LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

2.3 tonë kokainë në Portin e Durrësit/ Zbardhen detaje të reja

17 Maj 2021, 11:31, Aktualitet CNA
2.3 tonë kokainë në Portin e Durrësit/ Zbardhen detaje

Zbardhen detaje të reja nga sekuestrimi i sasisë rekord të kokainës në Kosovë.

Mësohet se sasia prej rreth 2.3 tonë kokainë është gjetur në një kamion të kuq me banane, me targa 01 263 OD. Kamioni ishte i regjistruar në Prishtinë, ndërsa është mbajtur nën vëzhgim i gjithë itinerari i tij për 10 ditë.

Ndërkohë, mediet kosovare raportojnë se kamioni ishte i mbushur me mish, ku pakove dhe kontenierëve iu ishte vendosur çip.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, të cilat janë sinjalizuar nga DEA Amerikane. Kamioni me ngarkesën rekord të kokainës kaloi nga Porti i Durrësit, ndërsa lënda narkotike kapte vlerën e 6 miliardë eurove, nëse tregtohej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga