Connect with Us

Eksperti rrugor/ Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Sociale

Eksperti rrugor/ Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Publikuar

-

Eksperti rrugor: Tejkalimi shpejtësisë shkaku kryesor i aksidenteve, të shtrëngohen masat ndëshkimore

Aksidentet rrugore në vend kanë njohur rritje shqetësueseVetëm në 6 ditë, nga data 10 deri me 16 maj kemi pasur 43 ngjarje rrugore me 4 te vdekur 3 të plagosur rëndë.

Eksperti rrugor Arben Luzi tha për Euronews Albania se tejkalimi i shpejtësisë është nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Sipas tij, nisur nga ky fenomen nga ana e policisë duhet të merren masa ndëshkimore më të rrepa me pezullim të lejeve të drejtimit për persona që ecin me shpejtësi tej normale të lejuara duke u bërë burim aksidenti.

LEXO EDHE:  Festat e fundvitit/ Manastirliu publikon masat e marra

“Edukata në fushën e qarkullimit rrugor po bie, ndëshkimi duhet të jetë më i madh. Duhen pika kontrolli në ato që quhen njolla të errëta dhe të pezullohen lejet e drejtimit për ata që ecin me shpejtësi, që është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve.

Eksperti rrugor u shpreh se prania fizike e patrullave të policisë në rrugë ka një ndikim pozitiv që i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm për të shmangur shkeljet e normave të qarkullimit rrugor./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

Publikuar

-

Nga

I nxehti afrikan “godet” Shqipërinë/ Sinoptikanët bëjnë parashikimin, kur priten temperaturat të arrijnë kulmin

I nxhehti afrikan “po troket”.  Data shënon 19 qershor dhe temperaturat janë 32 gradë celsius, por kjo është minimalja e tempraturave ‘të çmendura’ me të cilat do të keni të bëni në ditët në vijim.

Masat ajrore me origjinë nga Afrika e Veriut, do të vijnë në Shqipëri dhe do të sjellin temperatura mjaft të larta, sidomos në zonat e ulëta.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në një njoftim në faqen zytare bën me dije se të dielën, vendi ynë do të jetë në ndikimin e masave ajrore të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

LEXO EDHE:  Klodian Tomorri thirrje qeverisë për masa drastike/ “Mbyllni gjithçka”

LEXO EDHE:  Manastirliu qetëson qytetarët/ Hapim ish-Kirurgjitë në QSUT për të përballuar fluksin, gati edhe spitali COVID-3 dhe 4

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

Kulmi i temperaturave do të jetë të enjten, 38 gradë celsius!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë/ Mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët drejt Malit të Zi për fundjavë, mbi 1 km radhë makinash në Muriqan

Në pikën kufitare të Muriqanit, ku lejohet kalimi i qytetarëve shqiptarë, nuk mungojnë radhët e gjata të makinave.

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi se që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, në këtë pikë kufitare ka një prani të shtuar të automjeteve, të cilët duan të dalin nga territori shqiptar. Kjo radhë automjetesh i kalon 1 km.

LEXO EDHE:  Kritikoi masat kundër koronavirusit/ Trump “ndëshkon” ekspertin e sëmundjeve infektive

LEXO EDHE:  “Hap e mbyll, si ajo loja "syllambyllurazi"!”/ Mjekja leksion qeverisë: Çfarë duhet të kishte bërë në 10 muaj pandemi

Nga ana e policëve doganorë po punohet me dy sportele dhe një të tretë që shërben vetëm për autobusët.

Ndërsa, në pikën tjetër kufitare me Malin e Zi, atë të Hanit të Hotit, situata është më e normalizuar, pasi kjo pikë kufitare përdoret kryesisht për mjetet që kryejnë transportin e mallrave./euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për nesër?/ Moti do t’iu surprizojë

Publikuar

-

Nga

Shërbimi Meterologjik Ushtarak në vendin tonë, bën të ditur se nesër vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, falë vlerave të larta barike dhe masat ajrore të thata më origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti do të jetë i kthjellët por do të ketë edhe vranësira (të pakta) kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Megjithatë në relievet malore të vendit vranësirat hera-herës bëhen deri të dendura shoqëruar me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtër. Në zona të izoluara këto reshje do të shoqërohen edhe me breshër.

LEXO EDHE:  Respektimi i masave anti-Covid para dhe gjatë zgjedhjeve/ Mjekët letër të hapur krerëve politik

LEXO EDHE:  “Hap e mbyll, si ajo loja "syllambyllurazi"!”/ Mjekja leksion qeverisë: Çfarë duhet të kishte bërë në 10 muaj pandemi

Era do të fryjë me drejtm verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/s, dhe në bregdet deri në 7m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore 14°C deri në 32°C

zonat e ulëta 14°C deri në 36°C

zonat bregdetare 15°C deri në 34°C

LEXO TE PLOTE