LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fitore me aromë Champions League, Napoli kalon pengesën Fiorentina

16 Maj 2021, 12:46, Sport CNA
VIDEO/ Fitore me aromë Champions League, Napoli kalon pengesën

Napoli ia del të kalojë pengesën Fiorentina dhe mjafton të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Veronës në ?Diego Armanda Maradona? për të siguruar kualifikimin në Champions League.

Ekipi i Gennaro Gattusos fitoi 0-2 në Firence. Vendasit rezistuan vetëm një pjesë. Napolit i bëri mirë pushimi dhe në minutën e 56-të gjeti golin e avantazhit.

Penallti për miqtë (e fitoi Amir Rrahmani), Lorenzo Insigne dështoi në tentativën e parë, por kapiteni përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë. 11 minuta më vonë erdhi edhe goli i qetësisë.

Piotr Zielinski goditi drejt portës, topi u devijua nga një mbrojtës vendas dhe përfundoi në rrjetë. Përfundimisht 0-2 për Napolin, që siguron një sukses të madh për objektivin Champions.

Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani e filluan ndeshjen si titullarë dhe e luajtën të plotë atë. Tani është radha e ?finales? që fundit ndaj Hellas Veronës, aty ku vlejnë vetëm tre pikët.

Lajmet e fundit nga