Connect with Us

“Dhuroni vaksina”/ UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura

Bota

“Dhuroni vaksina”/ UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura

Publikuar

-

“Dhuroni vaksina”/ UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara UNICEF ka kërkuar nga Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7, dhe Bashkimi Evropian që të dhurojnë vaksina për vendet e varfra. UNICEF është e ngarkuar me furnizimin e vendeve të varfra me vaksinave kundër koronavirusit përmes programit COVAX, të drejtuara bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, tha se dhurimi i dozave të tepërta “është një masë thelbësore dhe emergjente e cila është e nevojshme tani”. Fore tha në një deklaratë se G7 dhe vendet e BE-së mund të dhurojnë rreth 153 milionë doza nëse ndajnë vetëm 20 për qind të furnizimit të tyre që e kanë në dispozion gjatë muajit qershor, korrik dhe gusht.

Fore tha se një donacion i tillë mund të ndihmojë për të parandaluar vendet e pambrojtura të bëhen zona tjetër e nxehtë globale e shpërthimit të virusit. “Jemi të shqetësuar se rritja vdekjeprurëse në Indi është një pararendëse e asaj që do të ndodhë nëse paralajmërimet nuk merren parasysh”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Ligji për prokurorët dhe gjytarët/ PS i “shtrin dorën" LSI-së

Vendet anëtare të G7-ës: Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë gjatë muajit të ardhshëm një samit në Britani të Madhe.

India ka frenuar eksportet e vaksinës AstraZeneca dhe ka vendosur që dozat t’i përdorë brenda vendit. UNICEF vlerëson se do të ketë një mungesë prej rreth 140 milionë dozash në fund të majit dhe rreth 190 milionë në fund të qershorit.

India, ndërkohë, më 17 maj raportoi 281,386 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ky vend shënoi 4.106 viktima të reja. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Publikuar

-

Nga

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media.

Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Konjufca kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme”.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Pak orë para protestës/ Tabaku bën thirrjen e fortë
LEXO EDHE:  “Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka njoftuar se afër 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas tij vaksina nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësorë në asnjë prej të vaksinuarve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Françesku/ “Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë”

Publikuar

-

Nga

Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë, thotë Papa

Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha se Mesdheu është bërë një nga “varrezat më të mëdha në Evropë”, pasi kujtoi shumë migrantë që kanë humbur jetën në këtë rajon, duke u përpjekur të mbërrijnë në Evropë.

Ai e ndërlidhi këtë çështje me një ceremoni që u zhvillua në Sicili për të shënuar tragjedinë e vitit 2015 kur rreth 800 migrantë që po shkonin nga Libia në Itali u mbytën pasi anija e tyre u përmbys.

“Kaq shumë tragjedi në Detin Mesdhe do të vazhdojnë të sfidojnë ndërgjegjen e të gjithëve”, tha Papa.

“Le të mendojmë për këtë: Mesdheu është bërë varreza më e madhe e Evropës”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Ligji për prokurorët dhe gjytarët/ PS i “shtrin dorën" LSI-së
LEXO EDHE:  Paralajmërimi i sinoptikanëve për përmbytje/ Bashkia e Vlorës thirrje qytetarëve

Çdo vit, mijëra njerëz nga Afrika e Veriut nisen për në Evropë për një jetë më të mirë. Ata shpesh e bëjnë rrugëtimin me anije të mbingarkuara të drejtuara nga trafikuesit e qenieve njerëzore.

Disa anije mbërritën në ishullin e vogël të Lampeduzës në Itali të shtunën (12 qershor).

Mesdheu qendror është një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë.

Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur gjatë shkuarjes në Itali dhe Maltë midis janarit dhe mesit të majit të këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionin. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sitauata nga Covid-19/ Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bazuar në 2.117 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe shtatë persona.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  “Pikat kufitare me personel të përforcuar”/ Manastirliu sërish thirrje: Shmangni informacionet e rreme për koronavirusin

LEXO EDHE:  “Bota në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH: S’mund të vaksinohen të rinjtë përpara mjekëve

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE