Connect with Us

Fiks Fare/ Paguan agjencinë për kontratë punë në Maltë, përfundon në burg

Denoncim

Fiks Fare/ Paguan agjencinë për kontratë punë në Maltë, përfundon në burg

Publikuar

-

Fiks Fare/ Paguan agjencinë për kontratë punë në Maltë, përfundon në burg

Agjencia “Aplikime punësimi” mashtron të tjerë persona. Në emosionin Fiks Fare bëjnë apel të mos i besojnë kësaj agjencie!

Pas trasmetimit në emisionin investigativ Fiks Fare sesi agjencia “Aplikime punësimi” bën kontrata fiktive në redaksinë e emisionit pati edhe ankesa të tjera. Dy qytetarë të tjerë i janë drejtuar Fiksit ku tregojnë mënyrën sesi kjo agjenci ka abuzuar me kontrata fiktive pune duke i bërë në këtë mënyrë shënjestër të një mashtrimi të madh që ka pasoja mbi qytetarët. Sipas tyre kontratat e punës nxjerrë nga kompania “Aplikime punësimi” nuk kanë vlefshmëri për askund, por ky problem nuk mbaron me kaq .

Qytetarët rrëfejnë se për shkak të kësaj kontrate fiktive kanë bërë edhe burg në vendet respektive ku ata kanë shkuar. Kanë paguar nga 300 euro për kontratën e punës pa përmendur shpenzimet e biletave e hotelit, por pavarësisht se kanë patur gjasme në dorë një kontratë pune më vonë u është dashur të kryejnë pagesa ekstra si turistë. Qytetarët apelojnë nëpërmjet emisionit Fiks Fare që njerëz të tjerë mos të mashtrohen nga këto kontrata fiktive. Një nga denoncuesit shkon në zyrat e agjencisë “Aplikime punësime”.

Kërkon për të takuar përgjegjësen Marjana Balliu, por nuk gjendet në zyrë. Punënjoset e telefonojnë dhe ja kalojnë në telefon denoncuesit. Përgjegjësja i thotë se nuk ka fytyrë për të shkuar më në zyrat e kësaj agjencie dhe aq më pak të kërkoj dhe paratë që ka paguar.Pasi sipas saj djali e kishte fyer dhe ofenduar në telefon. Fakt të cilin ai e përmend gjatë intervistës me gazetaren e Fiksit që e ka ofenduar Marjana Balliun, pasi iu dogj bileta e udhëtimit dhe kontrata e tij ishte fiktive.

LEXO EDHE:  Detaje të reja për plagosjen në burgun e Vaqarrit

Unë e mora direkt dhe e kam ofenduar, pasi unë ngela në vend të huaj pa asnjë mbrojtje, ca priste zonja t’i vija me buqetë me lule?!”, shprehet ai. Por për kontratën fiktive të punës që qytetareve u ka kushtuar jo vetëm në para, por edhe kanë bërë burg për shkak të kompanisë “Aplikime punësimi”.

Denoncuesi shprehet se përveçse kontratës që ai kishte përftuar nga kjo kompani nuk ishte e vërtet dhe si pasojë policia e Maltës e ka çuar në burg për 6 ditë, pasi ky ishte një mashtrim e si i tillë dënohej. Zonja Balliu e cila është përfaqësuese e e kësaj kompanie punësimi nuk mban asnjë përgjegjësi./ tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Pesticide kineze për shqiptarët/ KLSH fillon kontrollin tek doganat

Publikuar

-

Nga

CNA.al ka denoncuar së fundi, një skandal të përmasave të mëdha, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të politikës.

Bëhet fjalë, për futjen në Shqipëri, të mijëra kutive me pesticide kineze, të ndaluara nga ligji. Sipas ligjit, në Shqipëri mund të futen vetëm pesticide të çertifikuara nga Bashkimi Europian. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Në Shqipëri janë futur pesticide ku kompani eksporti është një kompani kineze, e cila pretendohet se është filial i një kompanie spanjolle, por kjo lidhje nuk është provuar kurrë, dhe duket se tashmë krimi ka ndodhur.

Ndërkohë, CNA.al ka mësuar se Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka nisur një kontroll tek doganat, në lidhje me skandalin në fjalë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se një grup inspektorësh të KLSH-së, kanë filluar kontrollet tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në lidhje me futjen e pesticideve kineze në Shqipëri.

Denoncimi i CNA.al

CNA.al ka mësuar se në vitin 2018, janë futur në Shqipëri sasi të mëdha pesticidesh kineze që përdoren në bujqësi, të cilat besohet se tashmë edhe janë konsumuar, nga konmsumatorët shqiptarë.

CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. ( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  U arratis nga burgu 50 vite më parë/ I dërgon letër FBI-s

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Në të gjitha rastet shoqëria AGRO-ZANI shpk, ka deklaruar si kompani eksporti një shoqëri kineze, dhe duke pretenduar se kjo e fundit është filial i një shoqërie spanjolle, “Industrial Quimica Key”., por që asnjëherë nuk është provuar lidhja e tyre.

Ndërsa, një sasi tjetër, rezulton të jetë porosi e kompanisë “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri. Kjo shoqëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani. ( Lexo këtu)

Po ashtu, sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, mësohet se gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Hetimit, në dogana./CNA.al

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Skandali-Pesticide kineze për shqiptarët/ CNA.al sjell të tjera dokumente

Publikuar

-

Nga

Në dy ditë, CNA.al ka raportuar në lidhje me një skandal të përmasave të paimagjinueshme, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të lartë të politikës, dhe qeverisë Rama.

Bëhet fjalë për një sasi pesticidesh kineze të ndaluara nga ligji, ku me mijëra kuti, kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2018.

CNA.al një ditë më parë, tregoi me dokumente zyrtare sesi sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai kanë mbërritur në Durrës. Bëhet fjalë për rreth dy mijë kilogram në një zë, më pas 2500 litra në një zë tjetër, dy mijë litra në një zë, dhe një mijë kg në një zë tjetër. ( Lexo këtu)

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Gjithashtu një dokument i dytë që shihni më poshtë, flet për gati tre mijë pako sasi, të cilat janë nisur nga Kina, për në Portin e Durrësit.

Të dhënat zyrtare tregojnë qartësisht se pesticide kineze, për të cilat pretendohet se vinin nga një filial i një shoqërie spanjolle, kjo e paprovuar, kanë hyrë në Shqipëri dhe tashmë ato besohet se janë konsumuar.

Ndërkohë, CNA.al i ka shkuar më tej investigimit, ndërsa sot sjellim të tjera dokumente dhe të dhëna zyrtare, në lidhje me skandalin në fjalë.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Analizës, Riskut dhe Monitorimit, në dogana.

Sikurse shikohet në dokumentin më poshtë, thuhet seProkuroria e Durrësit në shkresën e prot të datës 26.04.2019, ka kërkuar ti sigurojmë informacion për eksportin në drejtim të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me produktet e zhdoganuara nga shoqëria AGRO-ZANI shpk, me përfaqësues ligjor Leonora dhe Ramazan Kapplani si dhe shoqëria me përfaqësues ligjor Adriatik Haderi, ku kanë deklaruar për zhdoganimin pranë doganës Shqiptare, artikuj dhe preparate të ndryshme për përdorim në bujqësi, të importuara nga Kina, të cilat nuk lejohen të importohen në Shqipëri, pasi ligji përcakton qartë që këta artikuj duhet të importohen nga një vend i Bashkimit Europian.

LEXO EDHE:  I dënuar me 10 vite burg/ Arrestohet 53 vjeçari
LEXO EDHE:  U arratis nga burgu 50 vite më parë/ I dërgon letër FBI-s

Pra, në dokumentin e dhënë nga Drejtoria e Analizës, Riskut dhe Monitorimit, në dogana thuhet qartë se ka pasur një hetim nga organi i akuzës dhe se pesticide të tilla, janë të ndaluara me ligj të hyjnë në Shqipëri.

Po sipas këtij dokumenti, raportohet për një sasi të hyrë në datën 6 shkurt të vitit 2018, më pas një sasi tjetër në 29 mars të vitit 2018, një sasi e tretë në 30 prill të vitit 2018.

Në të gjitha rastet shoqëria AGRO-ZANI shpk, ka deklaruar si kompani eksporti një shoqëri kineze, dhe duke pretenduar se kjo e fundit është filial i një shoqërie spanjolle, “Industrial Quimica Key”., por që asnjëherë nuk është provuar lidhja e tyre.

Ndërsa, kompania “Shegaj-Agr shpk”, e cila administrohet nga Adriatik Hadëri në 14.03, 2018 ka deklaruar zhdoganim për pesticide, të cilat përdoren në bujqësi, ku thuhet qartë se kompania eksportuese është një kompani kineze.

Ky shtetas ka deklaruar se shoqëria eksportuese kineze, është filial i kompanisë “MAC-GmbH, me adresë në Gjermani.

CNA.al do të vijojë të sjellë të tjera të dhëna dhe detaje në lidhje me këtë skandal, ku duket se janë përfshirë shumë “peshq të mëdhenj”./CNA.al

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Dokumentet ekskluzive-Thellohet skandali me plehrat kimike kineze në Shqipëri/ Zbulohen të tjera detaje

Publikuar

-

Nga

Pesticidet kineze për shqiptarët, që në fakt ndalohen të hyjnë në vendin tonë, janë një skandal i raportuar dje nga CNA.al dhe ashtu siç ne premtuam po sjellim dokumentet që tregojnë sesi sasira të mëdha, me mijëra pako pesticide për bujqësinë, kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet Durrësit. Apo janë zhdoganuar më pas, në doganën e Beratit.

Sipas dy dokumenteve që do të shikoni më poshtë, sasi pecticidesh të ndaluara janë ngarkuar në Kinë, më pas nga Shanghai drejt Durrësit, ku bëhet fjalë për rreth dy mijë kilogram në një zë, më pas 2500 litra në një zë tjetër, dy mijë litra në një zë, dhe një mijë kg në një zë tjetër.

Të gjitha porositë e nisura nga AGRO-ZANI shpk, me adresë në Berat.

Gjithashtu dokumenti i dytë që shihni më poshtë, flet për gati tre mijë pako sasi, të cilat janë nisur nga Kina, për në Portin e Durrësit.

Dokumentet tregojnë qartësisht se sasia që ka mbërritur, është një sasi mallrash e marrë në Shanghai të Kinës dhe është sjellë më pas në Shqipëri.

CNA.al dje raportoi se kishte ndodhur një skandal. Pra, pesticide kineze, të cilar ndalohen rreptësisht nga ligji të hyjnë në Shqipëri, pasi lejohen vetëm ato të çertifikuara nga BE, janë futur nëpërmjet doganave të vendit tonë. ( Lexo këtu)

Për këtë mësohet se ka pasur edhe një debat të fortë mes zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar dhe drejtuesve të doganave. Janë “prerë” dhe koka në dogana. Por janë larguar ata që kanë dashur të pengojnë hyrjen e këtyre pesticideve dhe me ndërhyrjen nga ana tjetër, të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë “Rama”, është bërë e mundur që të lirohen këto sasira. Pra, të hidheshin në treg.

Gjithçka është justifikuar me faktin se shoqëria kineze ishte filiali i një shoqërie spanjolle, por në fakt kjo lidhje nuk është provuar kurrë.

LEXO EDHE:  Fiks Fare: ALUIZNI legalizon ajrin

LEXO EDHE:  U dhunua në komisariat?/ Klevis Balliu kërkon akt-ekspertim

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga CNA.al, gjithçka ka shkuar drejt Prokurorisë së Durrësit, për t’u hetuar si një skandal dhe gjithashtu ka pasur edhe një hetim, apo informacion të plotë, dhënë nga Drejtoria e Informacionit, Analizës së Riskut dhe Monitorimit, në dogana. Të cilat kanë kapur sasinë e pesticideve kineze që ishin duke hyrë në Shqipëri, dhe më pas e kanë çuar çështjen në Prokurori.

Por, siç theksuam, dhe nga dokumentet që shikoni në lajm, sasitë e pesticideve kanë mbërritur në vendin tonë dhe kanë qënë politikanë të lartë që kanë ndërhyrë, për lirimin e këtyre sasive. Për t’u zhdoganuar më tej. Dhe raportohet për një sasi të hyrë në datën 6 shkurt të vitit 2018, më pas një sasi tjetër në 29 mars të vitit 2018, një sasi e tretë në 30 prill të vitit 2018.

CNA.al ka mundur të sigurojë edhe dokumentacionet që tregojnë cilat janë qytetet, numrat e deklaratave doganore nga është nisur kjo sasi pesticidesh për Shqipërinë, kush është kompania shqiptare, e cila i ka marrë, pra AGRO-ZANI shpk. Dhe më tej ne kemi mundur të sigurojmë edhe dokumente ekskluzive nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, që flasin për rastin konkret.

Me një hetim të filluar në vitin 2019, në shtator të këtij viti, i cili tregon qartësisht se pesticide kineze, të “maskuara” se gjoja vinin nga një filial i një shoqërie spanjolle, kjo e paprovuar, kanë hyrë në Shqipëri dhe tashmë ato besohet se janë konsumuar.

CNA.al do të sjellë nesër të tjera detaje, sipas të dhënave ekskluzive që tregojnë qartësisht këtë skandal, të përmasave të paimagjinueshme, ku pesticide kineze janë futur në Shqipëri, edhe pse ato janë të ndaluara me ligj. (vijon)/CNA.al

Ekskluzive-Skandali, plehra kimike kineze për shqiptarët

LEXO TE PLOTE