Connect with Us

Kapen 400 kg drogë në Kosovë/ Artan Hoxha: Ishte destinuar për tregun e pasur të BE

Kronika

Kapen 400 kg drogë në Kosovë/ Artan Hoxha: Ishte destinuar për tregun e pasur të BE

Publikuar

-

“Burgu për burra është”/ Artan Hoxha paralajmëron Ilir Metën

Ditën e sotme janë sekuestruar 400 kg kokainë në Lipjan të Kosovës dhe në këtë operacion policia ka arrestuar shtatë persona.

Sipas mediave kosovare, tre prej të arrestuarve janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi, ndërsa emri i të tjerëve nuk është bërë ende publik.

Për këtë operacion ka zbardhur detaje mbrëmjen e sotme gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili ka treguar se kokaina është e pastër si kristali.

“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj.

Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj. Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun”, u shpreh ai në “Debat Plus”.

LEXO EDHE:  Do kandidojë përballë Ramës në Durrës?/ Përgjigjet Kryemadhi

Sipas tij, droga ishte destinuar për tregun e pasur të Bashkimit Evropian dhe jo për tregun e Kosovës apo Shqipërisë.

“Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme. Është në praktikën e organizatave kriminale që në fillim ata testojnë sasi shumë më të ulëta të drogës.

Pra në fillim ata kanë testuar sasi më të vogla, më pas kanë shkuar në sasi pak më të mëdha, për të ardhur deri te ajo që është konfiskuara sot. Trafikantët kanë fituar siguri se ky shteg është sigurt”, theksoi gazetari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Publikuar

-

Nga

Aksident në Qafën e Llogarasë/ Furgoni humb kontrollin, përmbyset në rrugë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Qafën e LLogarasë duke bllokuar akset e kalimit.

Mësohet se drejtuesi i furgoni ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në  rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë vetëm drejtuesi i mjetit.

Furgoni ka bllokuar të dyja akset e lëvizjes duke shkaktuar trafik në qafën e Llogarasë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, që pritet të lirojë dhe rrugën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Publikuar

-

Nga

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier.

Një makina ka dalë nga një rrugë në Carkan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Policia dhe zjarrfikëset janë drejtuar për në vendin e ngjarjes, ndërsa sipas BW identifikimi i viktimës ende nuk është bërë i ditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënohet zyrtarja e lartë e LSI/ GJKKO jep vendimin

Publikuar

-

Nga

Kuvendi miratoi shkarkimin e Metës/ LSI nis sulmet ndaj deputetëve: U bëtë noter të çmendurisë së Ramës

Ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, është dënuar nga GJKKO me një vit burgim për shpërdorim detyre.

Rami akuzohej nga SPAK, se ka shkelur Ligjin, duke shkatërruar dy prona private, gjatë realizimit të dy projekteve.

Sipas SPAK, shkeljet janë kryer gjatë zbatimit të projektit për‘ Rikonstruksionin e rrugës Kryqëzim me rrugën nacionale (Postbllok) – Sheshi i Çerçizit” si dhe për ‘Rikualifikimin e hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindësve në Gjirokastër./CNA.al

LEXO TE PLOTE