LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Mehmet Qemës tek rruga ‘5 Maji’/ Policia aksion, gjenden grirëse kanabisi në një banesë

16 Maj 2021, 08:21, Aktualitet CNA
Vrasja e Mehmet Qemës tek rruga ‘5 Maji’/ Policia aksion,

Policia e Tiranës ka zhvilluar operacion në lagjen ?5 Maji?, në Tiranë, në zonën ku pak ditë më parë u vra 27-vjeçari Mehmet Qema. Mësohet se në një banesë në këtë lagje, policia gjeti disa serverë kompjuterikë dhe një lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu janë gjetur edhe pajisje grirëse kanabisi, si dhe municion luftarak. Polica ka arrestuar dy shtetasit me iniciale K.P dhe E.Z.

?Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën ?5-Maj?, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën?, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga