Connect with Us

Ismajli skanon Superioren: Titullin e meriton Teuta, por do doja ta fitonte Partizani

Seria A

Ismajli skanon Superioren: Titullin e meriton Teuta, por do doja ta fitonte Partizani

Publikuar

-

Viti i fundit ka qenë shumë i veçantë për Ardian Ismajlin, sepse e ka afirmuar atë në një nga arenat më të rëndësishme të futbollit botëror, siç është Seria A, ku ai ka dhuruar paraqitje shumë të mira me fanellën e Specias. Por mbrojtësi kuqezi ka zbuluar në “Zona Gol” se gjithmonë ka gjetur kohën që të ndjekë edhe futbollin në Shqipëri e Kosovë, pasi ka shumë miq kudo e dëshiron të jetë i përditësuar me atë që ndodh.

Ai bëri një analizë të Superiores, duke zbuluar se preferon që titulli t’i shkojë Partizanit, ndërsa i bëri komplimente Teutës për sezonin e saj që nëse mbyllet me titull, do të ishte mëse i merituar.

”E ndjek shumë kampionatin në Shqipëri dhe Kosovë. Superiorja ka pasur shumë luhatje. Ishte në fillim Vllaznia e shkëputur, por pastaj ra në vendin e tretë. Partizani, në ndeshjet me skuadrat e forta thuajse i ka fituar me të gjitha, ndërsa me ato poshtë ka bërë gabime që i kushtojnë shumë.

LEXO EDHE:  Olsi Rama flet për akuzat ndaj tij dhe pse ka zgjedhur të mos përgjigjet

Kush do të dëshiroja të fitonte? Më shumë do kisha pasur qejf ta fitonte Partizani titullin. Por ta shohim nëse fitojnë nesër. Nëse jo, Teuta ka bërë mirë në këtë edicion. Besoj se Teutën nuk e llogariste askush por ka bërë sezon jashtëzakonisht të mirë dhe ka lojtarë të mirë në aspektin tekniko-taktik dhe nëse dalin të parët e meritojnë se besoj se kanë bërë një kampionat jashtëzakonisht të mirë”, ishte analiza e mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare për Superioren.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

22 pikë në tetë javë kampionat, një Milan për rekord

Publikuar

-

Nga

Milan arriti një fitore me përmbysje ndaj Veronës me rezultatin 3-2 në një ndeshje të çmendur në San Siro. Një përballje që dhuroi spektakël me kuqezinjtë që e panë veten në disavantazh të dy golave, por falë nje pjese të dytë magjike arritën të dilnin me tre pikë të plota nga kjo sfidë.

Sipas faqes së njohur së statistikave “OPTA Paolo”, Milan ka koleksionuar 22 pikë në tetë javët e para të kampionatit, një rekord pikësh për skuadrën kuqezi deri në këtë fazë të sezonit ku në epokën e tre pikëve për fitore nuk kishte ndodhur asnjëherë.

LEXO EDHE:  Daja: Shkojmë në Korçë për të marrë 3 pikët

LEXO EDHE:  Partizani ka ende një borxh me FIFA/ Afati i fundit deri në 1 korrik, ja si do e paguajë "demat"

Dora e Stefano Piolit po duket duke parë se shumë titullarë ditën e djeshme nuk kanë luajtur për arsye të COVID-19, por edhe të dëmtimeve.

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Paraqitje mbreslënëse ndaj Veronës, përlotet Kastijeho: Deri dje nuk më donte as nëna ime

Publikuar

-

Nga

Samuel Kastijeho pas fitores me përmbysje të Milanit 3-2 ndaj Veronës në “San Siro” është shfaqur i përlotur dhe në një prononcim për “Milan TV” sulmuesi spanjoll i ka shpjeguar lotët e tij. Kastijeho i sapo futur në fillimin e pjesës së dytë zhvilloi një super ndeshje duke qenë një nga lojtarët më deçiziv të kuqezinjve dhe pas këtij takimi ka bërë një deklaratë duke thënë se as nëna e tij nuk e donte deri dje, por sot feston në shtëpinë e tij:

LEXO EDHE:  “Dilni në ballkon dhe brohorisni sa të doni”/ Paralajmëron Artan Hoxha: Ndryshe, kërcet kërbaçi

LEXO EDHE:  Partizani ka ende një borxh me FIFA/ Afati i fundit deri në 1 korrik, ja si do e paguajë "demat"



“Deri dje nuk më donte as nëna ime, sot shkoj festoj në shtëpinë time. Lotët tregojnë momentin që po përjetoj. Ofertat? Qëndroj në Milanelo, më pas të shohim. Më mban ende kjo fanellë, në merkaton e verës isha më lag sesa pranë Milanit, por fati im dëshironte që unë të qëndroja këtu.”, përfundoi Kastijeho.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Përmbysje e çmendur në 3 minuta me autogol qesharak, Milani rimerr kreun e Serisë A

Publikuar

-

Nga

Milani ka siguruar sot një fitore shumë të vuajtur në Serinë A përballë Veronës, në një sfidë ku për shumë minuta dukej sikur do të vinte humbja e parë e kuqezinjve në kampionat.

 

Skuadra e Piolit në mënyrë të papritur e pa vetën në disavantazh pas 7 minutash, kur Kaprari mposhti Tatarusanun me një sulm të shpejtë. Më pas, ishte Barak ai i cili dyfishoi shifrat me penallti në minutën e 24-t, duke tronditur kuqezinjtë të cilët dukeshin larg formës së zakonshme.

Por në pjesën e dytë ishte në fushë një Milan tjetër, shumë më agresiv, i cili gjeti golin që hapi ndeshjen me anë të Zhiru, i kthyer përsëri mes titullarëve. Verona bëri hapa mbrapa duke menduar të administronte avantazhin, por gaboi gjithçka brenda 3 minutash. Fillimisht shkaktoi penallti të cilën e transformoi me saktësi Kesi, e pastaj Gunter çoi topin në mënyrë qesharake në rrjetën e portës së tij, duke i dhënë avantazhin Milanit.

LEXO EDHE:  Sfida ndaj Skënderbeut, një mungesë e sigurt për kampionët e Partizanit

LEXO EDHE:  Një sqarim për doktor Berishën/ Ramës i njohim Olsin dhe Lulit kunatin



Në fund kishte drithërima në portën kuqezi, por Tatarusanu bëri ndërhyrje të sigurta duke ruajtur katërkëndorin e tij, për të marrë këto tre pikë që kthejnë Milanin në kreun e renditjes së kampionatit.

Milan-Verona 3-2
59′ Zhiru, 76′ (p) Kesi, 78′ (ag) Gunter  / 7′ Kaprari, 24′ (p) Barak

LEXO TE PLOTE