Connect with Us

Rikthehen teatrot në Tiranë, ambientet e hapura kthehen në skena

Kultura

Rikthehen teatrot në Tiranë, ambientet e hapura kthehen në skena

Publikuar

-

Rikthehen teatrot në Tiranë, ambientet e hapura kthehen në skena

Me ngrohjen e kohës teatrot kanë vendosur që disa prej veprave ti vendosin në ambiente të hapura për një publik të reduktuar.  Për ta rikthimi pranë artdashësve është i domosdoshëm.

Ajo që na ka munguar më shumë përgjatë kësaj kohe mbetet teatri, jo në formën online por ai që ndjekim përballë dhe e duartrokasim për lojën aktoriale dhe emocionet që marrim. Por sikurse në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, teatrot kanë vendosur të rikthehen, me një kast të vogël aktorësh dhe për një publik të reduktuar.

Ambientet e hapura do të kthehen në skenën e ekzekutimit të veprave sikurse do të jetë Amfiteatri i Akademisë së Arteve për “Këngëtaren Tullace” të Eugene Ionesco, nga Teatri Metropol.

“Thelbi i veprës është kotësia, pra veprimet e kota të njerëzve të cilët nuk janë budallenj, nuk janë të pandërgjegjshëm, por rutina, përditshmëria, ajo që në shpesh herë nuk e vëmë re, na shtyn të shkojmë drejt disa veprimeve, disa reagimeve krejt të kota”, tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

Ndërsa Teatri Kombëtar Eksperimental ka zgjedhur që këtë javë t’ia kushtojë publikut të vogël.

LEXO EDHE:  Mes muzikës së ndaluar dhe alkoolit/ Genc Dashi rrëfen jetën e fshehtë të "rebelëve" të Tiranës

“Hansel dhe Gretel” do shfaqet të mërkurën dhe “Drejt Imagjinatës” të premten për të vegjlit në ambient të hapur.

“Ishte konceptuar ndryshe, ishte konceptuar për t’u dhënë brenda, dritat kishin një pjesë të madhe të efektit që do të krijonte te fëmijët”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Por si ka qenë ky vit për  komunitetin e artistëve?

“Natyrisht është si të mos komunikosh me një person apo me një grup personash dhe a e vështirë është të rikthehesh pas një viti, të rivendosësh kontaktin, komunikimin”, tha tha regjisori dhe koreografi Gjergj Prevazi.

“Ka sjellë një të mirë sepse na ka bërë të mendojmë gjatë dhe na ka lehtësuar anën kreative, kështu që unë ndjej që jam rritur gjatë kësaj periudhe, edhe pse me vështirësi”, u shpreh regjisori Mateo Dervishaj.

Edhe pse në vendet fqinje dhe përtej artistët janë rikthyer në skenë duke respektuar një sërë masash, këtu nuk ka ende një sinjal për të ekzekutuar veprat në skenat teatrore./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Vjosa, e egër apo e zbutur?

Publikuar

-

Nga

Vjosa, e egër apo e zbutur?

Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, ndaj dhe ata që kërkojnë mbrojtjen e saj janë të shumtë. Për ata që jetojnë pranë brigjeve të saj, Përse të gjithë janë vënë në mbrojtje të Vjosës? Çfarë ka ky lumë që ka mobilizuar aktivistë dhe studiues nga shumë vende të Evropës që kërkojnë të mos ndërtohen hidrocentrale në rrjedhën e këtij lumi?

Gazetari Mentor Kikia sjell të gjitha këndvështrimet dhe opinionet mbi fatin e lumit të vetëm në Europë që konsiderohet tërësisht i egër.

Për studiuesin Fritz Shimer, Vjosa është i vetmi rasti kur kemi një lumë të pamodifikuar masivisht.

“Ai është pranë natyrales dhe situatë të tillë nuk e gjeni në asnjë lumë të Evropës Qendrore, ndoshta në Rusi mund të ketë ndonjë. Vjosa për Evropën Qendrore është unik, kjo e bën kaq tërheqës nga pikëpamja shkencore,”– thotë studiues austriak Fritz Shimer.

Studiuesi austriak e ka kthyer në kauzë promovimin dhe mbrojtjen e lumit Vjosa nga dëmtim që do i bënte atij ndërtimi i hidrocentraleve. Së bashku me 30 shkencëtarë të tjerë, Fritz Shimer, ka si mision degët e Vjosës, të cilat janë njësoj të rrezikuara në prishjen e ekosistemit. Sipas tyre, pesë HEC-e janë parashikuar në Shushicë, ndërsa lumi Bënça kërcënohet nga jo më pak se tetë vepra të tilla energjetike.

Por çfarë dëmi i shkakton një hidrocentral një lumi? Sipas profesor Aleks Miho, nëse vazhdojmë me ndërtimet do prishen shumë habitate.

“Ti ndërton, por nuk e di çfarë dëmton. Nëse vazhdojmë me ndërtim do prishim shumë habitate të listuar në “Konventën Ndërkombëtare” apo “Konventën e Bernës’. Këto gjëra do dalin dhe për Shushicën dhe Bënçën. Lumi funksionon si një e tërë nuk është vetëm lumi Vjosë, por edhe degët janë gjithashtu të rëndësishme,” shprehet profesor Aleks Miho.

Avokati Dorian Matila shprehet për emisionin “Përse”, se janë duke vazhduar betejat ligjore, për ta kthyer lumin Vjosë në park kombëtar.

“Ka plan për ta kthyer në park natyror, por ne kërkojmë të jetë Park Kombëtar. Deri tani ende nuk ka një VKM, që ta kthejë zonë të mbrojtur. Sipas ligjit për zonat e mbrojtura nuk lejohen hidrocentralet dhe po qenë ndërtuar duhet të anulohen dhe kthehen si më parë,”- tha avokati Dorian Matila për emisionin “Përse” në Euronews Albania.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Aleksandër Gjokës/ Policia jep detajet

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë roja i pallatit

Por pse shkencëtarët dhe mbrojtësit e Vjosës këmbëngulin në marrjen e statusit Park Kombëtar?

“Ka shumë lloje statusesh për ruajtjen dhe mendoj se Vjosa meriton më të lartin. Statusi i Parkut Kombëtar duhet parë si një mundësi, pasi sjell vizitorë. Mund të jetë njësoj si Gjirokastra, pasuri kombëtare, por me rëndësi ndërkombëtare,”– thotë studiuesi austriak Gabriel Singer.

Qeveria ka vendosur ta shpallë zonë të mbrojtur, por ambientalistët nuk mjaftohen me kaq. Ata duan që lugina e këtij lumi të shpallet park kombëtar, si garanci më e madhe për ta mbrojtur. Por si mund të jetojnë mbi 60 mijë njerëz brenda një parku kombëtar, ku ka rregulla të rreptë në marrëdhëniet me natyrën?

“Menaxhimet e parqeve moderne kombëtare kanë rregulla të qarta sesi gjerat mund të përdoren nga komuniteti lokal. Kundërshtia nuk është me aktivitetet e përditshme të banorëve të zonës, por me gërmimet masive. Nuk mund t’i merrni zallin lumit, pasi ai është identiteti i tij, pjesë e habitatit të një lumi,”– thotë Gabriel Singer studiues austriak.

Avokati Dorian Matila shprehet se deri tani ka arritur të bllokojnë disa projekte në fazën administrative, por duhet një zgjidhje finale, për ta kthyer në park kombëtar lumin Vjosa.

“Gjyqtarët janë treguar dashamirës deri tani dhe janë bllokuar disa projekte të lumit Shushicë në fazën administrative. Kjo ka ndodhur se ne kemi treguar problemet në kontrata. Shanse për ta mbrojtur ka, por duhet gjetur një zgjidhje finale,” thotë ai.

Zv.ministrja e mjedisit Ornela Çuçi thotë se janë të gjitha mundësitë që në një zonë të mbrojtur edhe natyra të ruhet edhe njerëzit të jetojnë.

“A duhet që Vjosa të futet në tub këtë duhet ta thonë ekspertët. Unë nuk po flas për ekspertë që kanë pasion mjedisin. Unë jam që Vjosa do duhet të studiohet dhe vlerësohet sipas asaj që ekspertët do të thonë. Për këtë janë mbledhur ekspertë edhe nga jashtë shtetit të cilët do nxjerrin kostot oportune të Vjosës,”- shprehet znj. Çuçi./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kultura

Filmi “Skënderbeu”/ Dokumenti i panjohur i ish-Arkivit Qendror të Partisë

Publikuar

-

Nga

Filmi "Skënderbeu"/ Dokumenti i panjohur i ish-Arkivit Qendror të Partisë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka përkujtuar personazhin e Skënderbeut në filmin e vitit 1953, Akaki Khorava.

Akaki Khorava ndërroi jetë në 23 Qershor të vitit 1972.

Nuk ka njeri të mos e njohë si fytyrë, por pak e dinë se cili emër fshihet pas personazhit të Skenderbeut në filmin e vitit 1953.

Ai është gjeorgjiani Akaki Khorava, lindur më 29 prill 1895. Studimet i ka kryer në Kiev dhe Tbilisi. Në 1939 u bashkua me Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Katër herë u zgjodh anëtar i Këshillit Suprem Sovjetit (1937-1958). Në vitin 1946 merr titullin “Artist kombëtar i BRSS”. Po ashtu është nderuar pesë herë me Çmimin “Stalinisti” dhe dy herë iu dha “Urdhri i Leninit”.

LEXO EDHE:  Rezultatet deri në orën 07:00/ Cila parti kryeson Tiranën dhe Elbasanin

LEXO EDHE:  Mes muzikës së ndaluar dhe alkoolit/ Genc Dashi rrëfen jetën e fshehtë të "rebelëve" të Tiranës

Pas një karriere të mirë si aktor e regjisor, ndërroi jetë një ditë si sot, më 23 qershor 1972 në Tbilis.

Në dokumentet e ish-Arkivit Qendror të Partisë, gjendet ky material ku për filmin “Skënderbeu” shkruhet se: “Ne lidhje me filmin Skenderbeg artistet tane kane dale mire ne provat dhe nga mezi i Tetorit do të niseshin per ne krime. Keto prova i ka pare edhe shoku Komandat kur ishte ne Moske, prandaj i lutemi asaj Drejtorie qe te informohet nese shoku Komandat ka nonje vrejtje ne lidhje me kete çeshtje per tja transmetuar Legates s’one ne Moske”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Një prodhim i Teatrit të Korçës/ “Doktor Shuster” prezantohet në Turqi

Publikuar

-

Nga

Një prodhim i Teatrit të Korçës/ “Doktor Shuster” prezantohet në Turqi

Një nga shfaqet më të mira dhe më të vlerësuara, “Doktor Shuster” që është produksion i teatrit “Andon Zako Çajupi” Korçë, do të marrë pjesë në Festivalin e Teatrove të Ballkanit në Turqi në datën 25 qershor.

Lajmin e ka bërë të ditur aktorja dhe drejtoresha e teatrit “A.Z.Çajupi” Zamira Kita e cila është njëkohësisht edhe interpretuese në këtë shfaqe.

Me autor Dushan Kovacevic, regjisor Qendrim Rijani, asistent regjisor Nikola Stefanov, skenë dhe kostume nga Erald Bakalli, “Doktor Shuster ka fituar shumë çmime të mëdha dhe tashmë pritet që të shënojë një tjetër sukses në Turqi.

““Doktor Shuster”,  nje produksion i Teatrit “A.Z.Çajupi” Korce, rikthehet serish. Shfaqje e bere me shume pasion ketu e shtate vite me pare. Me autor Dushan Kovacevic, Regjisor Qendrim Rijani, asistent regjisor Nikola Stefanov, skene dhe kostume nga Erald Bakalli. Interpretues: Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Dritero Ame, Blerta Belliu, Shkelqim Jaupi, Niki Petriti, Flori Topra, Gloria Nure, Eni Malesia, Flavia Zere, Panajot Qorri.

Nje shfaqje fituese e shume  cmimeve te medha. Kujtojme çmimet Kult, “ Aktori me i mire”Sotiraq Bratko, “ Aktorja me e mire” Zamira Kita dhe “ Regjia me e mire” Qendrim Rijani, per vitin 2016.

“Shfaqja me e mire” ne Festivalin e Teatrit ne Tetove.

Tre cmime te tjera ne festivale te rendesishme, si cmimi i karrieres dy here, per Sotiraq Bratko ne KoKoFest dhe Festivali i Teatrit ne Ferizaj dhe artistja e re, per kengetaren Niki Petriti, ne KoKoFest.

Pervec Teatrit te Korces “Doktor Shuster” eshte rishfaqur edhe ne Teatrin Kombetar Tirane, Amfiteatrin e Durresit, Qytetine Kercoves, Teatrin Kombetar Tetove, Teatrin Kombetar Kumanove, Teatrin e Qytetit Ferizaj, Teatrin Kombetar te Manastirit ( Bitola), Teatrin “Zvezdara” te Beogradit.

Ne date 25. 06. 2021 “ Doktor Shuster” do te prezantoje Teatrin e Korces ne Festivalin e Teatrove te Ballkanit ne Turqi. Urime gjithe trupes!

Na prifte e mbara!”, shkruan Zamira Kita./CNA.al

LEXO TE PLOTE