Connect with Us

Gatuzo mund të zërë vendin e Pirlos në stolin e Juventusit

Seria A

Gatuzo mund të zërë vendin e Pirlos në stolin e Juventusit

Publikuar

-

Në Itali po qarkullon me shpejtësi lajmi se Gennaro Gattuso mund të jetë trajner i Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Juventusi po konsideron trajnerin e  Napolit, Gennaro Gattuson si opsion për rolin e trajnerit në sezonin e ardhshëm.

“Bianconerët” patën një sezon për tu harruar, ku atyre u ka mbetur ndeshja e fundit e sezonit për ta fituar dhe për të shpresuar në ndonjë gabim eventual të Napolit dhe Milanit në rast se duan kualifikimin ne Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:  Të shtunën CR7 debuton me Juventusin/ Frikë nga terrorizmi

E ardhmja e Pirlos thuhet të jetë larg “Allianz Stadium” në rast se Juve nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve. Sipas artikullit, Gattuso po konsiderohet si opsion serioz nga drejtuesit “Bianconerë” për të marrë nën drejtim klubin nga sezoni i ardhshëm. Allegri dhe Zidane janë gjithashtu  dy emra të tjerë që po lidhen ngushtë me stolin e Juventusit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

“E kam pasur ëndërr të luaj një ditë atje”, Vidal tregon ekipin ku do transferohet

Publikuar

-

Nga

Arturo Vidal kërkon të respektojë deri në fund kontratën me Inter, që i skadon në vitin 2022. Pas kësaj eksperience me zikaltërit, kileni është i qartë dhe kërkon që të luajë me Flamengon.

Vetë mesfushori tregon se ka ëndërr të luajë për Flamengon, ndërsa mendon se mund të transferohet në vitin tjetër.

LEXO EDHE:  Pendohet mbrojtësi italian/ Kthehet sërish tek bardh e zinjtë

LEXO EDHE:  Foto-Anna Tatangelo "provokon" fansat e Juventusit/ Pozon duke ekspozuar format bombastike

“Të luaj një ditë për Flamengon? Po, them gjithmonë që ëndrra ime është të luaj për Flamengon. Kam një kontratë me Interin, por ndoshta në vitin tjetër do të luaj me Flamengon. Për mua do të ishte një ëndërr, uria ime në fushë mbetet e njëjta”, u shpreh Vidal.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Hames Rodrigez do zëvëndësojë Calhanoglunë te Milani

Publikuar

-

Nga

Pas mbylljes së çështjes “Çalhanoglu”, Milani po kërkon një fantazist për sulmin. Kjo ka bërë që dyshja MaldiniMasara të angazhohen për këtë çështje, por gjithashtu situata ngacmon imagjinatën e menaxherëve të ndryshëm. Në të vërtetë, emrat më të nxehtë për momentin janë ata të Sebajos, Zakanjit dhe Zijeh.

Por, së fundmi një ide e re vjen nga Kolumbia, Hames Rodriguez, si vetofrim. Lojtari, “i djegur” nga lamtumira e sponsorit të tij të madh Ançelotti, dëshiron të largohet nga Evertoni, kështu që agjenti i tij, Horge Mendes, u ka propozuar kolumbianin kuqezinjve të Milanos, Napolit dhe Atletiko Madridit.

LEXO EDHE:  Pendohet mbrojtësi italian/ Kthehet sërish tek bardh e zinjtë

LEXO EDHE:  Video/ Jo vetëm babi, edhe Zaho është tifoz i Juves

Lajmi i publikuar fillimisht nga mediat kolumbiane është konfirmuar gjithashtu edhe në Itali, por profili i Hames Rodriguezit meriton një reflektim nga pikëpamja ekonomike. Mendes e ka bërë të ditur se ai është optimist për koston e kartonit, ku Everton do të kërkojë një shifër afër 15 milionë, por “muri” për t’u kaluar mbetet rroga e tij, pasi përfiton rreth 9 milionë euro në sezon.

Por, që Milani të afrohet për të bërë të tijin kolumbianin, duhet të sakrifikojë dikë nga grupi aktual, ku më i mundshmja shikohet shitja e Rafael Leaos, i cili gjithashtu menaxhohet nga Horge Mendes.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Një “produkt” i Barcelonës për Interin, zikaltërit duan anësorin

Publikuar

-

Nga

Interi ka nisur nga puna për merkaton. Calhanoglu ishte afrimi i djeshëm i zikaltërve, ndërkohë që fokusi tani është te një përforcim në mbrojtje. Sipas Mundo Deportivo, ekipi nga Milano ka kërkuar informacione fillestare për 32 vjeçarin e lindur në L’Hospitalet de Llobregat, Jordi Alba.

Alba shihet si i duhuri, për të ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivave në edicionin që vjen. Ai është pjesë e katalansve që nga viti 2012, periudhë në të cilën vinte nga Valencia.  Gjithashtu, vlen të theksojmë se është produkt i Barcelonës.

LEXO TE PLOTE