Connect with Us

Analiza/ PD në regres, pse Shqipërisë i ka humbur e djathta

Politikë

Analiza/ PD në regres, pse Shqipërisë i ka humbur e djathta

Publikuar

-

Astrit Patozi: Një falenderim për Lulin dhe doktorin

Skena politike në Shqipëri duket se tashmë nuk ka një të djathtë dhe të majtë, ashtu sikur ndodh në perëndim ku palët ndahen për parime, socialdemokracia, konservatorët, familja, zoti, pronat taksat etj.

Duket qartazi se do kemi vetëm një spektër të qëndrës dhe të majtë politike në Shqipëri. Këtë e konfirmoi dje zyrtarisht edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili në fakt tregoi se e djathta në Shqipëri nuk ekziston më, ndoshta dhe nuk ka ekzistuar, por është parë si një shpresë nga një kastë e caktuar njerëzish.

Se ekzistonte një parti e mirëfilltë konservatore me profil kapitalist, por në fakt me atë që ndodhi brenda PD-së, së fundi,  ku humbësi nuk largohet, ku parimet kryesore të demokracisë shkelen, ku vota vidhet brenda shtëpisë, ku nuk ka një të djathtë të vërtetë dhe një të majtë për t’u përballur me të.The time when Lulzim Basha is dragging Sali Berisha

Në Shqipëri ngelet një amalgamë forcash politike të cilat janë thjeshtë dhe vetëm kundërshtare si dy ekipe futbolli. Kështu është rasti i Shqipërisë. Politika shqiptare, duket se nuk ka qartësisht një të majtë dhe një të djathtë përballë, e djathta duket e vjedhur.

Dikush ka vjedhur të djathtën pa ndalim të djathtën, edhe dje edhe sot.

Këpuca e vjedhur

Për këtë po sjell një histori nga familja. Diku në vitin ’95, familja ime merrej me një biznes të mirë, të mbarë të asaj kohe, siç ishte tregëtia e këpucëve. Një mik i ngushtë i babait tim, nëpërmjet vëllait të tij sillte këpucë nga Italia, pra nga fabrika italiane dhe furnizonte Tiranën dhe hapi degë në Korçë.

Në atë kohë kishte kioska dhe babai im bleu një kioskë, e cila ishte vendosur aty ku sot ndodhet pedonalja e Korçës, tek Bar Prremieri ku ndodhet edhe shatërvani në qendër të pedonales.

Pedonalja e Korçës

Ata që e mbajnë mend, e dinë që ajo ka qënë një rrugicë paksa e futur, ku kishte disa kioska.

Babai mundi të siguronte nga miqtë e tij, me mbështetjen e tyre, furnizime të vazhdueshme dhe mund të themi se kioska kishte goxha punë. Shisnin këpucë. Shtëpia ishte shumë afër dhe nga frika se mos vidheshin, në vitrinën e dyqanit mbahej një këpucë. Pra njëra këmbë e palës, vihej këpuca e djathtë e kthyer nga jashtë, që njerëzit ta shikonin si model dhe pjesa tjetër mbahej në shtëpi.

Në dyqan mbahej vetëm një numër i madh këpucësh dhe gjatë mbrëmjeve kryesisht, pala e këpucës hiqej dhe ngelej vetëm një prej tyre në vitrinë. Kjo ishte rutinë e përditshme. Kryesisht e djathta lihej në vitrinë dhe hiqeshin kutitë për të mos prishur vendosjen e vitrinës. Pjesa më e madhe mbahej në shtëpi, në një korridor të madh të kthyer në magazinë. I përshtatur në shërbim të biznesit.

Një natë hajdutët menduan se atje mund të gjenin shumë mall. Prenë rrjetën e hekurit, thyen xhamin, hynë brenda dhe vodhën çfarë gjetën. i morën këpucët, i futën në thasë dhe u larguan.

Policia erdhi në vendngjarje, u konstatua vjedhja. Një dëm i madh për familjen. Mamaja ime thoshte “paçin dorën e mbarë”, familjarë të tjerë po ashtu. Policia kërkoi dhe pasi disa ditësh në kodrën e qytetit u gjetën një sasi këpucësh të hedhura. Disa thuajse të prishura. Një dëm i madh ekonomik për familjen. Erdhën ortakët ku merrnim furnizimin nga Tirana, e konstatuan.

Në fakt hajdutët nuk e kishin dorën e mbarë. Që në atë kohë familja ime nuk u morr më me atë biznes. Ai falimentoi, nuk eci më. Hajduti vodhi pa sukses, në humbëm biznesin me sukses.

Pastaj erdhi ’97-ta, e të tjera ngjarje dhe histori që i ndodhën familjes time. Më pas babai im jetoi me qiratë dhe pronat, e gjithçka tjetër, që kishte trashëguar nga i ati i tij.

Por, për t’u kthyer tek historia e dyqanit, ishte qesharake sesi atëherë kur e dëgjoje në familje, unë adoleshent, të rriturit diskutonin, megjithëse e tregonin ngjarjen, qeshnin në vetvete, babai dhe shokët e tij.

Pse hajduti kishte vjedhur vetëm të djathtat? Mirë që vodhi, por kishte vjedhur vetëm një këpucë. As hajduti nuk fitoi gjë, ndërsa familja ime humbi shumë. Hajduti mori një këpucë teke, që as nuk mund ta shiste, as nuk mund ta çonin asgjëkundi. Në atë kohë këpucët ishin të mira, ishinm të shtrenjta. Cilësi italiane. Por, hajduti ngeli me “gisht në gojë”, edhe pse bëri zararin e tij.

Të paktën të kishte fituar njëra palë në atë rast, por nuk fitoi askush. Zakonisht hajdutët fitojnë kur vjedhin diçka, por në rastin kur vodhën dyqanin, nuk fituan asgjë. Kishin vjedhur vetëm këmbën e djathtë.

LEXO EDHE:  “Nuk kultivon dot domate”/ Artan Hoxha tregon çfarë po ndodh me kanabisin në Shqipëri

Vjedhja e së djathtës

Kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri. Në Shqipëri është vjedhur e djathta. Ka ngelur vetëm e majta. Nuk ka të djathtë dhe kjo sot mund të thuhet me plot gojën.

Kush është hajduti i së djathtës?

Kur vërtet fajin e ka SaliuE ka emrin Sali Berisha. E ka emrin Lulzim Basha, apo ka një emër tjetër, kjo nuk ka rëndësi. E vërteta është se e djathta është e vjedhur. PD ka ngelur si ato këpucët një hëmbë e ka hajduti një i zoti i shtëpisë.

Partia Demokratike, me sjelljen e saj, me profilin e saj, me qasjen e saj ndaj politikës, nuk është më e djathtë. Është një parti, ku një individ prej tetë vitesh e ka marrë peng, nuk jep dorëheqje, ka frikë të bëjë zgjedhje.

Mjafton të kujtosh se simboli i kësaj partie në zgjedhje gjithmonë përsëritet Jemin Gjana. Apo të thuash se Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie ka marrë vetëm 3 mijë vota dhe quhet Gazmend Bardhi. Apo të mendosh se në këtë parti të djathtë militon, Kaç Islami. Pa folur se mediatikisht simbol i saj është Çlirim Peka. E kështu me radhë, zhgënjime që nuk kanë fund jo vetëm më sëra të paaftësh, ish-komunistësh me mentalitet sektar, por edhe servilizmi i pështirë që nuk ndalet.

Në fakt, Lulzim Basha nuk zhgënjen kurrë. Ai na tregoi se nuk ka më as të djathtë. Dikush ka pasur shpresë, ndoshta edhe unë kam qënë nga ata. Me idenë se duhej të kishte një të djathtë, e cila të ndalte revanshin e së majtës. Të ishte një alternativë qeverisëse, ku të kishte disa parime konservatore. Por, mesa duket ajo shpresë ka vdekur.

Ka vdekur sepse e djathta ka disa parime dhe PD-ja duhej të kishte disa themele të saj, të cilat duhej t’i ruante. Por, ato janë shkërmoqur dhe e djathta është vjedhur.

Shërmoqja e kolonave dhe shkatërrimi i themeleve

Është vjedhur sepse kur u themelua Partia Demokratike, ishin të përndjekurit. Nuk morën asgjë, thjeshtë dhe vetëm ca këste, megjithëse patën kalvare dhimbjesh e vuajtjesh, për gati 45 vite. Ata që quheshin “të përmbysurit e djeshëm” vazhduan të vuanin, familjet e mëdha nuk munden të riktheheshin atje ku u takonte. Nuk iu rikthyen pronat. Një çështje tjetër, një ndër kolonat kryesore të së djathtës.

Pra, ish-të përndjekurit dhe pronarët, themelet e Partisë Demokratike janë shkërmoqur. Studentët e djeshëm sjanë më aty kanë ngelur sa gishtat e një dorë, studentët e sotëm gjithnjë e më të pakët.

Shkojmë tek një çështje tjetër, siç është ajo e familjes. PD-ja sa më shumë po shkon drejt LGBT-ve, në zgjedhjet e fundit I kishte dhe mbështetës.Kryesia miraton datën/ Zgjedhjet për kryetar të PD mbahen më 13 qershor

Një shtyllë tjetër e rëndësishme e Partisë Demokratike ka qënë integrimi Europian. Në fakt PD-ja nuk është më një parti europiane. Me këtë që ndodh me zgjedhjet e saj është parti e një individi, që sa do vidhet, do rrudhet edhe pse sistemet zgjedhore mund t’i japin disa mandate deputetësh, më pak apo më shumë, ajo do të ngelet një forcë me një qasje drejt qendrës, afër së majtës, në interest ë dikujt që me ëndërren e tij kryeministrore po vret atë që ka ngelur nga e djathta shqiptare, ndoshta e vjedhur totalisht.

Nuk është më e djathtë as në nocionin komb, kjo tashmë ka rënë. Për shkak se Kosova është një vend i pavaruar dhe do të integrohet në Europë.

Pra, ato kolonat që PD i ka pasur diku, tashmë janë zhdukur. Nuk ekziston më koncepti i pronës, i familjes, ish-të përndjekurit, pronarët, integrimi europian. Nuk mund të ekzistojë një forcë politike e djathtë me një sjellje komuniste, siç ka sot partia e Lulzim Bashës. E cila është gati të bëjë çdo gjë për të ndalur hapat e Shqipërisë drejt Europës, vetëm dhe vetëm që Basha të mbijetojë si kryetar i kësaj partie.

Prandaj edhe e djathta sot është e vjedhur. Është e braktisur, ndoshta nuk ekziston fare, por argumentat qëndrojnë. Ashtu si këpucët e vjedhura të babait tim, edhe e djathta është e vjedhur në Shqipëri. Ashtu si kollonat e saj që janë zhdukur dhe mbi themele të shkatërruara është ngritur rrënojash SHQUP-i, ku si “gjeli në majë të plehut” flet dhe qëndron ai që quhet Lulzim Basha. Dhe ne kërkojmë të djathtën./Elvi FUNDO-CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Publikuar

-

Nga

Fshehja e listave/ Harxhi leksion Bashës: Ringritja e partisë nuk bëhet duke manipuluar procesin

Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka dalë sërish me një reagim në rrjetet sociale, teksa na ndajnë vetëm pak orë para zgjedhjeve brenda partisë.

Pasi denoncoi më herët se nuk i është vënë në dispozicion lista e anëtarëve të partisë, ka bërë një rezyme të gjithë takimeve me antarësinë gjatë këtyre diteve, ku falenderon demokratet.

Gjithashtu Harxhi, vë në dukje faktin se si Basha bëri thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm, ndërsa fshehu listat e anëtarëve dhe u mundua të manipulojë procesin.

Përshtypje nga takimet me antarësinë e Partisë Demokratike

Të nderuar miq anëtarë, qëndrestarë dhe themelues të Partisë Demokratike,

Që në fillim të kësaj përshendetje dua t’ju drejtohem duke ju shprehur falenderimin tim të madh e të përzemërt për kohën, respektin, dashamirësinë dhe mbështetjen që më dhatë gjatë kësaj përpjekjeje të përbashkët për Partinë Demokratike, për njëri tjetrin, për brezat dhe për vendin tonë.

Edhe pse koha ishte e pamjaftueshme për të takuar sa më shumë nga miqtë e bashkëudhëtarët e mij, qëndrestarët dhe të rinjtë e partisë tonë të madhe, në një nga fushatat më të shkurtra për drejtuesin e partisë në historinë e një partie perëndimore dhe njëkohësisht antarë të familjes së Partisë Popullore Europiane, është gjithmonë kënaqësi e krenari e veçantë të kesh mundësinë të qëndrosh përkrash jush, siç kemi qënë bashkë, që prej ditëve të para të themelimit të Partisë Demokratike.

Gjatë takimeve të zhvilluara me strukturat e Partisë Demokratike, m’u dha mundësia të ndjej energjinë më të mirë, të dëgjoj mendimet dhe vërejtjet tuaja, të bëj reflektimet për atë që ka ndodhur me ne dhe me partinë tonë. Njëherazi kam ndjerë dhe gjithë përkushtimin për të çuar përpara projektin tonë, për të rikthyer organizatën tonë politike në një instrument demokratik e moral, në funskion të qeverisjes më të mirë të vendit.

Kudo ku pata mundësinë dhe fatin të vij për të bashkëbiseduar me ju, kam pohuar se megjithë kushtet aspak të barabarta në garë midis kryetarit në detyrë të PD dhe garuesve të tjerë, vendosa të marr pjesë në garë, për të treguar se pavarësisht gjëndjes ku ndodhet sot partia, kjo parti që lindi nga një ide e madhe si liria, ende nuk është mpakur nga humbjet e shumta të drejtuesve të saj të tanishëm. Vendosa me vetëdije të futem në këtë garë të pabarabartë edhe për t’i treguar njëri tjetrit, se demokracia nuk është vetëm cilesori i partisë tonë, por gjithashtu dhe shpirti i saj.

Pavarësisht ndjenjës të dëshperimit, të cilën askush prej nesh nuk e fsheh dot, pavarësisht zhgënjimit për mospërmbysjen e regjimit më të papërgjegjshëm që ka qeverisur ndonjë herë vendin tonë, të gjithë kemi një shqetësim të përbashkët; atë për t’u kthyer sa më parë në alternativën qeverisëse të vendit.

Përqasjet për ringritjen e domosdoshme të partisë tonë mund të jenë të ndryshme, por padyshim secila prej tyre duhet të nisë nga demokratizimi i partisë, modernizimi dhe moralizimi i saj. Ndërkohë të gjithë, me keqardhje, bashkëndajmë bindjen se procesi nga i cili duhet të fillojë ringritja, nuk mund të bëhet duke afruar datën, duke keqinformuar apo mos informuar strukturat e partisë, duke hermetizuar dhe manipuluar procesin, duke fshehur listat te antarëve dhe duke bërë thirrje për të bojkotuar kandidatët e ndryshëm nga kryetari në detyrë.

Unë gjatë këtyre ditëve pata nderin të ndaja me të gjithë ju një projekt, nëpërmjet së cilit mund të përballojmë, të gjithë bashkë, këtë gjëndje të vështirë, në të cilën ndodhet familja jonë politike.

Është një projekt në të cilin do të përfshihen, të vleresuar dhe të angazhuar, të gjitha grupimet që përbëjnë të djathtën tradicionale shqiptare, të përndjekurit, ose familjarë të tyre; pronarët e ligjshëm, njërëzit e shkolluar, profesionistë të lirë, të rinjtë, etj. Ky është një projekt, i cili ka në thelbin e vet demokratizimin e partisë, përfaqësimin, meritokracinë dhe mirënjohjen ndaj të shkuarës tonë, që, më së shumti, na bën krenare të gjithëve. Është një projekt i cili 13 qershorin nuk e ka datë përmbyllëse, por datë të fillimit të madh për të gjithë ne.

Unë do të jem me ju deri në mundësimin e ëndrrës tonë të përbashkët, atë që na shoqëron që nga themelimi i Partisë Demokratike: T’a bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mandati tretë/ Kushi: Nga shtatori anglishtja që në klasë të parë, fund shkollave me dy turne

Publikuar

-

Nga

Mandati lll/ Kushi: Nga shtatori anglishtja që në klasë të parë, fund shkollave me dy turne Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nw fjalwn e saj nw Mbledhjen e Asamblesw sw PS u shpreh se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë. Sipas saj, wshtë bërë një përgatitje e madhe më parë në arsim që të zbatohet kjo politikë ambicioze. Gjithashtu Kushi tha se duhet pranuar që reforma në Arsimit e Lartë s’ka dhënë ende rezultatet e pritshme. ”Reformat në arsim dhe rezultatet pozitive na bëjnë të besojmë se jemi në rrugën e duhur dhe baza të shëndosha. Me mandatin e ri sistemi ynë arsimor hyn në fazë të re zhvillimi. Në focus arsimi i lartë, duhet ta pranojmë, reforma ende s’ka dhënë rezultatet e pritshme. Ne sot kemi shumë të dhëna, madje edhe të çertifikuara ndërkombëtarisht, që flasin për rritje të arsimit parauniversitar. Ndihemi keq që rruga e shumë të rinjve ndërpritet kur duhet të vazhdojnë studimet e larta. Një pjesë e tyre, më të mirët, me rezultatet të shkëlqyera duhet të largohen jashtë Shqipërisë në universitetet më prestigjioze europiane. Do të ketë disa student ekselentë që do të ikin, por nuk duhet të pranojmë që kjo është zgjedhje e detyrueshme për ta. Mos pranojmë që ata të mos kenë zgjedhje alternative këtu. Do të sjellim eksperiencat më të mira europiane. Të ngremë struktura ekselence, si programe studimesh të përbashkëta, por universitete, departamente. Një tjetër shembull që ska nevojë për komente, por që duhet të na bëjë bashkë e të na motivojë është fakti që renditemi ndër vendet e fundit për aplikime për kërkime shkencore. Duam të bëhemi shembull pozitiv, siç kemi arritur të renditemi të parët në rajon për të tjera, por mund të bëhemi të parët për thithjen e fondeve të BE për arsimin dhe kërkimet shkencore. Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze. Mandatii t retë shënon fundin e shkollave me dy turne. Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit”, tha Kushi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi nw fjalwn e saj nw Mbledhjen e Asamblesw sw PS u shpreh se nga shtatori anglishtja fillon në të gjitha shkollat e Shqipërisë që në klasën e parë.

Sipas saj, wshtë bërë një përgatitje e madhe më parë në arsim që të zbatohet kjo politikë ambicioze.

Gjithashtu Kushi tha se duhet pranuar që reforma në Arsimit e Lartë s’ka dhënë ende rezultatet e pritshme.

”Reformat në arsim dhe rezultatet pozitive na bëjnë të besojmë se jemi në rrugën e duhur dhe baza të shëndosha. Me mandatin e ri sistemi ynë arsimor hyn në fazë të re zhvillimi.

Në focus arsimi i lartë, duhet ta pranojmë, reforma ende s’ka dhënë rezultatet e pritshme. Ne sot kemi shumë të dhëna, madje edhe të çertifikuara ndërkombëtarisht, që flasin për rritje të arsimit parauniversitar. Ndihemi keq që rruga e shumë të rinjve ndërpritet kur duhet të vazhdojnë studimet e larta. Një pjesë e tyre, më të mirët, me rezultatet të shkëlqyera duhet të largohen jashtë Shqipërisë në universitetet më prestigjioze europiane. 

Do të ketë disa student ekselentë që do të ikin, por nuk duhet të pranojmë që kjo është zgjedhje e detyrueshme për ta. Mos pranojmë që ata të mos kenë zgjedhje alternative këtu. Do të sjellim eksperiencat më të mira europiane. Të ngremë struktura ekselence, si programe studimesh të përbashkëta, por universitete, departamente.

Një tjetër shembull që ska nevojë për komente, por që duhet të na bëjë bashkë e të na motivojë është fakti që renditemi ndër vendet e fundit për aplikime për kërkime shkencore.

Duam të bëhemi shembull pozitiv, siç kemi arritur të renditemi të parët në rajon për të tjera, por mund të bëhemi të parët për thithjen e fondeve të BE për arsimin dhe kërkimet shkencore.

Që prej këtij shtatori gjuha angleze fillon që në klasën e parë. Është bërë një punë e jashtëzakonshme për forcimin e kurrikulave, duke përgatitur plotësisht zbatimin e kësaj politike ambicioze.

Mandatii t retë shënon fundin e shkollave me dy turne. Shkollat e reja do të jenë më të mirë, më të forta, më të sigurta. Do të vazhdojmë të investojmë tek rritja profesionale e mësuesve. Angazhohemi të vlerësojmë e rrisim dinjitetin tashmë të rikthyer të mësuesve. 40% do i rriten pagat brenda mandatit”, tha Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash”/ Ahmetaj ‘shpalos’ synimet e mandatit të tretë

Publikuar

-

Nga

“150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash”/ Ahmetaj ‘shpalos’ synimet e PS

150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash, është synimi i socialistëve ppër mandatin e tretë.

Kështu u shpreh ministri Arben Ahmetaj në mbledhjen e Kongresit të PS, ku ka prezantuar 5 shtyllat e programit të mandatit të tretë.

 “Vizioni ynë përtej mandatit të tretë, të “Shqipërisë 2030” mbështetet në pesë shtylla që janë;

Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia të cilën e mundëm.

Mirëqenie për të gjithë, rritje ekonomike me ritme të shpejta dhe të qëndrueshme.

Modernizimi për zhvillim, turizmi, teknologjia dhe shërbimet.

Investimi te familja, fëmijët, themeli ku qëndron e ardhmja.

Shqipëri e fortë me një shoqëri të drejtë” tha ai.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në ditën e Bajramit të Madh/Myftiu i Tiranës sqaron çfarë duhet bërë

LEXO EDHE:  Pengimi i seancave dëgjimore në Kuvend/ PD thërret urgjent Konferencën e Kryetarëve (Dokumenti)

Ahmetaj premtoi 150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash nga punësimi në mandatin e tretë. “Kjo është dekada ku për çdo shqiptar do të ketë dyfishim të ardhurash përmes punësimit.

Punësimi nëpërmjet investimeve të vendit dhe të huaja. Mbështetjes në inovacion, teknologji, sipërmarrjes së vogël do të bëjë të mundur që në 4 vitet që vijnë të kemi 150 mijë vende të reja pune,  të paguara më mirë’ tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE