LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Nuk e ka hedhur ende penelin e fundit"/ Çani zbulon planin e Ramës

17 Maj 2021, 12:16, Politikë CNA
"Nuk e ka hedhur ende penelin e fundit"/ Çani zbulon planin e

Gazetari Arian Çani i ftuar në emisionin ?Pikat mbi i?, ka thënë se sipas tij kryeministri Edi Rama do të fitojë edhe mandatin e katërt.

Çani shprehet se Rama e sheh Shqipërinë si një telajo dhe ende nuk i ka dhënë penelin e fundit. Sipas tij Rama do të qeverisë deri në vitin 2029.

?Jemi një vend hibrid, ska as demokraci as asgjë. Njerëzit janë në fund të piramidës. Është legjitime që Rama të fitojë mandatin e tretë. Kur themi mandatin e tretë, unë kam parasysh nëse nuk ka ndonjë aksident rrugës, edhe të katërtin.  Për mendimin tim Rama qeveris deri në 2029.

Rama shfrytëzon rastin që Shqipërinë ta shohë si një telajo që do ta pikturojë. Deri tani ka pikturuar një pjesë dhe ka mbetur pjesa më e madhe. Do të rregullojë fasadën. Rama ka ambicie, po tenton ti japë një buzëkuq Shqipërisë. Ai nuk e ka mbaruar akoma pikturën e tij. Se ka hedhur penelin e fundit në telajo?, është shprehur Çani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga