Connect with Us

“PD është e kapur”/ Elezi: Basha ka gënjyer anëtarësinë, shpejtoi ditën e zgjedhjeve

Politikë

“PD është e kapur”/ Elezi: Basha ka gënjyer anëtarësinë, shpejtoi ditën e zgjedhjeve

Publikuar

-

E përjashtuan nga gara/ Elezi kërkesë PD: Ju lutem më jepi një copë letër nëse doni të reflektoj

“Basha shpejtoi ditën e zgjedhjeve brenda partisë”. Kështu u shpreh Ibsen Elezi, ish-kryetar i PD-së së Kukësit në një intervistë për “Real Story”.

Elezi theksoi se të bësh fushatë për 17 ditë është thuajse një mision i pamundur, duke shtuar se PD është e kapur.

Ndodhi një situatë absurde. Ndërsa ne kërkuam garë të ndershme, kërkuam afat kohor, kërkuam konkurrencë të ndershme, donim atë proces zgjedhor që çon deri tek dita e votimit. Procesin zgjedhor e bëri Basha 17 ditë. Të bësh fushatë për 17 ditë në të gjitha bashkitë është e pamundur. Nuk ka data fikse, shqetësuese është periudha e shkurtër, të lë pak kohë si kandidat.

 Drejtimi i PD është i kapur. Drejtuesit e PD nuk reagojnë për situatën, edhe pse gjendja është e rëndë. Reagimi duhet të ishte i madh, anëtarësia reagon, por drejtuesit jo. Ne duam që në fushatë të fitojë ideja dhe jo individi. Linjën si do zhvillohen ngjarjet e ka përcaktuar Basha. 

Basha ka gënjyer anëtarësinë në mënyrë të vazhdueshme, me aksionet politike të dështuara. Kur ti dështon në çdo iniciativë, i bie që ndoshta e bën me kast, që të humbë”, deklaroi Elezi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Dejmokratike.

Anëtarët e PD iu drejtuan kutive të votimit në orën 08:00, ndërsa në garë janë katër kandidatë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  Akuza ndaj qeverisë/ Krimi i organizuar është ngritur në nivel mafie

LEXO EDHE:  “Një Jozefina Topalli të re në parti?”/ Përgjigjet Basha

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Bylykbashi tregon synimin e PD në Durrës

LEXO EDHE:  Belind Këlliçi denoncon/ “Po blihen vota me kërcënime”

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE