Connect with Us

“Teuta është treni i fundit për Partizanin”, Daja surprizon me deklaratën para ndeshjes

Sport

“Teuta është treni i fundit për Partizanin”, Daja surprizon me deklaratën para ndeshjes

Publikuar

-

Partizani luan nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ku sfidon Teutën dhe ka mundësinë e fundit për ta pasur vetë në dorë fitimin e titullit kampion. Para kësaj ndeshje në konferencë për mediet ishte trajneri i të kuqve, Ilir Daja, që tha se fitorja është detyrë nesër dhe tregoi se Mëllugja, i ardhur në janar nga Bylisi për 25 mijë euro, ka ndërprerë kontratën me klubin.

“Është ndeshje ku luhet gjithçka sepse nëse duam t’i kemi gjërat në dorën tonë, është treni i fundit. Është e vështirë sepse luan vendi i parë dhe i dytë dhe Teuta ka atë vend në renditje sepse ka ditur të menaxhojë mirë. Janë mbrojtja më e mirë dhe ne kemi sulmin më të mirë, megjithëse loja ka dy faza dhe duhet të mos përballemi vetëm me këtë krahasim.

Duhet të mendojmë edhe për mbrojtjen sepse ata kanë lojtarë që nëse i lë hapësira, të godasin. Dy sezone pa fituar në Durrës? Kam dëgjuar se Partizani kishte 7 vite pa fituar me një ekip tjetër, për etikë nuk po e përmend. Besoj se në këtë vit që unë drejtoj Partizanin, kemi pikë të barabarta në përballjet me Teutën.

Nesër do luajmë për tre pikët dhe në rast se i marrim, favorizohemi në ndeshjet direkte. Raporti është 50-50. Duhet të përqendrohemi shumë sepse Teuta pëson pak gola. Duhet të sulmojmë më me shumë forca, po duke pasur një tjetër mënyrë të luajturi në Durrës sepse duhet të luftojmë vetëm për fitoren.

Kemi një problem me një nga lojtarët, që ka bërë ekzaminimin sot dhe ka dalë e pastër, duke qenë se ka vetëm kontrakturë, jo tërheqje. Të gjithë lojtarët që kanë ardhur në janar kanë pasur dëmtime, jo ata që kanë qenë me ne në fazën përgatitore. Duke parë këtë element pozitiv jemi të kënaqur sepse nuk kemi dëmtime dhe jemi mirë fizikisht.

Unë nuk jam këtu për Teutën, por po shikoja kalendarin e ndeshjeve në vazhdim dhe mendoj se as atyre nuk u intereson barazimi nesër sepse pas nesh luan me Laçin. Ne e kemi detyrë, por nuk do e humbim balancën. Ngjeshja e kampionatit ka bërë të vetën dhe të gjithë ekipet kanë ndjerë lodhje fizike. Të gjithë jemi të barabartë në këtë aspekt.

Na gëzon gjendja jonë fizike, kemi vërtetuar se jemi më të mirë se të tjerët. Mëllugja është larguar. Ka qenë shumë korrekt largimi i tij, duke parë hapësirat e munguara, jo për faj të Partizanit, apo stafit, por për faj edhe të tij sepse kur ka ardhur te Partizani kishte shkëputur stërvitjen. Kanë gjetur dakordësinë dy-palëshe dhe në një mënyrë shumë korrekte kemi vendosur që klubi dhe lojtari të shkëpusin bashkëpunimin”, u shpreh Daja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kaos në Kupën e Amerikës, 41 raste me COVID-19

Publikuar

-

Nga

Kupa e Amerikës u protestua nga shumë vende të kontinentit jugor për të mos u zhvilluar, duke parë se sa keq është gjendja e infektimeve me Koronavirus.
Dhe pasi fillimisht u vendos që të ndërrohej selia, derisa ishte Brazili ai që e mori përsipër zhvillimin e kompeticionit, edhe qeveria braziliane, me anë të një daljeje zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetit, ka saktësuar dje se mes futbollistëve dhe delegacioneve të të 10 kombëtareve pjesëmarrëse, të infektuarit janë plot 41, nga të cilët 31 futbollistë.

Dhe të mendosh se në këtë numër nuk bëjnë pjesë 10 lojtarët e Venezuelës që u dërguan në shtëpi një ditë përpara ndeshjes hapëse me Brazilin. Këto konfirmime të frikshme kanë bërë që shumë media braziliane dhe amerikano-jugore të vendosin që ta quajnë Kupën e Amerikës, “Kupa e Vdekjes”.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo, frika më e madhe është se edhe te kombëtaret, pavarësisht se ruhen, deri tani janë zbuluar 10 raste me COVID në persona të shërbimeve apo të qendrave stërvitore, që u shërbejnë delegacioneve dhe e gjitha kjo bën që ky turne që sapo ka nisur të mos gjejë paqe deri në fundin e tij, gjithmonë nëse do t’i shkohet deri në fund, duke parë shifrat në rritje.

LEXO TE PLOTE

Sport

Italia “show”/ Djemtë e Mançinit nuk e diskutojnë as Zvicrën

Publikuar

-

Nga

Italia ka marrë fitore ndaj Zvicrës me rezultat 3-0, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Euro 2020.

Me këtë fitore italianët kanë gjashtë pikë dhe kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Italianët e morën në dorë ndeshjen pas minutës së dhjetë, duke radhitur rastet. Locateli ishte heroi i sfidës me dy gola.

Ndërkaq, për t’i vendosur “kapakun” kësaj mbrëmje fantastike, mendoi Çiro Imobile me një gjuajtje nga distanca, duke vulosur ndeshjen në 3-0.

Italia duket vërtet e frikshme deri tani…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ E njofton klubi, Sergio Ramos nuk është më lojtar i Real Madridit

Publikuar

-

Nga

Sergio Ramos largohet nga Real Madrid dhe tashmë është zyrtare. Klubi spanjoll ka dalë me deklaratë për të ardhmen e kapitenit, shumë i përfolur kohët e fundit.

Ramos, sipas njoftimit të Real Madrid, do të dalë nesër në një konferencë për shtyp krah presidentit Florentino Perez. Ai do të flasë para mediave prej orës 12:30.

Ramos pa asnjë diskutim është një legjendë e Real Madrid dhe vetë klubi e pranon. Mbrojtësi u bashkua me madrilenët në vitin 2005 dhe për 16 vite fitoi gjithçka.

LEXO TE PLOTE