Connect with Us

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Publikuar

-

Covid-19 në Kosovë/ Një viktimë dhe 25 raste të reja

Një viktimë dhe 25 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të hënën në Kosovë.Viktima u regjistrua në Komunën e Istogut, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Sipas tij, numri i rasteve të reja rezultoi pas testimit të 2,333 mostrave. Shifra prej 25 i bie që një për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 106,939, ndërsa i viktimave 2,226. Në total, 99,824 pacientë janë shëruar nga koronavirusi – 196 prej tyre në 24 orët e fundit. Aktualisht, raste aktive në Kosovë janë 4,889.

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ 141 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Në zhvillim e sipër është faza e dytë e vaksinimit, e cila përfshin personat e moshës 65-79 vjeç. Në fazën e parë u është dhënë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Fushata e imunizimit në Kosovë po bëhet me vaksina të dhuruara ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ose Bashkimi Evropian.Vendi nuk ka asnjë kontratë të nënshkruar me kompani farmaceutike për blerjen e vaksinave. REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  4 raste të reja në Zelandën e Re/ Qyteti futet në karantinë pas 102 ditësh

LEXO EDHE:  Bilanc shqetësues në Kosovë/ 141 të infektuar dhe 11 viktima në 24 orë

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës “Dritan Hoxha”

Publikuar

-

Nga

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në komunën e Prishtinës në Kosovë.

Në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë tabela me emrin e rrugës. Deri më tani askush nuk ëhstë parë që të vihet në lëvizje për të rregulluar tabelën.

Pavarësisht se komuna e Prishtinës ka vendosur që rrugës t’i vërë emrin e themeluesit të Top Medias në shenjë respekti ndaj tij, rënia e tabelës tregon papërgjegjshmëri të strukturave./ CNA.al

LEXO EDHE:  Studimi/ Gjysma e pacientëve me Covid-19 bëjnë këtë gabim të madh

LEXO EDHE:  Covid-19/ Pse njerëzit po kundërshtojnë rivendosjen e masave bllokuese?

LEXO TE PLOTE