LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i Metës/ Zbulohet prova e re që po hetohet nga Komisioni Hetimor

17 Maj 2021, 14:06, Politikë CNA
Shkarkimi i Metës/ Zbulohet prova e re që po hetohet nga Komisioni

Paraditen e sotme Komisioni Hetimor u mbledh për herën e katërt, ku ka vijuar me shyrtimin e shkeljeve kushtetuese nga ana e presidentit Ilir Meta.

Në rendin e ditës, ishin disa prova që ligjvënësit i konsiderojnë shkak për shkarkimin e kreut të shtetit.

Mes provave të siguruara prej tyre ishte edhe një letër që presidenti i kishte dërguar Gjykatës Kushtetuese në datën 5 prill të këtij viti, në lidhje me një vendim që kjo e fundit kishte dhënë për kompetencat e KLSH dhe pushtetit vendor, sa i takon financave të qeverisjes vendore.

KLSH kishte kundërshtuar që prej vitit 2018 një nen që parashikon se njësitë e qeverisjes vendore duhet t?i nënshtrohen auditimit çdo vit nga KLSH, ose auditues të tjerë të licencuar. Kjo shtesë u interpretua nga KLSH si shkelje e kompetencave të këtij institucioni.

Në letrën që presidenti Meta i ka çuar Gjykatës Kushtetuese kundërshton vendimin e kësaj të fundit që rrëzoi këtë kërkesë të KLSH dhe gjithashtu edhe mosthirrjen e tij në këtë çështje si palë e interesuar. Komisioni do të shqyrtojë nëse në letrën në fjalë ka elementë shantazhimi ndaj Gjykatës, ndërkohë që kreu i Komisionit Alket Hyseni tha se janë marrë në shqyrtim dhe letërkëmbimet mes institucioneve.

?Korrespondenca është gjykuar e nevojshme nëse ka ndërhyrje të Presidentit në punën e Gjykatës Kushtetuese?, deklaroi kreu i komisionit hetimor, Alket Hyseni.

Në letrën në fjalë, Presidenti Ilir Meta i thotë Gjykatës Kushtetuese se lënia në fuqi e nenit cenon drejptërdrejtë kompetencat e KLSH-së, krijon terren për keqpërdorur në praktikë, cenon hapësirën e veprimit të auditimit të KLSH-së dhe rrit kostot për buxhetin e shtetit.

?Presidenti i Republikës, përmes këtij qëndrimi shpreh shqetësimin e thellë për këtë çështje, e cila edhe pse kishte 3-vite që priste të shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese, kjo e fundit nuk i dha një zgjidhje të drejtë dhe kushtetuese, mbrojtjes së interesit publik dhe as nevojës ekstreme që ka vendi sot për ruajtjen e pacenuar të financave publike?, thotë Meta.

Në fundin e seancës së sotme, Komisioni Hetimor bëri publike ftesën që i kanë bërë presidentit Meta për të qenë prezencë në seancën e nesërme, ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje derimë tani nga zyra e kreut të shtetit nëse do të jetë apo jo i pranishëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga