LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi i Artan Santos/ Dosja hetimore kalon në SPAK

17 Maj 2021, 17:53, Aktualitet CNA
Ekzekutimi i Artan Santos/ Dosja hetimore kalon në SPAK

Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Dosja që deri tani ishte në Gjykatën e Tiranës i ka kaluar SPAK pasi Prokuroria e Tiranës ka arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Bankieri i njohur, Artan Santo u ekzekutua në një atentat të ndodhur në vitin 2014 në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Vrasja ishte e stilit mafioz pasi 58-vjeçari u qëllua me armë zjarri nga dy persona me motor pak çaste pasi kishte zbritur nga automjeti dhe po i drejtohej zyrës së punës në rrugën ?Ismail Qemali?./euronews

Lajmet e fundit nga