Connect with Us

Meta në Slloveni/ Mbështesim bashkëpunimin rajonal për integrimin në BE

Politikë

Meta në Slloveni/ Mbështesim bashkëpunimin rajonal për integrimin në BE

Publikuar

-

Meta në Slloveni/ Mbështesim bashkëpunimin rajonal për integrimin në BE

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Slloveni ku ka marrë pjesë në takimin e 10 të udhëheqësve të procesit Brdo-Brijunit.

Meta shprehet se ky takim dëshmon se po i jepet një mbështetje e fortë bashkëpunimit rajonal për të përshpejtuar intergimin e të gjithë Ballkanit në BE.

“Ky takim i rëndësishëm sot i Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit dëshmon se i japim një mbështetje më të fortë dhe më shumë solidaritet bashkëpunimit rajonal për të konsoliduar paqen dhe përshpejtuar integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. 🇦🇱🇽🇰🇸🇮🇭🇷🇲🇪🇲🇰🇧🇦🇷🇸”, shkruan Ilir Meta në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kapitull modernizimi të shërbimit shëndetësor”/ Rama jep lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu Rama u shpreh se ky spital do të ketë sistem të ri ultramodern të laboratorëve të analizave cili do të shtrihet në të gjithë vendin.

“Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” – Hapet një tjetër kapitull i modernizimit të shërbimit shëndetësor, me sistemin e ri ultramodern të laboratorëve të analizave, i cili do të shtrihet në territor me të njëjtën cilësi, si rrjet kombëtar i laboratorëve publikë shëndetësore në vend”, ka shkruar Rama.

LEXO EDHE:  Clinton do të shpallë zyrtarisht kandidaturën

LEXO EDHE:  Pjesë e haremit të Erdoganit?/ Presidenti, hesht për skandalin me memorialin

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analistët “kryqëzojnë” Bashën/ Gara e pabarabartë, PD duhet të reformohet

Publikuar

-

Nga

Rikonfirmimi në krye të PD-së ishte objektivi më i lehtë për Lulzim Bashën. Kryetari në garën e 13 qershorit duhej të jepte shembullin për zgjedhje model brenda partisë së tij ndryshe nga 25 prilli që vetë Basha e cilëson masakër elektorale.

Analistët Afrim Krasniqi dhe Aristir Lumezi, duke folur për A2 CNN, janë shprehur se nuk janë të bindur që kryedemokrati ia doli në sfidën e dytë, atë të standardeve.

“Në këto zgjedhje në PD pati hapësirë për konkurencë po nuk pashë garë. Kandidatët nuk iahin potencial dhe nga aspekti studimor ishte një shans i humbur për PD.”, u shpreh Krasniqi.

“Ishte e parabartë sepse zoti Basha nuk dha dorëheqjen”, shtoi Lumezi.

Ilir Kalemaj dhe Vehap Kola mendojnë ndryshe. Sipas tyre garë pati edhe pse bien pjesërisht dakord me faktin që nuk ishte e barabartë.

LEXO EDHE:  Basha akuza Metës/ “Tokat e SHPK-së, s’kanë për të pasur më shiun e pushtetit”

LEXO EDHE:  Pjesë e haremit të Erdoganit?/ Presidenti, hesht për skandalin me memorialin

“Mendoj se përqindja e anëtarëve që votuan ishte një përqindje e kënaqshme që në një farë mënyrë legjitimon edhe zgjedhjet në PD.”,thotë Kalemaj.

Me rikonfirmimin në krye te PD analistët medojnë se Lulzim Basha tashmë do ketë një detyrë akoma mëtë vështirë se në të kaluarën, të mbajë partinë e bashkuar.

“Sfida kryesore është për tu shndërruar ne parti për të krijuar mekanizma për të shkuar në parlament dhe për tu sjelle në mënyrë konstruktive.”, tha Krasniqi.

“Duket të jetë një identitet tjetër politik nga ai që ka pasur në vitet 90 pa humbur asgjë por duke shtuar vlera.”, u shpreh Kalemaj.

Gazetari Aristir Lumezi propozon që për të ardhur në pushtet, PD duhet të mësojë nga taktikat e kundërshtarëve politikë.

“Duhet të punojë më mirë me patronazhistët e tij”, thotë Lumezi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Zero taksa”/ Si i gënjeu Edi Rama bizneset, “fatura” e kripur që do paguajnë qytetarët

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon kryemkinistrin Edi Rama, se ka gënjyer bizneset, kur premtoi zero taksa, pasi sipas saj a ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se taksa e fiskalizimit është një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 milionë euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Sipas Tabakut, kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

I gënjeu bizneset! U premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.

Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit.

Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejmë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes.

Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë!”-shkruan Jorida Tabaku.

LEXO TE PLOTE