Connect with Us

Nga Artan Fuga/ A mund të jetë deputeti “i lumtur”, kur elektorati i tij është i dëshpëruar?

Opinione

Nga Artan Fuga/ A mund të jetë deputeti “i lumtur”, kur elektorati i tij është i dëshpëruar?

Publikuar

-

Eshtë kollaj të thuash që ne do të vazhdojmë betejën, dakord, por nuk duhet folur vetëm për vazhdimësinë e përpjekjeve për demokraci.

Sa do të vazhdojë ? Edhe 4, edhe 8, sa ? Një shekull ? Se cështja nuk është të vazhdosh betejnë, por ta fitosh !!! Por, duhet marrë në sy edhe fakti që elektorati opozitar nuk pësoi thjesht një goditje politike.

Por, edhe një humbje të madhe ekonomike, sociale, psikologjike. Kishte shpresa se do të përfundonte për të situata e inferioritetit social, nuk ja arriti dot !

Një deputet opozitar e vazhdon karrierën e tij politike edhe kur humbet partia e tij në zgjedhje. Ekonomikisht ai fundja trajtohet si një deputet socialist.

LEXO EDHE:  Frika nga coronavirusi/ Basha thirrje qeverisë: Merrni masa të menjëhershme

Nga kjo anë ai nuk humbet asgjë. Por, elektorati demokrat nuk përjeton të njejtën gjë, ai e paguan me pasoja sociale dhe ekonomike gjithçka ndodhi.

Mund të ketë deputet opozitar të lumtur, ta trajtojë çështjen vetëm politikisht, dhe elektorat opozitar ekonomikisht fatkeq ? Kjo duhet njohur seriozisht !

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

E megjithatë je vetëm

Publikuar

-

Nga

Nga Ben Andoni

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i vendit, është vendosur për herën e dytë përballë gazetarëve, duke shpjeguar etimologjinë politike të konceptit bar dhe më shumë nga të gjitha akuzat që ai ka përballë, shprehur sëfundmi me “këshillat” nga ambasadorja amerikane. E vetmja e re është se ai nuk tërhiqet dhe deklarata e stërpërsëritur se: ndaj tij nuk ka prova.

Nëse do të kishte, ato do të jepeshin është munduar t’i mbushë mendjen ai gazetarëve të pranishëm, që janë munduar me pyetjet e thjeshta për të kuptuar diçka më shumë.

Por, pa sqaruar se Departamenti i Shtetit nuk i bën publike ato. Ishte e natyrshme, që përpara se ai të merrej me procesin e tij vetanak gjyqësor me një gjykatë në Paris, vetë autoritetet e shtetit shqiptar, si presidenti Meta por edhe kryeministri i vendit Edi Rama të merreshin zyrtarisht me akuzën ndaj tij.

Presidenti Ilir Meta natyrshëm është futur në guaskën e vet, pasi po merr oksigjen nga shtyrja e shqyrtimit të çështjes së tij në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk po prononcohet; kurse Edi Rama, kryeministri i vendit, që pak i kushton fati i paraardhësit të tij, as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë.

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike është duke u përpëlitur për të parë si do rrjedhin situatat në mënyrë që të shprehet publikisht realisht për fatin e z.Berisha. Kuptohet atë që lidhet me të, përfaqësimin në parlamentin e ri, që nuk dihet ende nëse ai do ta respektojë si duhet. Apeli i ambasadores së SHBA e linte të hapur këtë opsion. Me pak fjalë, të tre subjektet kryesore në vend që lidhen me të, as nuk e marrin përsipër të prononcohen zyrtarisht, sepse askush nuk di hapin tjetër të SHBA-së. Vendosmëria e ambasadores dhe artikulli-letër që la në fund kuptohet se në dorë kanë dhe letra të tjera që do t’i nxjerrin në kohën e duhur.

LEXO EDHE:  Frika nga coronavirusi/ Basha thirrje qeverisë: Merrni masa të menjëhershme

LEXO EDHE:  “Lulzim mos jep dorëheqje"/ Kreshnik Spahiu thumbon kreun e PD

Ndërkohë që te PD-ja gjithnjë e më shumë po dalin zëra kundër Berishës, kurse të tjerë më së shumti po presin konjuturën e radhës për t’i kthyer krahët. Berisha e di mirë këtë dhe ndaj duke i kërcëllitur dhëmbët SHBA-së, indirekt ua ka bërë të qartë se as nuk i llogarit fare. Por sërish është i vetëm dhe në segmentin më të vështirë të jetës së tij. Kjo është tragjedia e madhe e tij.

Dhe, vetmia e ndjek sërish edhe pse çdokush e shikon me kujdes në reagimin e ashpër ndaj zyrtarëve amerikanë; përçmimin ndaj Reformës në Drejtësi, madje duke dhënë prova që e turpërojnë procesin, nëse do jetë i vërtetë; si edhe akuzat me emër për persona brenda dhe jashtë sistemit, si të përlyer me korrupsion. Në momentin që organet e drejtësisë shqiptare nuk kanë ofruar gjë kundër tij, por edhe askush nuk e përgënjeshtron, ai do të ketë zë, të paktën deri në shtator.

Problem është nëse gjërat që ai artikulon do jenë disa për qind të vërteta. Larg Berishës dhe të gjithë politikës shqiptare, në ditët e ardhshme zhgënjimi do jetë te shqiptarët, që fillimisht askush nuk i gjen provat këtij personi, që ka vulë mbi shumë zhvillime në vend por edhe kësaj politike kaq agresive. Ditët e ardhshme do të na tregojnë shumë gjëra por mbi të gjitha sesa vlen drejtësia në Demokraci.

Dhe, sido që të ndodhë, ajo që tashmë shihet qartë është një dhe vetëm një: Berisha është i vetëm dhe gati i pambrojtur në këtë luftë të pabarabartë me Departamentin e Shtetit, që as denjon t’ia hedhë sytë, por edhe me Shqipërinë, që duhet se e ka përcjellë prej kohësh në histori. Atë të të bërit shtet… alla shqiptar me fytyrë berishiane. Për këtë është më mirë të jesh i vetëm.

LEXO TE PLOTE

Opinione

E vërteta na duhet të gjithëve, herë pas here edhe Berishës

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati 

Sali Berisha me sa duket ka vendosur të adoptojë një qasje perfide ndaj vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për ta reshtuar atë në listën e errët të politikanëve « non grata » të shpallur nga Uashingtoni. Në konferencën e shtypit të organizuar këtë të enjte ai i shpërfaqi hapur synimet e tij : «Bëni ç‘të doni me vendimin tuaj për të mos më lejuar të shkel në tokën amerikane, por ama, loja ndryshon, kur doni ta përdorni këtë për të më nxjerrë edhe nga politika në Shqipëri ».

I gjithë lajtmotivi që ish kryeministri përdori në bashkëbisedimin e tij mbi një ore me gazetarët ishte pikërisht ky, se sekretari i shtetit nuk ka nevojë të bëjë publike prova dhe fakte, kur është fjala për ti ndaluar atij hyrjen në SHBA, por paraqitja e tyre bëhet e domosdoshme, për të penguar qenien e tij në grupin parlamentar të PD-së.

Me këtë synim të përcaktuar qartë ai, ai tha se po kërkonte nga gjykata e Parisit provat që ka SHBA për minimin që i ka bërë demokracisë dhe për korrupsionin me fondet publike. Ai e ironizoi ambasadoren Kim, duke theksuar se bar hanë ata që besojnë akuzat pa fakte. Së fundi bëri edhe premtimin për tërheqje përfundimtare nga politika, nëse dikush i nxjerr qoftë edhe një dokument të vetëm që provon fajësinë e tij.

Duket se strategjia që ka zgjedhur Berisha, nuk është ti kthejë mendjen diplomatëve amerikanë, që për ditë e më shumë po shfaqen të prerë në qëndrimet kundër tij, por të rikuperojë në publik, pas goditjes së fortë që ka marrë dhe të pengojë me sa mundet përshkallëzimin e situatës.

Sepse, nëse ndaj vendimit për shpalljen non grata, që erdhi menjëherë pas zgjedhjeve, ish lideri historik i PD-së e kuptoi se ishte i pafuqishëm për të ndryshuar diçka, ndaj shantazheve që Yuri Kim po i bën Lulzim Bashës për të vrarë atin e vet politik, Berisha e ndjen se ka ende një rol për të luajtur.

Dhe për të arritur këtë, ai po i adresohet atyre vlerave, që janë në ADN e politikanëve realisht demokratikë, por të cilat ai shpesh i ka nëpërkëmbur në karrierën e tij.

Ai po kërkon ta zhvendosë lojën tek parimet e transparencës, të vërtetës, të mos linçimit të njerëzve pa prova, të mos zhvillimit të gjuetive të shtrigave pa fakte.

Pra, ajo që po synon është e thjeshtë: nëse nesër KQZ-ja do të marrë në shqyrtim praninë e tij në parlamentin e ardhshëm, kjo duhet të bëhet në bazë të dokumenteve dhe akteve konkrete dhe jo duke e trajtuar si njeriun e shpallur armik nga hiperfuqia. Nëse PD do të detyrohet të debatojë kërcënimet e Yuri Kim, lidhur me prezencën e tij në grupin parlamentar, diskutimi nuk mund të zhvendoset në rrafshin debil se « kështu na kanë thënë amerikanët ».

Dhe duhet pranuar se, në gremçën që ka gjetur, ujku plak i politikës ka të drejtë.

LEXO EDHE:  “Berisha burrë i fjalës”/ Ja si i përshkruan Vasili krerët e politikës shqiptare

LEXO EDHE:  Grabitja e bankës në Vlorë/ Basha: Ka rënë rendi dhe siguria publike, krimi më i sigurtë se kurrë

Nuk besoj të gjendet shqiptar me mend në kokë, me gjykim të pavarur dhe me arsye të shëndoshë, sado që ta përbuzë apo mos e dojë Berishën, që të kërkojë goditjen e tij sepse këshu ka ardhur urdhëri nga përtej oqeanit. Me përjashtim të ndonjë sahanlëpirësi që flet për llogari të rilindjes, ose të dikujt që i janë errur sytë nga urrjetja, askush nuk e preferon një demokraci, ku vullneti i vendit më të madh nuk e përfill shtetin tonë ligjor.

Për më tepër një histori të ngjashme e kemi ndjekur jo shumë kohë më parë në Kosovë. Të gjithë e mbajnë mend turmën e trutharëve që bërtisnin me të madhe në rrugë se qeveria Kurti duhej rrëzuar, se atë se donte një birbo si Grenell, apo vetë djali i Trumpit, se Kosova do të humbte aleatin e saj të madh, se do të iknin investimet, se NATO do të largohej, po mos zbatohej urdhri i secilit gringo që kalonte andej pari.

Natyrisht, asgjë nga këto nuk ndodhi, trupat ushtarake dhe fondet amerikane mbetën po aty, veçse Kosova humbi më shumë se një vit në luftën e saj për ç‘kapjen e shtetit, sepse iu bind vullnetit të idiotëve të dobishëm që i flisnin në emrin e madh të Amerikës.

Natyrisht si ç‘do krahasim që çalon edhe ky i fundit as nuk mëton të barabisi dy figura aspak të ngjashme si Albini dhe Saliu, por ai vlen për të kuptuar se jo gjithçka që thuhet në emër të SHBA mban me vete edhe vulën e së vërtetës.

Kështu po ndodh edhe këtë herë, kur pasi i dhanë një goditje të fortë politike, një grup diplomatësh nga Amerika, po tentojnë ta likudojnë edhe juridikisht Berishën.

Dhe kjo në një shtet demokratik nuk mund të ndodhë pa prova. Pikërisht këtë lojë ka kapur edhe ish kryeministri që po reket ti mëshojë fort këtij argumenti.

Është e vërtetë që Berisha sot, në rastin e tij më fatlum, do duhej të ishte në Lalëz duke u kujdesur për niprit, është po ashtu e vërtetë që PD duhej të ishte divorcuar nga pjesa më e keqe e trashëgimisë së tij. Por nëse asnjëra prej këtyre gjërave normale nuk kanë ndodhur dhe kjo, aq më pak, mund të bëhet me një ndërhyrje anormale të diplomatëve nga SHBA. Nëse sfida e vërtetë e shoqërisë shqiptare është ndarja përfundimtare më këtë lloj politikani, kjo nuk mund të bëhet përmes një berishizmi të ri, të importuar me etiketën «made in USA». Ne nga SHBA nuk kemi nevojë të bëjë detyrat tona të shtëpisë, duke na spastruar skenën politike, ajo që na ndihmon është të mos trajtohemi si barngrënës, që janë të padenjë për dëgjuar fakte, sepse sillen kolulur ndaj urdhrave.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Konferenca e sotme ishte për Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Eksperti i Ekonomisë Azmi Stringa ka komentuar deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha në konferencën e ditës së sotme.

Sipas tij, Berisha sot mbajti konferencë për kreun e PD, Lulzim Basha.

“Një po mbeti ai do të jem unë, ky është betimi solemn i demokratëve.”Është ligjërim i përsëritur këto javë. Kush se kupton.Pra PD do e marrë me vete. Ajo është e imja.

Pra unë nuk iki. Do iki i fundit nga PD.Kush ikën i fundit nga anija? Kapiteni!

Pra Berisha thotë kjo është anija ime, unë jam Kapiteni. Do mbytemi bashkë. Ose ikni ju, por skeni gomone!Jo vetëm skeni gomone, por do ju gjuaj me plumba nga anija në mbytje, nëse merrni gomone me leje. Nga sot Berisha foli dhe në emër të Lulit. Pa leje a me leje, ai si shahist bëri lëvizjen e parë. Kjo konferencë është për Lul Bashën”, shkruan ai në postimin e tij në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE