Connect with Us

“Është e turpshme”/ Ish-kreu i PD-së zbulon “recetën” e Bashës për të manipuluar zgjedhjet

Politikë

“Është e turpshme”/ Ish-kreu i PD-së zbulon “recetën” e Bashës për të manipuluar zgjedhjet

Publikuar

-

“Është e turpshme”/ Ish-kreu i PD-së zbulon “recetën” e Bashës për të manipuluar zgjedhjet

Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka komentuar sot vendimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, për të zhvilluar me 13 qershor zgjedhjet për kryetarin e ri.

Nga studio e Vizion Plus, Ibsen Elezi e ka cilësuar të turpshëm vendimin në fjalë, pasi sipas tij është absurde ngutja për të shkuar në zgjedhje, pasi sipas tij në vetëm 17 ditë është e pamundur as të takosh anëtarët e PD.

Po ashtu ai e cilësoi të turpshme dhe absurde edhe faktin që Lulzim Basha nuk jep dorëheqjen si kryetar, por garon për postin e kryetarit, ndërkohë që është ai që vijon të jetë në krye të PD-së.

E kam ndjekur procesin e djeshëm dhe prisja gjëra absurde, e kanë si strategji. Por, nuk e mendoja deri në këtë pikë, që Lulzim Basha të mos hapë as një garë të ndershme. Nuk mund të jesh edhe kryetar edhe të garosh. Kjo është e turpshme. Dhe e dyta është ngutja e madhe, ne kemi kaq kohë që kërkojmë zgjedhje dhe lulzimsat thonë se kemi një proces tjetër, atë të mbledhjes së provave. Ne iu dhamë kohë që të rrisim besimin. Por tani thonë që do shklojmë në zgjedhje, dhe japin vetëm 17 ditë kohë. Për 17 ditë nuk mundesh as të flasësh me anëtarët e PD.”-tha Ibsen Elezi.

LEXO EDHE:  Fitorja e Trump/ Bejtja-Ramës: Kujdes çfarë flet ose lere Kryeministrinë

Për Elezin kjo është një tjetër formë ose sikurse e cilësoi ai “recetë” manipulimi të zgjedhjeve.

Kjo është një tjetër formë manipulimi. Nuk është e nevojshme të manipulosh votimin, mund të manipulosh edhe procesin. Këta kanë këtë filozofi. Si Edi Rama, si Erion Veliaj, si Lulzim Basha vijnë nga e njëjta shkollë, i njëjti formim. I kanë recetat e gatshme për të deformuar proceset demokratike”-deklaroi Ibsen Elezi.- CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Llapaqen, po ato koncesione që merr ti me ilaçe sa kosto kanë”/ Petrit Vasilit i bie maska

Publikuar

-

Nga

“E kanë përdhosur mjekësinë”/ Vasili tregon pse u kurua në spital privat pas infektimit me Covid

Petrit Vasili, i cili në zgjedhjet e 25 Prillit arriti të merrte vetëm 300 vota në Tiranë, pra shumë larg mandatit të deputetit, shfaqet në rrjete sociale si i shqetësuar për të ardhmen e qytetarëve.

Vasili, të cilët qytetarët  i dhanë goditjen finale në zgjedhje, po tenton të tregojë se është i shqetësuar për plehrat, për inceneratorët.

Nëse vërtet do të ishte kaq i shqetësuar nuk do të kishte heshtur deri më tani, por duke dashur t’i serviloset kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit dhe Presidentit Ilir Meta, që t’i bëjnë një vend të Kuvend, shkruan herë pas here në rrjete sociale, duke u hequr si i rebeluar.

LEXO EDHE:  “Do të djegim mandatet”/ Ish-kreu i PD-së “masakron” Bashën

LEXO EDHE:  Rama batuta me gazetarët/ Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin

Kanë qenë qytetarët që ia kanë plasur në fytyrë servilizmin me anë të komenteve, që kanë shpëtuar pa u fshirë në rrjetin e tij social.

“Sa llapaqen je bërë, nga doktor na dole ekonomist.. O Vasil po ato koncesione që merr ti me ilaçe sa kosto kanë?..”, shkruajnë qytetarët, të cilët i kërkojnë llogari për koncensionet e tij./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çohu në këmbë”/ Bujar Nishani apel demokratëve

Publikuar

-

Nga

“Kemi tetë vjet në opozitë”/ Nishani: Gara në PD është e padrejtë dhe e pabarabartë

Ish Presidenti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, me anë të një thënie të Volterit, ka përçuar një mesazh me thirrje për reagim.

Nishani i cili ka dhënë alarmin se demokratët janë tradhëtuar nga Lulzim Basha dhe se ky i fundit ka marrë peng Partinë e Demokratike, ka bërë thirrje për t’u çuar në këmbë.

LEXO EDHE:  “Do të djegim mandatet”/ Ish-kreu i PD-së “masakron” Bashën

LEXO EDHE:  Nishani propozon kryengritje: Të ngremë barrikada si ukrainasit

“Çohu në këmbë, thuaji mendimet e tua, deklaroje të vërtetën tënde që të gjithë të mund të ndajnë. Ji i guximshëm, shpalle atë kudo: Jetojnë vetëm ata që guxojnë”, shkruan Nishani në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Ish-Ministri i Ramës, zbulon se kur do të bëhet

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti bën deklaratën e fortë/ Qeveria ka përdorur fondet e rindërtimit për paga

Ish Ministri i Drejtësisë në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, ka deklaruar se marrja e një date për të filluar bisedimet me BE për anëtarësim do ishte lajmi më i madh i këtyre kohëve të vështira për ne.

Pa asnjë dyshim, ne kemi nevojë për të mbajtur gjallë komunikimin me perëndimin. Ne kemi nevojë për standardet e perëndimit.

Ne kemi nevojë për një pasqyrë reale me të cilët të shohim ku jemi, sa blejmë, sa fals e sa të vërtetë jemi, sa lidhje reale kemi me perëndimin. Tryeza e negociatave është pasqyra e duhur. Do jenë të gjata, të vështira, të lodhshme por të duhura”, shkruan Manjani në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Zbulohet manipulimi/ Si u mbushën kutitë në zgjedhjet e PD-së, gazetari i “Fiks Fare” voton disa herë në Tiranë

LEXO EDHE:  Rama batuta me gazetarët/ Nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin

Sipas tij, aty do bëhet vettingu i vërtetë i politikanëve e politikave të tyre.

Aty do jetë vettingu ynë si shoqëri e si komb. Në atë tryezë nuk vlejnë më deklaratat politike. As deklaratat “progresiste” diplomatike. Aty progresi matet me lopë, jo me llafe. Ne kemi nevojë për ato negociata”, shprehet me tej Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE