LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Zgjedhjet brenda PD-së totalisht kot"/ Klodian Tomorri: Krijojnë çarje, jo përfitim

16 Maj 2021, 17:51, Politikë CNA
"Zgjedhjet brenda PD-së totalisht kot"/ Klodian Tomorri:

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar zgjedhjet brenda Partisë Demokratike për kryetar të ri, të cilat janë propozuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, të mbahen më 13 qershor.

Në një status në rrjetet sociale, Tomorri thotë se kryetarin në një parti shqiptare nuk e mund dot kurrë me zgjedhje.

Ai deklaron se po të ishte anëtar kryesie ose i Këshillit Kombëtar, do të kërkonte që të bëhej opozitë kundër Ramës dhe jo që demokratët të merreshin me zgjedhje.

Ai pretendon se këto zgjedhje krijojnë çarje, pasi sipas tij, është harxhim i madh energjish dhe mundim i madh pa asnjë përfitim.

?Kjo historia e zgjedhjeve në parti është kështu:

Kryetarin në një parti shqiptare nuk e mund dot kurrë me zgjedhje. Edhe në partinë më të parëndësishme në Shqiperi, nuk e mund dot.

Sikur dhe Donald Trumpin t?i vesh përballë kryetarit të partisë më të vogël në Shqipëri prapë kryetari fiton.

Kështu që po të isha unë anëtar kryesie ose në Këshillin Kombëtar të PD-së do thoja hajde merremi i bëjmë opozitë Ramës se sa harxhojmë një muaj kot me zgjedhje. Është një harxhim i madh energjish dhe mundim i madh për njerëzit, pa asnjë përfitim. Totalisht kot.

Dhe këto zgjedhje as kanë për të bashkuar demokratët. Më shumë krijojnë çarje. Kështu që më mirë luftë me Ramën direkt?, shkruan ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga