LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e PD-së nuk është parashikuar dorëheqja

17 Maj 2021, 16:17, Politikë CNA
Jemin Gjana “merr në mbrojtje” Bashën/ Në statutin e

Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri në datën 13 qershor. Ky vendim u mor mbrëmjen e djeshme nga Këshilli Kombëtar dhe Karyesia, ku në garë deri tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Ajo që bie në sy është se kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së u zgjodh Jemin Gjana. Ky i fundit, në një dalje për mediat nga selia blu ka marrë në mbrojtje Lulzim Bashën, duke deklaruar se në statutin e PD-së nuk është e parashikuar dorëheqja.

?Do ia paraqesim pastaj kryesisë së partisë të dielën që do të mblidhet për të caktuar kandidaturat që ta miratojë bashkë me kandidaturat modelin që do operohet gjatë procesit të zgjedhjeve.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve ka një detyrim statutor. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesë të tjera janë detyrime individuale. Do plotësohet një formular me të cilat do konkurrohet në kryesi për t?u miratuar?, tha Gjana.

Ditën e sotme grupi ‘Për PD-në’ reagoi në lidhje me procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike duke thënë se komisioni zgjedhor u ngrit në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me anëtarët e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Sipas Grupit ?Për PD? nuk do të ketë zgjedhje të lira për kryetar nëse Lulzim Basha nuk jep fillimisht dorëheqjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga