LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Portieri Allison i jep fitoren Liverpulit me supergol në minutën e 95-të

16 Maj 2021, 17:45, Sport CNA
VIDEO/ Portieri Allison i jep fitoren Liverpulit me supergol në

Portieri i Liverpulit, Allison, ka qenë heroi i ndeshjes së sotme ndaj Uest Bromuiç, duke i dhënë fitoren skuadrës së Jurgen Klop jo vetëm me pritjet e tij, por me një gol të shkëlqyer të shënuar në minutën e  95-të të sfidës.

Liverpuli luante me Uest Bromuiç dhe i duhej medoemos fitorja pë rtë shpresuar që të vinte nën trysni Çelsin e Leisterin që gjenden mbi të në renditjen e kampionatit. Por sfida po shkonte drejt një barazimi 1-1 që praktikisht do t?i nxirrte nga loja, me golat e Robson-Kanu për vendasit dhe Salah për miqtë që u shënuan në pjesën e parë.

Por në minutën e fundit shtesë, kur gjithçka dukej e humbur, Klop urdhëroi edhe portierin Allison të dilte përpara për një goditje këndi dhe ky ishte vendimi i duhur. Pas kromimit në zonë, portieri shënoi si një bomber i mirëfilltë me kokë duke kthyer topin në shtyllën e largët, për t?i dhënë suksesin 2-1 ekipit të tij.

Tani Liverpuli është vetëm 1 pikë pas Çelsit dhe 3 pas Leisterit, duke ndezur përsëri luftën për Ligën e Kampioneve kur mbeten edhe dy ndeshje për t?u luajtur deri në mbyllje të kampionatit.

Lajmet e fundit nga