Connect with Us

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Politikë

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Publikuar

-

Defender 21/ Trupat ushtarake zbarkojnë në Tiranë, Niko Peleshi zbulon datën

Stërvitja “Defender 21” do të ketë disa data kur do të jetë e hapur për publikun. Ajo do të udhëtojë nga Durrësi në Vlorë dhe më 23 Maj do të zhvendoset në Tiranë për ta përmbyllur më pas në Kuçovë dy ditë më pas.

Datat janë publikuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi me anë të një video ku duken trupat ushtarake shqiptare dhe ato amerikane.

“Stërvitja Defender Europe 21 me pjesëmarrjen masive të trupave shqiptare dhe amerikane do të zhvillohet gjatë gjithë muajit Maj deri në mesin e muajit qershor.

LEXO EDHE:  “PD-ja në pushtet është bërë problem i shqiptarëve”/ Peleshi: Votoni partinë e zgjidhjeve

Përgjatë kësaj periudhe në qytetet ku do të zhvillohet kjo stërvitje do të ketë ditë të hapura për publikun. Më 20 Maj do të jemi në Durrës, më 21 Maj në Lungomare Vlorë, më 23 Maj në sheshin “Nënë Tereza”, Tiranë dhe më 25 Maj në Kuçovë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërcënohet me jetë deputeti/ Dorëzon kallëzim në polici

Publikuar

-

Nga

Kërcënohet me jetë deputeti/ Dorëzon kallëzim në polici

Deputeti i pavarur Ligoraq Karamelo ka deklaruar se është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale.

Ai ka dorëzuar në polici një kallëzim dhe sipas tij ka pasur shantazhe pas daljeve publike para një jave në qytetin e Korçës.

Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korçës për shpifje, kërcënime, shantazhe, që më janë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar. Gjithashtu këto kërcënime vijnë pas një emisioni në një nga televizionet shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam pasur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj“, tha Karamelo.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë/ Analisti tregon kush e kërkoi largimin e Ruçit

Publikuar

-

Nga

Deklarata e fortë/ Analisti tregon kush e kërkoi largimin e Ruçit

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e papritur të Gramoz Ruçit nga politika, vendim që e bëri publik në mbledhjen e Kongresit të PS.

Në emisionin “Pikat mbi i”, në News24, Lubonja tha se largimi i Ruçit është kërkuar nga Edi Rama, për interesat e këtij të fundit, duke shtuar se kryeministrit i interesonte të çlirohej nga figura e Ruçit, që sipas tij, ja kujtojnë si pjesë të së shkuarës.

Largimi i Ruçit, lidhet me interesat e Edi Ramës. Sa ka peshë në PS Gramoz Ruçi si përfaqësues i atyre ish-komunistëve, enveristëve, dhe sa kanë marrë peshë më shumë krimi i organizuar, interesat, biznesmenët e rinj, që nuk kanë shumë lidhje me të kaluarën, për këtë ndoshta nuk i intereson më Edi Ramës. Ndoshta i intereson për t’u çliruar nga figura e Gramoz Ruçit, që ja kujtojnë si pjesë e së shkuarës, mbeturinës. Unë gjykoj që ja kanë sugjeruar të tjerët, dhe ky është Edi Rama.”-tha Lubonja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i Holandës për integrimin/ Reagon Meta

Publikuar

-

Nga

Presidenti mbështet vendimin e Parlamentit holandez/ “Plotësimi i kushteve do të përcaktojë finaliimin e anëtarësimit”

Presidenti Ilir Meta ka mbështetur vendimin  e Parlamentit holandez për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante që do të shoqërojë këtë proces.

E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve”, ka shkruar Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE