitet ose punë të kryer atje.

– Deklaron, se në vitin 2005, pasi ka marrë diplomën universitare; ka nisur biznesin “Call Center” në Itali, por pa deklaruar emra kompanishë e adresë dhome tregëtie e tatimore italiane.

– Deklaron se po në vitin 2005, pas ardhdjes së PD në pushtet; këtë biznes e ka transferuar në Shqipëri, pa publikuar emra firmash e as zyrë tatimore apo filale të saj.

– Mister në deklarimet e deputetit Agron Shehaj, është “sekreti” se çfarë “punësh” ka bërë 13 vite qëndrimi në Itali e 1 vit në SHBA; dhe ku i gjeti milionat, që u fut në këtë biznes të mafies italiane, 10 ditë pasi u “diplomua” më 2005; duke u bërë “ortak” e brenda javës, transferuar administrator i “Call Center” në Shqipëri, me kapital 20 milionë Euro.

Por nuk është mister, katapultimi i tij në PD e në parlament, bërë nga Sali Berisha; mbasi Shehaj ishte nyje lidhëse në bizneset “lavatriçe” lojëra fati, transport detar e ndërtime në Vlorë, me organizatën kriminale “Sacra Corona Unitas” gjatë viteve 2005-2013, ku mbesa e Saliut, Shpresa Breçani, ishte “eksperte kontabël”.

Nëse KQZ-së, Drejtorisë së Dekriminalizimit dhe SPAK, nuk i majftojnë këto prova, mund t’i sevirim të tjera; por ka dhe fakte në dosjen që i ka krijuar Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar./Pamfleti

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

22 vjet nga Çlirimi i Kosovës/ Basha mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shpreh mirënjohjen e thellë për ata që dhanë jetën për lirinë.

Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ata që nuk janë anëtarë të PD nuk do lejohen në komisione”/ Jemi Gjana “kërcënon” kandidatët

Publikuar

-

Nga

“Gjeniu” Jemin lëshon perlen e radhës/ Ja si identifikohen tradhëtarët e Lulit

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka dalë me një paralajëmërim për kandidatët që janë në garë për kreun e PD.

Sipas tij, nuk do të pranohen në komisione të votimit dhe numërimir ata që nuk janë anëtarë të PD-së dhe nuk I takojnë degës ku ngarkohet.

“Kadilli ka sjellë përfaqësues në 54 komisione nga 76. E miratuam listën pasi bëmë verifikimin e të qenit anëtar të PD. Kam bërë një njoftim në mëngjes për tre kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre.

I vetmi që ka reaguar deri tani është Kadilli. Kam një telefonatë të zotit Kapri që është duke e përgatitur listën dhe mund ta dorëzojë deri në orët e pasdites.

Nuk kam ende një njoftim nga zonja Harxhi. Asnjë emër nuk bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe numërimit që nuk është anëtar partie dhe nuk i takon degës ku ngarkohet.

I ftoj edhe njëherë që në kohën më të shpejtë të mundshme që komisionet të komunikojnë me njëri tjetrin që nesër në mëngjes të jenë të hapura qendrat e votimit.

Nëse nuk dërgohen anëtarë të PD ata nuk bëhen pjesë e Komisionit por kjo nuk do të thotë se procesi zgjedhor nuk do fillojë”, ka deklaruar Gjana./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Jemin Gjana njofton përgatitjet e fundit

Publikuar

-

Nga

Video- Gjesti i ulët i Jemin Gjanës/ Nxjerr çamçakëzin nga goja para gazetarëve

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që i paraprijnë zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike, për ditën e nesërme.

“Listat e votuese janë mbyllur dje dhe janë shkarkuar në sistem. Dhomat e fshehta dhe kutitë e viotimit janë bërë gati. Po shpërndahen materialet zgjedhore dhe nga dreka ky proces përfundon të gjitha qarqet dhe degët e partisë”, është shprehur Gjana.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Paloka zbulon planin B të Ramës: Do pengojë SPAK

LEXO EDHE:  Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK/ Yuri Kim: Ata që shkelin ligjin të ndiqen penalisht

Në garë për kreun e PD, përveç kryetarit në detyrë Lulzim Basha, janë edhe Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE