Connect with Us

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Shëndeti

Publikohen shifrat/ Ulet sërish kurba e infektimeve, ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1862 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

LEXO EDHE:  Bien lindjet në Shqipëri/ Niveli më i ulët prej 60 vitesh

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Maj 2021)
Raste të reja ditore         37
Të shëruar në 24 orë      1,231
Të shtruar në spitale      85
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore                1,862

Testime totale            676,757
Raste pozitive             132,015
Raste të shëruara        124,312
Raste Aktive                  5,271
Humbje jete                  2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         4137
Shkodër       219
Fier               125
Korçë            196
Gjirokastër   135
Durrës          64
Vlorë             113
Elbasan        75
Lezhë           87
Berat             57
Kukës           29
Dibër           34

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksina e Novavax/ 93% efikase kundrejt të gjitha varianteve të Covid

Publikuar

-

Nga

Vaksina Novavax/ 93% efikase kundrejt të gjitha varianteve të Covid

Nga Dr.Blerta Brati, mjeke mikrobiologe prane ISHP

Sipas laboratorit Novavax, vaksina që ai po zhvillon kundër Covid është më shumë se 90% efektive kundër të gjitha varianteve Sars-CoV-2 aktualisht në qarkullim.

Këto të dhëna vijnë nga prova klinike kundrejt placebo (Parandalimi-19) e kryer nga laboratori, mbi gati 30,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

Rezultatet tregojnë efikasitet 100% kundër formave të moderuara dhe të rënda të infeksionit, dhe 90.4% në përgjithësi.

Renditja e rasteve që kanë ndodhur demonstron një efikasitet prej 93% kundrejt të gjitha varianteve shqetësuese dhe me interes aktualisht në qarkullim, me një efikasitet prej 91% në popullatat me rrezik të lartë (mbi 65 vjeç, bashkë-sëmundje, ekspozim i shpeshtë) .

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese/ 2 viktima dhe 96 raste të reja në 24 orë

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën, në Morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit 5 mijë euro

Vaksina e zhvilluar nga Novavax, e quajtur NVX-CoV2373, thuhet se është “nën-njësi”, e bazuar në nanopjesërat e proteines rekombinante.

Ndryshe nga vaksinat e tjera, nuk ka nevojë të ruhet në temperatura shumë të ftohta, por vetëm ndërmjet 2 dhe 8 ° C, gjë që mund ta bëjë më të lehtë transportimin dhe administrimin në vendet më të prekshme.

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më i njejti!”/ Rakacolli sqaron pasojat në shëndet

Publikuar

-

Nga

“Një njeri që ka kaluar COVID-in s’është më i njejti!”/ Rakacolli sqaron pasojat në shëndetin mendor dhe mushkëri

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ishte e ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Rakacolli është ndalur të sqarojë pasojat që le Covid tek personat që e kanë kaluar.

Ajo tha se kjo nuk është një teori e thënë pa asnjë bazë, pasi një person që e ka kaluar Covid nuk është më i njejti.

Pasojat më të shumta janë në mushkri dhe në shëndetin mendor.

“Bota është akoma përpara të panjohurës, që COVID ndikon në shumë sisteme ndikon, dhe që lë pasoja po shihet gjithnjë e më tepër, ato që kanë kaluar nuk janë si më parë, përjetojnë simptoma që duken që janë lidhur me COVID, ka lënë shumë pasojë në shëndetin mendor dhe të frymëmarrjes. Flitet shumë, për pasoja që lë në sistemin nervor,  që kalojnë si hije, si mjegull, apo kujtesë të shkurtër, por shëndetin mendor mund të jetë edhe një reaksion nga sëmundja e shekullit apo të përballjes me humbje apo vuajtje të njerëzve të dashur”, tha Rakacoli.

E njëjta vlen edhe me mjekët, tha Rakacolli, të cilët pavarësisht se shifrat janë të ulëta dhe spitalet po boshatisen, nuk po i gëzohen ende kësaj situate.

“Përballja me vuajtjet të lë pasoja dhe mjekët nuk janë më njësoj, janë përballur me njerëz që shohin shpresën vetëm të ti. Të fiken njerëz në duar nuk është e vogël dhe nuk kalon prap pasoja në shpirtin tënd, akoma nuk mund t’i gëzohen kësaj situatë”, tha Rakacolli./CNA.al.

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Lehtësohen të tjera masa anti Covid/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Publikuar

-

Nga

Lehtëson të tjera masa anti Covid/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se do të lirohen të tjera masa anti Covid.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook bëhet me dije se do të lejohen grumbullimet me 50 persona në ambiente të hapura, nga 10 që ishin aktualisht.

Kjo masë lehtësues hyn në fuqi nga dita e sotme./CNA.al

LEXO TE PLOTE