Connect with Us

Ankimimi PD-LSI për votat/ KAS do të hapë 24 kutitë për qarkun e Beratit

Politikë

Ankimimi PD-LSI për votat/ KAS do të hapë 24 kutitë për qarkun e Beratit

Publikuar

-

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të marrë prova shtesë në lidhje me pretendimet e PD dhe LSI, për parregullsitë e zgjedhjeve në Berat.

Në seancën e fundit, KAS pranoi kërkesën ankimore të LSI dhe PD, për hapjen e kutive, me pretendimin se ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri.

LEXO EDHE:  I dehur mbi biçikletë/ 60-vjeçari përplaset me makinën në Berat

Sipas vendimit të KAS, sot do të merren materialet zgjedhore: procesverbalet, regjistri i votuesve, shënimet e komisionerëve, regjistri i identifikimit biometrik të zgjedhësve. Dhe pas inspektimit të tyre do të vendoset nëse ka nevojë për rinumërim votash./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Publikuar

-

Nga

Pas rizgjedhjes në krye të PD/ Soreca takon Bashën, zbardhen temat e diskutimit

Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën, pas rizgjedhjes së këtij të fundit në krye të PD.

Përmes një statusi në Twitter, Soreca ka ndarë detaje nga takimi, ku në fokus të diskutimit ka qenë situata politike në vend dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

Pas rizgjedhjes së tij si Kryetar i PD, u takova sot me Lulzim Bashën  për të diskutuar situatën aktuale politike në prag të legjislaturës së re që fillon shtatorin e ardhshëm, si dhe hapat e rëndësishëm të rradhës në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Publikuar

-

Nga

Goditja e veprimtarive kriminale dhe bashkëpunimi me SPAK/ Çuçi takim online me shefen e Europol

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim online me drejtoreshën ekzekutive të EUROPOl, Catherine de Bolle.

Çuçi thotë se gjatë takimit u diskutua për shtrirjen e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit me SPAK apo BKH për të parandaluar e goditur veprimtaritë e paligjshme.

Ai i tregoi znj. de Bolle se ambicia e Shqipërisë është të ketë një rol në skuadra të përbashkëta hetimore e operacione me EUROPOL njësoj së vendet anëtarë të BE.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloja një takim me drejtoreshën ekzekutive të Europol, znj. Catherine De Bolle. Diskutuam mbi stadin e bashkëpunimit të deritanishëm, ku Shqipëria është një aktor i përfshirë në formë të drejtpërdrejtë në operacionet e përbashkëta kundër trafiqeve dhe veprimtarive të tjera kriminale. Çështje tjetër me rëndësi gjatë diskutimit që pata me të, ishte edhe shtrirja e bashkëpunimit në shkëmbimin e informacionit edhe me institucionet e reja të drejtësisë të ngritura në vendin tonë siç është Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

LEXO EDHE:  I dehur mbi biçikletë/ 60-vjeçari përplaset me makinën në Berat

LEXO EDHE:  150 emra për vota/ Drejtori ankohet te Berisha: Si po kërcënohet administrata me largim nga puna

Rritja e sasisë dhe e cilësisë së informacionit të shkëmbyer, si dhe ky dimension i ri bashkëpunimi që duam të krijojmë me SPAK e BKH, do të ndihmojë në parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme. Shqipëria ka një rol aktiv në EUROPOL dhe vijon të jetë shtet drejtues në operacione veprimi, por kemi natyrisht ambicien të marrim një rol të shtuar në skuadra të përbashkëta hetimore dhe operacione njësoj si të ishim shtet anëtar i Bashkimit Europian”, shkruan Çuçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Publikuar

-

Nga

Ligji i dekriminalizimit/ Balliu: PD po shpëton institucionet nga kriminelët e PS

Ish deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu u shpreh se se kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij janë rritur shumë ekonomikisht, ndërsa ajo e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Balliu u shpreh se institucionet shqiptare po shpëtojnë nga kriminelët e PS falë ligjit të dekriminalizimit të PD.

Dekriminalizimi i PD po shpëton institucionet shqiptare nga kriminelët e PS.

I vetmi sukses i Shqipërisë përgjatë këtyre 8 viteve ka qenë procesi i dekriminalizimit të zyrtarëve të lartë, proces i cili largoi kriminelet nga Parlamenti dhe nga Bashkitë. Ky proces fatmirësisht po vijon të ketë sukses.

Dhe këtë sukses Shqipëria e ka nga Partia Demokratike.

Ndërsa sukseset e PS janë suksese të lartgjatësisë së tij por asgjë për Shqipërinë.

Dhe fakti më i qartë është se ekonomikisht Rama dhe ministrat e tij janë rritur, por ekonomia e Shqipërisë ka rënë në kuota dramatike”, tha Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE