Connect with Us

Plas sherri në ndeshjen e basketbollit, lojtari përfundon pa ndienja

Sport

Plas sherri në ndeshjen e basketbollit, lojtari përfundon pa ndienja

Publikuar

-

Skandal në basketbollin shqiptar, teksa rikthehet dhuna në parket. Në sfidën e Kategorisë së Parë midis Kamzës dhe Elbasanit të zhvilluar të shtunën në palestrën e Bathores, ka plasur grushti në parket. Nga sherri, lojtari i Elbasanit, Bruno Skëndaj ka rënë pa ndjenja dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore pas goditjes në kokë nga basketbollisti amerikan i Kamzës, Marcanvis Hymon. Palët kanë përfunduar në polici dhe tashmë është hapur procedim penal për lojtarin e Kamzës, pasi elbasanasit bënë denoncim në polici dhe çështja mësohet se i ka kaluar prokurorisë për të vijuar me hetimet e kësaj ngjarjeje. Si përfundim, ndeshja u mbyll pa përfunduar ende perioda e parë e këtij takimi.

ZANAFILLA – Tensionet nisën që në fillimin e saj sepse në palestrën sportive nuk kishte forca të policisë dhe pasi ekipet priten 20 minuta më kot, elbasanasit bëhen gati të largohen. Por, në një marrëveshje xhentëlmenësh, presin edhe pak mbërritjen e policisë dhe bien dakord që ta nisin ndeshjen pas mbërritjes së tyre. Por, sikur të mos mjaftonte ky incident, komisari i ndeshjes, Arben Kasmi, nuk lejon aktivizimin e sportistit të Elbasanit, Ramis Uruçi, i cili më herët kishte marrë një dënim në kupë dhe sipas tij nuk duhej të aktivizohej.

Bruno Skëndaj

SHERRI – Pasi nis ndeshja, gjatë gjithë kohës nuk mungojnë përplasjet në fushë midis lojtarëve, por që deridiku ishin pjesë e lojës dhe nerva të kuptueshme, duke parë edhe rivalitetin midis tyre. Kulmi do të mbërrinte pa u mbyllur ende perioda e parë, ku lojtari i Elbasanit, Bruno Skëndaj pati një fërkim verbal me amerikanin e Kamzës, Gerard Davis. Në këto momente, ngrihet nga bankina lojtari tjetër amerikan i Kamzës, Marcanvis Hymon, i cili godet Skëndajn me grusht në kokë, me këtë të fundit që bie pa ndjenja, edhe për shkak se goditja i erdhi papritur. Menjëherë pas incidentit, basketbollisti i Elbasanit transportohet në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Për fat të mirë, gjendja e tij stabilizohet dhe sportisti kalon traumën, por i është rekomanduar nga mjeku të bëjë pushim duke marrë edhe një raport mjekoligjor.

NË KOMISARIAT – Nuk mbyllet gjithçka me kaq, pasi stafet e të dyja ekipeve thirren në polici për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes dhe atë që ndodhi në atë ndeshje. Nga Elbasani dha deklarimet e tij trajneri Banush Sinani dhe lojtari Alban Çela. Në kampin kamzali dhanë deklarimet e tyre dy amerikanët e përfshirë në ngjarje, si edhe trajneri Eni Llazani. Për më shumë se dy orë palët qëndruan në komisariat për të treguar ngjarjen dhe më pas u lanë të lirë./ Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

U rikthyen në elitë pas nëntë vitesh, Dinamo ndryshon logon

Publikuar

-

Nga

Pas plot 9 vitesh pritje, Dinamo do të rikthehet të luajë në Kategorinë Superiore. Blutë siguruan një biletë për në elitën e futbollit shqiptar, sezoni 2021-2022, ndërkohë që së fundmi drejtuesit e “nëndetëse”, kanë hedhur hapat e para për çeljen e një faqe të re në historinë e Dinamos.

Klubi kryeqytetas ka prezantuar sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.

“Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit. Shkonja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit”, sqaron klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

Drejtuesit e klubit që numëron plot 18 tituj të kampionat dhe 13 Kupave të Shqipërisë kanë hedhur kështu themelet për ndërtimin e një klubi dinjitoz, ashtu sikurse i ka hije historisë së lavdishme dinamovite.

LEXO TE PLOTE

Sport

Hungari-Portugali, publikohen formacionet zyrtare

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga ora 18:00 Portugalia do të zbresë në fushë përballë Hungarisë e cila do ta luajë këtë sfidë në shtëpinë e saj në Budapest. Kampionia në fuqi e Europës, Portugalia do të zbresë në fushë me qëllimin e qartë të ruajë trofeun deri në minutat e fundit.

Portugezët janë cilësuar nga shumë trajnerë dhe ekspertë si favoritë kryesorë për fitimin e kompeticionit pasi ka në përbërje një kontingjent të pasur me yje në skuadrat e tyre respektive.

Në krahun tjetër, tekniku i hungarezëve Rosi do të rreshtojë një formacion me 5 mbrojtës, teksa do të bazohet tek loja cinike.  Në konferencën për shtyp, Rosi u shpreh se do tu duhet pak fat për mos të shpërdoruar rastet që do të vijnë pasi një skuadër si Portugali nuk të lejon shumë hapësira.

Formacionet zyrtare:

Hungaria: Gulasci, Szalai, Fiola, Orban, Nagy, Szalai, Schafer, Lovrencsics, Kleinheisler, Sallai, Botka.

Portugalia: Rui Patricio, Nelson Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro, Bruno Fernandes, William, Danilo, Ronaldo, Jota, Silva.

LEXO TE PLOTE

Sport

Agjenti i Eriksenit flet për mesfushorin: Nuk dorëzohet, do që të stërvitet

Publikuar

-

Nga

Pas frikës, Danimarka rikthehet në fushë. Skuadra nordike, pushoi të dielën dhe me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Kristian Eriksenit, ata u stërvitën për të përgatitur ndeshjen e dytë të turneut, atë kundër Belgjikës të enjten.

Agjenti i Erkisenit, Shots, tha për “Gazzetta dello Sport” për natën e parë të klientit të tij, i cili pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes me Finlandën, se ai është në humor të mirë dhe gjendja e tij po përmirësohet. Madje, ka premtuar se do të rikthehet edhe në fushë.: “Unë nuk dorëzohem. Dhe mund edhe të stërvitem…”, tha mesfushori i Interit në mesazhin dërguar shokëve të skuadrës.

Sipas shefit të komunikimit në Federatën Daneze, Jakob Hojer, Eriksen vijon të jetë nën monitorimin e mjekëve në spital. Ai ka folur me futbollistët e tjerë të kombëtares. “Në mënyrën e tij na tha se duhet të mendojmë për ndeshjen e së enjtes, kundër Belgjikës”, tha mesfushori Pierr-Emil Hojbjerg. Jashtë spitalit është vizatuar edhe një murale me moton e “Tre Musketierëve”: “Një për të gjithë, të gjithë për një”.

LEXO TE PLOTE