Connect with Us

Procesi i vaksinimit/ Manastirliu: Sot mbërrijnë në vend 12.870 doza nga Pfizer

Politikë

Procesi i vaksinimit/ Manastirliu: Sot mbërrijnë në vend 12.870 doza nga Pfizer

Publikuar

-

“Sot mbërrijnë 12.870 doza të vaksinës Pfizer”/ Manastirliu jep lajmin e mirë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar ditën e sotme procesin e vaksinimit në Qendrën e re Shëndetësore të Kavajës. Manastirliu u shpreh se kjo qendër është pjesë e 300 qendrave shëndetësore që janë rehabilituar deri më tani në të gjithë territorin e vendit.

Ministrja njoftoi se ditën e sotme, pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, 12.870 doza të vaksinës Pfizer.

Ajo theksoi se procesi i rehabilitimit do të vijojë, derisa edhe në qendrat shëndetësore në zonat e thella, të kemi kushte të standardeve moderne.

Kjo qendër është qendër model, ashtu sikurse janë 300 qendrat shëndetësore të ndërtuara deri më tani. Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ambulancave do të vijojë. Do të vijojmë derisa ambulanca më e fundit në zonat më të thella të ketë kushte bashkëkohore.

Nga ana tjetër ashtu sikurse në të gjithë vendin, edhe në Synej po vijon procesi i vaksinimit. Janë vaksinuar 670 qytetarë deri më tani. Procesi i vaksinimit po vijon me ritme të mira, presim doza të vaksinës Pfizer. Do të mbërrijnë sot në vend 12.870 doza të vaksinës Pfizer, që do të shpërndahen në të gjithë vendin”, u shpreh Manastirliu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ringritja e PD/ Kadilli zbardh propozimin, për një parti të pastër dhe të hapur

Publikuar

-

Nga

Fatbardh Kadilli ka treguar kërkesën që do të shtrojë në mbledhjen e Kryesisë së PD, që do të mbahet pas pak.

Ai ka thënë se do të kërkojë që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar.

“Në mbledhjen e Kryesisë do të kërkoj që Manifesti Politik për Ringritjen e PD të konsiderohet si dokument politik bazë për ndryshimet statutore që do t’i paraqiten Kuvendit Kombëtar. Manifesti Politik propozon një shndërrimi rrënjësor në PD. Zgjeron demokracinë e brendshme, forcon rolin e anëtarësisë në vendimmarrje, garanton karrierën dhe mbi të gjitha krijon terrenin për cdo iniciative politike. Ne duhet të ndërtojmë një PD të pastë, të hapur, të bashkuar dhe fituese! “, ka thënë Kadilli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Publikuar

-

Nga

“Për javë të tëra na vunë në shënjestër”/ “Shpërthen” Braçe: Duhet të na kërkojnë ndjesë

Zëvendës kryeministri Erion Braçe, ka reaguar pas lajmit të publikuar një ditë më parë nga mendiat greke, ku rezultoi se 20-vjeçarja Carolinë, ishte vrarë nga bashkëshorti i saj grek, 32-vjeçar, Babis Anagnostopulos.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe kërkon nga mediat greke që të kërkojnë falje për baltën që kanë hedhur mbi shqiptarët sa i takon vrasjes së 20-vjeçares Carolinë, nga bashkëshorti i saj.

Pra; CAROLINEN NUK E KA VRARE NJE SHQIPTAR! AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE, AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA, “ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”! Prej dites kur u njoftua krimi makaber, ores, oreve e diteve qe pasuan, mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!

Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste, duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

I keqardhur pafund per kete!

Krimi nuk ka komb, as kombesi!

Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!”-shkruan Braçe.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Llapaqen, po ato koncesione që merr ti me ilaçe sa kosto kanë”/ Petrit Vasilit i bie maska

Publikuar

-

Nga

“E kanë përdhosur mjekësinë”/ Vasili tregon pse u kurua në spital privat pas infektimit me Covid

Petrit Vasili, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit arriti të merrte vetëm 300 vota në Tiranë, pra shumë larg mandatit të deputetit, shfaqet në rrjete sociale si i shqetësuar për të ardhmen e qytetarëve.

Vasili, të cilët qytetarët  i dhanë goditjen finale në zgjedhje, po tenton të tregojë se është i shqetësuar për plehrat, për inceneratorët.

Nëse vërtet do të ishte kaq i shqetësuar nuk do të kishte heshtur deri më tani, por duke dashur t’i serviloset kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe Presidentit Ilir Meta, që t’i bëjnë një vend të Kuvend, shkruan herë pas here në rrjete sociale, duke u hequr si i rebeluar.

LEXO EDHE:  Pse Rama nuk shkon në rrugën Qukës-Qafë Plloçë?!

LEXO EDHE:  Vaksina anti-COVID/ Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Pfizer

Kanë qenë qytetarët që ia kanë plasur në fytyrë servilizmin me anë të komenteve, që kanë shpëtuar pa u fshirë në rrjetin e tij social.

“Sa llapaqen je bërë, nga doktor na dole ekonomist.. O Vasil po ato koncesione që merr ti me ilaçe sa kosto kanë?..”, shkruajnë qytetarët, të cilët i kërkojnë llogari për koncensionet e tij./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE