Connect with Us

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Zgjedhjet në PD/ Duma zbulon kush do jetë kreu i ri i demokratëve

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama si te komeditë e Sillos: Avioni i parë që do vijë është për ty

Publikuar

-

Nga

Rama sot doli teksa bënte muhabet me disa shqiptarë emigracioni që punojnë jashtë vendit.

Nisma e quajtur “Gati për Shqipërinë” është reklama më e fundit e rilindasit tashmë të vjetër.

Mes aplikantëve të “Gati për Shqipërinë’, ishte edhe një pilot, i cili në bisedën me Kryeministrin sqaroi që  aktualisht punon në Arabinë Saudite si kapiten avioni.

Por, kapiteni tha se dëshiron të ofrojë kontributin e tij në Shqipëri.

Rama menjëherë i ofroi një vend pune pasi sipas tij, vendi ynë ka shumë mangësi në fushën e aviacionit.

Biseda e Ramës dhe pilotit është shumë interesante:

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës paralajmëron Ramën/Ja dhe sa orë të kanë mbetur në pushtet

LEXO EDHE:  Zbardhen emrat/ Kush janë 78 kandidatët e Bashës që KQZ i skualifikoi

Piloti: Punoj në Arabinë Saudite si kapiten, kam mbaruar studimet për pilot, jam i gatshëm të ndihmojë në fushën e aviacionit.

Rama: Je shumë i dëshiruar të vish sepse është një fushë dhe një profil që kemi kemi mangësi. Sapo të gjejmë një aeroplan, ti si fillim do përfshihesh në punët e aviacionit.

Ju kujtohen estradat e kohës së xhaxhit?  Po ai djali i ri nga fshati që donte të bëhej tankist?

Po përgjigja lapidare e Sillos:-Mos u mërzit, tanksi i parë që do vijë në fshat ti do ta marrësh!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

22 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Basha mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

22 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Basha mesazh qytetarëve

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shpreh mirënjohjen e thellë për ata që dhanë jetën për lirinë.

Në këtë ditë krenarie kombëtare, mirënjohja më e thellë shkon për bijtë dhe bijat e Kosovës që dhanë jetën për liri, për lidershipin e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbolit të saj, Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në këtë rrugëtim plot sakrifica dhe shpresë drejt ëndrrës së çlirimit, shqiptarët do t’u jenë përjetë mirënjohës aleatëve tanë strategjikë, vendeve anëtare të NATO-s të udhëhequr nga SHBA, e të gjithë partnerëve.

Liria dhe shteti i Kosovës janë kontribut i përbashkët i shqiptarëve dhe partnerëve të saj. E ardhmja e Kosovës, si një shtet i fortë, demokratik, anëtar i NATO-s dhe BE-së, do ndërtohet bashkarisht me partnerët dhe aleatët tanë 🇦🇱🇽🇰”, shkruan Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ata që nuk janë anëtarë të PD nuk do lejohen në komisione”/ Jemi Gjana “kërcënon” kandidatët

Publikuar

-

Nga

“Gjeniu” Jemin lëshon perlen e radhës/ Ja si identifikohen tradhëtarët e Lulit

Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, ka dalë me një paralajëmërim për kandidatët që janë në garë për kreun e PD.

Sipas tij, nuk do të pranohen në komisione të votimit dhe numërimir ata që nuk janë anëtarë të PD-së dhe nuk I takojnë degës ku ngarkohet.

“Kadilli ka sjellë përfaqësues në 54 komisione nga 76. E miratuam listën pasi bëmë verifikimin e të qenit anëtar të PD. Kam bërë një njoftim në mëngjes për tre kandidatët dhe përfaqësuesit e tyre.

I vetmi që ka reaguar deri tani është Kadilli. Kam një telefonatë të zotit Kapri që është duke e përgatitur listën dhe mund ta dorëzojë deri në orët e pasdites.

Nuk kam ende një njoftim nga zonja Harxhi. Asnjë emër nuk bëhet pjesë e komisioneve të votimit dhe numërimit që nuk është anëtar partie dhe nuk i takon degës ku ngarkohet.

I ftoj edhe njëherë që në kohën më të shpejtë të mundshme që komisionet të komunikojnë me njëri tjetrin që nesër në mëngjes të jenë të hapura qendrat e votimit.

Nëse nuk dërgohen anëtarë të PD ata nuk bëhen pjesë e Komisionit por kjo nuk do të thotë se procesi zgjedhor nuk do fillojë”, ka deklaruar Gjana./CNA.al

LEXO TE PLOTE