Connect with Us

Qytetarit në Durrës i vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin

Denoncim

Qytetarit në Durrës i vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin

Publikuar

-

Qytetarit në Durrës i vjedhin gomën e biçikletës, i lënë vetëm skeletin

Emisioni “Stop” në Tv Klan, ka publikuar mbrëmjen e sotme disa nga çudirat që ndodhin në Shqipëri. Kanë qenë qytetarët që kanë dërguar video në redaksinë e emisionit.

Një qytetar në Durrës është ankuar se atij i kanë vjedhur gomën e biçikletës duke i lënë vetëm skeletin. Sipas tij, biçikleta ka qenë e lidhur në një vend publik, por gjatë natës hajdutët i kanë marrë gomën e parë.

Ndërkohë në Tiranë, një kosh për mbetjet e qytetit ka përfunduar në lumin Lana. Një qytetar ka dërguar videon në emision “Stop”, por shprehet se nuk ka informacion se si koshi mund të ketë përfunduar në shtratin e lumit.

LEXO EDHE:  Zbardhet axhenda/Nesër kryeministrat e Ballkanit zbresin në Durrës

Nga ana tjetër një qytetar denoncon se uji i ujësjellësit të Cërrikut është shumë i ndotur. Ndërsa një qytetar nga Divjaka ankohet se nuk është kryer vijëzimi i një rrugë të sapo ndërtuar./ tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Gabimi i sekretares lë pa diploma 40 studentë të Universitetit të Vlorës/ Fiks Fare u zgjidh problemin

Publikuar

-

Nga

Gabimi sekretares lë pa diploma 40 studentë të Universitetit të Vlorës/ Fiks Fare u zgjidh problemin

40 studente të diplomuar për Anglisht pranë Universitetit të Vlorës i kanë diplomat të pavlefshme për shkak të gabimit të sekretares së fakultetit.

Studentet  e Universitetit të Vlorës u ankuan pranë  emisionit Fiks Fare, pasi nuk arrinin të zgjidhin dot  problemin e diplomave te tyre Bachelor dega Anglisht. Ata janë diplomuar në vitin 2019 por diplomat i  kanë të pa vlefshme. A

ta nuk punësohen dot në asnjë institucion, pasi diplomat e tyre dalin të pa vlefshme në sistem. Numri i Identifikimit  së diplomes së maturës shtetërore nuk është i njëjtë me atë të diplomës së Bachelorit. Studenntët kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi nga Rektorati i Univetsitetit të Vlorës me anë të kërkesave me shkrim, por problemm i tyre po mbartej dhe zgjidhje nuk mori.

Disa prej këtyre studentëve tregojnë se kur kanë aplikuar për punë kanë mësuar që doploma e tyre në sistem dilte për infermieri, një absurditet që do t’u nxirRte probleme gjithmonë në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Vihen nën sekuestro pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milion euro/ I përket ish-zyrtarit në Durrës 
LEXO EDHE:  Durrës/ Arrestohet ish-Drejtori i Autoritetit Portual Eduard Ndreu

Madje një tjetër student tregon se kishte aplikuar për master në një universtitet në Greqi dhe e kishin akuzuar për falsifikim diplome kur kishte dorëzuar dokumentet.

Fiks fare u interesua pranë Rektoratit të Universitetit të Vlorës për këtë problem

Zv Rektoria për fushën arsimore, znj, Frosina Londo  tha pë Fiks fare se për këtë problem Rektori i Universitetit Ismail Qemali Vlorë ka urdhëruar kryerjen e  e disa hapave. Administrimin e kërkesave të studentëve ,verifikimin e ankesave,evidentimin e personave përgjegjës nga një komision i ngritur në Fakultetin e Shkencave Humane.Ky komision i ka  drejtuar Rektorit nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të diplomave me gabime

Dekani i Fakultetit te Shkencave Humane i kërkoi kryetarit së Senatit Akademik të Univesitetit “Ismail Qemali” Vlorë pajisjen e studenteve me diploma të reja.

Fiks are, tha zv rektorja, përshpejtoi procedurat./ tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

I shkojnë kot studimet Bachelor e Master/ Specialistja e QSHA-së: Të bëjë tjetër!

Publikuar

-

Nga

I shkojnë kot studimet Bachelor e Master, specialistja e QSHA-së: Të bëjë tjetër!

Të bësh shkollën, por të të mos të njohin që e ke bërë. Është kjo situata e një studenteje e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor në Elbasn për Gazetari dhe Anglisht, si dhe Masterin Shkencor për mësuesi në anglisht në Tiranë, nuk futet dot në provimin e shtetit për të marrë licencën.

Emisioni “Stop” iu drejtua Zyrës Vendore të Arsimit Elbasan dhe drejtoresha Anila Çota u shpreh se refuzimi ka ardhur nga praktikat e viteve të kaluara, ku QSHA ka përjashtuar nga provimi i shtetit, studentët me diplomë Bachelori Gazetari dhe Gjuhë Angleze.

“Detyra e ZVA Elbasan është që të marrë dokumentet, t’i përcjellë në drejtorinë rajonale dhe më pas ka filtra të tjerë për të ndjekur procedurën, qoftë për vijmin e praktikës, qoftë për regjistrimin për licencë. Refuzimi që i është bërë vajzës nuk vjen nga ZVA për arsye se ne detyrimet në bazë të kompetencave tona e kemi kryer, kemi informuar dhe vajzën. Nuk e ka pëfituar deri më tani sepse nga QSHA kemi një komunikim zyrtar nga vitet e kaluara të cilat e pengojnë atë për të vijuar tërë procesin, edhe për praktikën profesionale dhe për regjistrimin në licencë, për arsye se Bachelori i vajzës është Gazetari dhe Masteri mësuesi. Profesion, sipas kësaj logjike, ta jep diploma e Bachelorit dhe jo ajo e Masterit”, u shpreh Çota.

Ajo tha se vendimin e ka marrë QSHA dhe jo ZVA Elbasan. Në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, specialistja tha që vajza duhet të bëjë një tjetër cikël studimesh Bachelor.

Denoncuesja: Bacelorin e kam bërë “Gazetari-Anglisht” në Elbasan, ndërsa atë Master, në Tiranë për mësuesi.

LEXO EDHE:  Rrëzohet nga kati i shtatë i pallatit/ Gjen vdekjen e menjëhershme gruaja

LEXO EDHE:  Vihen nën sekuestro pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milion euro/ I përket ish-zyrtarit në Durrës 

Specialistja: Epo “Gazetari-Anglisht” nuk është te ligji, që ju mund të jepni mësuesi. Ju jeni gazetari. Në momentin, që ju jeni gazetari, nuk mund të japësh mësim. Ju nuk jeni mësues, në zanafillën tuaj. Kështu që nga kjo gjë, ju përjashton direkt nga dhënia e licencës.

Denoncuesja: Po me Masterin, që kam bërë…

Specialistja: S’ka lidhje Masteri, ka Bachelori ai, që vendos.

Denoncuesja: Po unë tani ça do bëj?

Specialistja: Nuk jep dot mësim!

Denoncuesja: E si ta zgjidh unë?

Specialistja: Duhet të bësh një Bachelor tjetër!

Denoncuesja: Të bëj një Bachelor tjetër?!

Specialistja: Po!

Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj, shpjegon se nuk ka asnjë shkelje nga fakultetet, pasi ato janë të miratuara nga Ministria. Problemi, sipas tij është te QSHA, e cila e njeh studentin, e matrikulon në hyrje dhe pasi diplomohet, e konsideron të parregullt.

“Ligji i profesioneve të rregulluara ka parashikuar që kush mbaron për mësuesi duhet që të ketë edhe Bachelorin të ngjashëm me Masterin. Këtu nuk kemi pangjashmëri, nuk kemi dy degë të kundërta. Këtu kemi një Bachelor me dy drejtime. Nuk mund të lësh një student, ta miratosh në hyrje dhe ta pranosh në Masterin e Mësuesisë dhe në dalje t’i thuash që jo nuk mund të bëhesh mësues. Është një absurditet, është një non sens është jo ligjore”, tha ai.

“Nuk mendoj se problemi është i ministrisë, por i QSHA sepse QSHA është vërtetë ministri. Aq më tepër që ka një drejtori juridike që duhet t informohet mirë për ligjet e arsimit të lartë në Shqipëri”, u shpreh eksperti./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Përfundon studimet Bachelor e Master/ Nuk e fusin në provimin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Përfundon studimet Bachelor e Master/ Nuk e fusin në provimin e shtetit

Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar këtë të premte një vajzë e re, e cila pasi ka përfunduar studimet Bachelor për Gazetari dhe Gjuhë Angleze në Elbasan, ka ndjekur Masterin Shkencor për mësuesi të gjuhës angleze në Tiranë. Pasi i ka përfunduar të dy ciklet e studimeve, ka marrë përgjigje negative për praktikën nga ana e ZVA Elbasan. Sot vajza nuk futet dot në provimin e shtetit, duke i çuar dëm 5 vjet.

“Pasi përfundova gjimnazin vendosa që bachelorin ta ndjek në degë Gazetari-Anglisht pasi mendova që është një mundësi e mirë punësimi në të dyja degët. Në përfundim të Bachelorit e gjeja veten tek pjesa e anglishtes dhe vendosa të vazhdoj Masterin për Gjuhë Angleze. Kur aplikova në Tiranë nuk më nxorrën probleme dhe ndoqa programin dyvjeçar Master Shkencor. Pasi u diplomova në Korrik të vitit të kaluar, mësuesia duhet të ndjekë edhe një vit stazh, dmth praktikë profesionale. Kur dorëzova letrën për të vazhduar praktikën në një nga gjimnazet e Elbasanit, ZVA Elbasan më thotë që nuk mund ta kryesh praktikën pasi nuk lejohesh të futesh në licencë duke qenë se bachelori që kam ndjekur është Gazetari dhe Gjuhë Angleze dhe QSHA nuk ka një provim që të jetë e gazetarisë dhe gjuhës angleze”, tha ajo.

“Një specialist më ka kërkuar dokumente nga shkolla. Kam qenë në kontakt me të dhe në fund të Marsit ky zotëria më tha që ka përgatitur një shkresë dhe ti je me të drejtën tënde dhe ligji nuk ka të drejtë që të ndalojë të marrësh licencën. Kjo shkresa ka që në Mars që nuk më firmoset nga Sekretari i Përgjithshëm, të paktën sa më thonë në ministri”, shprehet e reja.

LEXO EDHE:  Vihen nën sekuestro pallati 9-katësh me vlerë 1.5 milion euro/ I përket ish-zyrtarit në Durrës 
LEXO EDHE:  Zbardhet axhenda/Nesër kryeministrat e Ballkanit zbresin në Durrës

Dekani i universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan shprehet se studentja e degës Gazetari dhe Gjuhë Angleze ka mundësi të marrë drejtimin që dëshiron.

Dekani: Në qoftë se ke mbaruar “Gazetari dhe Anglisht”, mund të punosh në Gazetari. Kuptohet ky është niveli Bachelor, nuk të jep profesion, formim i përgjithshëm si me thënë. Gjithashtu dhe në Anglisht, ai merr formim të përgjithshëm në Anglisht. Veçse çdo Universitet tani në nivel Master, vendos kriteret  e veta. Në qoftë se masa e krediteve të fituara nga studenti te ne në Bachelor, atij i mjafton për të filluar Masterin Profesional, ai mund ta pranojë dhe do diplomohet. E ka pranuar Fakulteti i Tiranës, i Gjuhëve të Huaja, që diplomon edhe për gjuhë të huaj dhe për mësuesi. Në qoftë se fakulteti e ka pranuar, vajza është në rregull duhet të punojë si mësuese.

Edhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Tiranës, thonë se nuk kanë gabuar që e kanë përzgjedhur vajzën, por nuk dinë të thonë, sesi është interpretuar nga instancat e tjera.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Kjo nuk është se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka bërë shkelje, absolutisht. Por sesi interpretohet nga instancat e tjera, kjo është një gjë, që ne nuk jemi gabim, që të kemi përzgjedhur. Përderisa ti ke marrë një numër matrikulimi, nuk është se ke dalë nga hiçi. Kështu që fakulteti dhe Universiteti i Tiranës ka bërë një punë, ashtu siç është vlerësuar nga një komision. Për këtë dosje, ke patur mesataren përkatëse, ke ndjekur studimet dhe Universiteti këtu, për procedurat ligjore është në rregull. Më kupton?!/tvklan.al

LEXO TE PLOTE