LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ftesa e Ramës ndaj Bashës/ Arian Çani: Një kurth që edhe një fëmijë i vogël nuk duhet ta hante

17 Maj 2021, 12:37, Politikë CNA
Ftesa e Ramës ndaj Bashës/ Arian Çani: Një kurth që

Gazetari Arian Çani ka komentuar rreth ftesës së kryeministrit Edi Rama për kreun e PD, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin ?Pikat mbi i?, Çani shprehet se Rama nuk ka aspak nevojë për bashkëpunim me Bashën por është i gjithi një bllof.

Ai e cilëson Ramën si një aktor dhe skenarist dhe ky ishte një kurth që as në fëmijë i vogël nuk duhet ta hante.

?Në thelb ky është një spektakël me dy protagonistë. Sigurisht që Rama është aktor më imirë.

Është bllof i gjithi. Nuk ka nevojë fare. Vazhdimi i mjeshtrisë aktoriale. E patë të gjithë atë ditën e zgjedhje si rrinte i mërzitur, duke i bërë të gjithë të mendojnë se humbi. Ishte një aktrim i niveleve të larta.

Një kurth që edhe një fëmijë i vogël nuk duhet ta hante. Është një skenar. Rama është aq diabolik saqë e ka krijuar vetë edhe skenarin?, është shprehur Arian Çani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga