Connect with Us

Mjaftisti që kërkon të vijë në krye të PD/ Loja e Bashës me postin e kryetarit

Politikë

Mjaftisti që kërkon të vijë në krye të PD/ Loja e Bashës me postin e kryetarit

Publikuar

-

Partia Demokratike, humbi në zgjedhjet e 25 Prillit dhe kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha nuk mbajti përgjegjësi, por, po bën veprime nga më të ndryshmet për të justifikuar humbjen dhe mbajtur karrigen e kryetarit.

Këto rrethana, pra qëndrimi dhe për katër vite në Opozitë, ka ngjalluar reagime tek mbarë demokratët, pavarësisht se nga brenda PD, përpiqen të mbahen të fshehura reagime të tilla, duke e ngushtuar kritikën në një grup të vogël, që në fakt, po merr përmasa të mëdha dite pas dite.

Këtë e tregoi edhe fakti, që Basha nxitoi të thërriste kryesinë edhe Këshillin Kombëtar, pas disa ditësh që kritikët kanë filluar daljet e tyre publike.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi edhe një kandidat të vetëshpallur për kryetar të PD-së.

Ai është anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pas rezultateve në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD ka arritur të marrë vetëm 59 mandate.

Kadilli të vetmin sukses në karrierën e tij politike, si drejtues i PD e ka me ardhjen e Lulzim Bashës, ka qenë mbështetës i tij në garën  e vjedhur të 2013, më pas Basha duke e parë paaftësinë epike nuk e kandidoi për deputet as në 2017 dhe as në 2021, dhe për të ngelur në lojë me një kockë politike, Kadilli vetëshpallet kandidat.

NGA VJEN DHE KU SHKON

Deri tek vetëshpallja si kandidat, s’ka asgjë jashtë normales. Por, çështja është se PD rrezikon të zhytet thellë e më thellë në humbje, ndërsa i del para Kadilli si kandidat për kryetar.

I vetëshpalluri si kandidat për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli është katapultuar nga “MJAFT”-i, nga OJQ e famshme e Erion Veliajt në PD që në vitin 2004.

Kadilli është zgjedhur deputet në vitin 2009-2013 dhe më pas është përfshirë sërish në politikë nga Lulzim Basha duke u bërë sekretar i Burimeve Njerëzore.

Ky emërim e bëri të ishte edhe mbështetës i flaktë e Bashës.

Por, nga 2004, kur është përfshirë në PD dhe është bërë këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deri më sot, pra për 17 vite, Kadilli nuk është lakuar për ndonjë meritë të madhe në këtë forcë politike.

Sot, Kadilli-“Mjaftisti”, që dje ishte mbështetës i Bashës, dhe përfshihej në konflikte e akuza, flet për parime dhe vizion të ri.

Kujtojmë se si në vitin 2018, Fatbardh Kadilli u shfaq në rrugë duke u përplasur fizikisht me një qytetar.

Kadilli hidhej në rrugë, duke përdorur shqelmat dhe grushtet ndaj një të moshuari.

          Kadilli sherr në rrugë me një të moshuar

Tashmë Kadilli, ushtari kryesor i Bashës që e mbështeti, pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2017, ku u përfol për pazare që do të kandidonte si deputet në vitin 2021 del dhe flet për vizion dhe parime.

Sot, duket se Basha e ka nxjerrë vetë në garë, për të mos pasur në fakt, fare garë.

LEXO EDHE:  Drejtësia, Basha i përgjigjet Ramës/Reforma s'mund të trajtohet për intriga politike dhe larje llogarish

Pra, e gjithë skema me vetshpalljen si kandidat duket një farsë, për të mos u prekur karrigia e Bashës në krye të PD.

Kadilli dhe Basha kanë një të përbashkët nuk marrin dot as votat e grave të tyre, por Basha ka mbështetje ish kryeministrin Sali Berisha.

Ndërsa Kadillin, vetëm po ta mbështesë Erion Veliaj, në këmbim të qëndrimit të Bashës në krye të PD.

Pasi kjo skemë iu duhet dhe iu shkon për shtat socialistëve, për të zgjatur jetën e tyre në pushtet.

Askush më shumë se Basha nuk ua garanton socialistëve qëndrimin në pushtet.

Ndaj e gjithë ky trumbetim me Kadillin duket të jetë një lojë politike, për të mbajtur në fuqi pazarin e Bashës me socialistët.

Pazar të cilin demokratët nuk e harrojnë lehtë, pasi PD i doli nga duart jo vetëm pushteti qendror, që nuk diskutohet, por dhe ai vendor, në vitin 2019.

Ndaj, Kadilli, dyshohet se  është thjesht një manekin politik i përdorur nga Veliaj dhe Basha për një shërbim të fundit.

Kadilli, duke kandiduar mund të kapë edhe kryesinë ose të ngelet në lojë.

Po s’kapi asnjërën ndoshta e ndihmon “lali” Eri apo kunati i Lulit për ndonjë sukses të mëtejshëm ekonomiko- financiar si shpërblim për shërbimin politik

AKUZAT NDAJ KADILLIT NGA ISH-ANËTARI I KRYESISË SË PD

Maliqi le të hapur bashkëpunimin me Topallin dhe Murrizin/ Nuk përjashton as PS: Kurrë mos thuaj kurrëPrejardhjen e Kadillit nga  “Mjaft”-i, e ka shenjëstruar edhe Lefter Maliqi, ish-pjesë e PD-së, përgjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015.  Në atë kohë, Lefter Maliqi, anëtar i Kryesisë së PD, Berat, ka akuzuar të deleguarin e Lulzim Bashës, Fatbardh Kadilli, se është mik i Erjon Veliajt dhe se ka braktisur organizimin e fushatës elektorale për Bashkinë e Beratit.

Maliqi deklaronte se me një të deleguar të tillë, PD e ka të sigurtë humbjen në Berat.

Ky i mjaftit, mik i Erion Veliajt, ka shkuar dhe ka gënjyer kryetarin Basha bashkë me një tufë eunukësh, duke i thënë se Lefter Maliqi s’fiton në Berat. Sot, në një takim të tensionuar që pata më tha tekstualisht: askush nuk fiton dot në Berat as ti, as kandidati aktual z. Kasem Mahmutaj”, shprehet Maliqi.

Lefter Maliqi më tej është shprehur se me pesimistë të tillë si Kadilli kanë degraduar PD.

Të nderuar miq, fytyra të kalbura, të pashpresë dhe pesimist si ajo e zotit Kadilli janë ato që e çuan dhe po e mbajnë PD në opozitë. Turp të kesh z. Kadlili! Mos rri kafeneve në Tiranë, por zbrit në bazë! Mos u kthe më në Tiranë dhe lufto për çdo votë! Ne jemi optimist dhe më të fortë se kurrë! Përpara!”, deklaronte Maliqi në vitin 2015./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Publikuar

-

Nga

Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë

Ashtu sikurse CNA.al e kishte paralajmëruar, procesi i zgjedhjeve për kryetarin e PD, është shoqëruar me parregullsi të shumta.

Një ndër më skandalozet është manipulimi që është bërë në Maliq.

CNA.al ka mësuar se në Korçë kanë votuar 570 veta për Lulzim Bashën, 83 për Agron Shehajn 41 për harxhin dhe 22

Ndërsa në Maliq kanë votuar 471 veta për Lulzim Bashën, 19 për Agron Shehajn, 7 për Harxhin dhe 5 për Kadillin. Pjesëmarrja në votim raportohet më e madhe në Maliq se në bashkinë e Korçës.

Ky është një fakt që tregon një tjetër manipulim votash. CNA.al denoncoi se ishin hedhur 150 vota në bashkinë e Maliqit me urdhër të deputetit Ervin Salianji. Bashkia e Maliqit nuk është një njësi e madhe administrative që ka një dendësi të madhe të popullsisë, pra siç është bashkia e Korçës, Bashkia e Pogradecit apo Elbasanit, por është një bashki e cila është ndërtuar kryesisht si një njësi administrative për popullsinë e Maliqit dhe në shumë komuna ka një shpërndarje të gjerë gjeografike.

Bashkia e Maliqit për nga territori është shumë herë më e madhe se ajo e Korçës, dikush nga maja e malit apo nga fusha ka shkuar ka votuar Lulin në Maliq, kurse në Korçë në qytet, aty tek pazari, tek parku Rinia, tek lagjja 4, te lagjja 12, 7 nuk ka lëvizur nga shtëpia të shkojë të votojë.

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/Lobistët duan paratë, jo Bashën në pushtet

LEXO EDHE:  Rama zbardh takimet me Bashën dhe Metën/ Ja çfarë i thashë Lulit

Ky është një fakt që vërteton atë që CNA.al denoncoi për 150 votat e hedhura në Maliq, në një proces të manipuluar zgjedhor. Votat fiktive kryesisht vihen emrat e emigrantëve dhe demokratëve që nuk kanë shkuar të votojnë, duke nxjerrë një rezultat fiktiv. Një proces i manipuluar, krejtësisht i pavlerë.

I njëjti manipulim ka ndodhur edhe në Devoll. Në Devoll pretendohet se kanë shkuar për të votuar gati 700 demokratë nga të cilët 577 kanë votuar për Lulin. Kjo është e pavërtetë. Bledion Nallbati, ish kryetari i Bashkisë ka mbushur kutitë për Lulzim Bashën, pasi pjesëmarrja në Devoll ka qenë shumë e ulët. Edhe popullsia e Devollit ëshë më e ulët se sa në Korçë. Por, Devolli ka gati dyfishin e votave për Lulzim Bashën, sesa Korça.

Dhe më të ultin rezultat e ka Kolonja, dhe më pas Pogradeci.

Pogradeci ka një numër më të madh anëtarësh. Është një njësi administrative me më shumë banorë, por del se në Pogradec kanë votuar më pak se në Korçë. Në Pogradec kanë votuar më pak se në Maliq dhe më pak se në Devoll. Por, në fakt Devolli dhe Maliqi janë bashki më të shpërndara si njësi administrative sesa Pogradeci./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryetari i PD-së së Devollit “rebelohet” me Bashën/ Bojkoton zgjedhjet për demokratët e përjashtuar

Publikuar

-

Nga

për zgjehdjen e kandidatëve për deputetë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Devoll, Arben Miza, ka bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miza, i cili ka shprehur indinjatën e tij lidhur me heqjen e të drejtës së votës të shumë demokratëve nga ana e Lulzim Bashës.

Kreu lokal i PD-së së Devollit deklaron se bojkoti i zgjedhjeve vjen si një akt solidariteti ndaj të gjithë demokratëve që i është mohuar sot e drejta të shprehin pëlqimin e tyre me votë.

I vlerësoj të 4-kanditaturat. Refuzoj të votoj në shenjë solidariteti me të gjithë ata demokratë, të cilëve ju mohua e drejta për të votuar!”, shkruan Miza në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se zgjedhjet e tetorit të 2020-ës në PD-në e Devollit për kandidatët për deputetë, u shoqëruan me incidente dhe përplasje.

LEXO EDHE:  Sfidoi publikisht Bashën me largim nga partia/ Ish-kreu i PD-së flet për CNA.al
LEXO EDHE:  Drejtësia, Basha i përgjigjet Ramës/Reforma s’mund të trajtohet për intriga politike dhe larje llogarish

Mes drejtuesve lokalë të Devollit plasi grushti, pasi disa mbështetës të ish-kryebashkiakut të Devollit Bledion Nallbati qëlluan me grushte kryetarin e PD-së Arben Miza.

Në këtë sherr janë nxjerrë edhe armët dhe pavarësisht se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi, bëri thirrje të qetësohet situata, kjo rezultoi pa sukses.

Demokratët rrahën kryetarin e PD-së, duke qenë se ky i fundit kishte ngritur akuza ndaj Nallbatit lidhur me blerjen e votave dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.

Miza është është dëbuar nga PD dhe demokrattë e kanë shpallur armik./ CNA.al

Plas në PD-në e Devollit/ Grushta mes drejtuesve lokalë, nxjerrin armët

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mban karrigen e kryetarit/ Votat që humbi nga 2017

Publikuar

-

Nga

Basha mban karrigen e kryetarit/ Votat që humbi nga 2017

Partia Demokratike ka zhvilluar sot zgjedhjet për kryetar ku në garë ishin katër kandidatë, Edith Harxhi, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe vetë kreu në detyrë Lulzim Basha.

CNA.al ka mësuar Lulzim Basha ka arritur të mbajë karrigen e kryetarit të PD-së, por me një numër votash, shumë herë më të ulët se në 2017.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se nga votat e numëruara deri në këto momente, Lulzim Basha ka marrë rreth 26 mijë vota, nga 58 mijë vota që kishte marrë në 2017.

Edhe pse arriti sërish të mbajë karrigen e kryetarit, votimi i sotëm i demokratëve duket se është një “shuplakë” e fortë për Lulzim Bashën.

LEXO EDHE:  Rama zbardh takimet me Bashën dhe Metën/ Ja çfarë i thashë Lulit

LEXO EDHE:  Topalli zbulon emrat e oligarkëve të politikës/ “Ata i shohin njerëzit si numra”

Basha mban karrigen, por humbi rreth 32 mijë vota të demokratëve, krahasuar me votimin e 2017.

Një proces zgjedhor, me mjaft paregullsi dhe denoncime të shumta, një garë elektorale e zhvilluar totalisht në kushte të barabarta, dhe sërish Lulzim Basha mori një rezultat të turpshëm.

Basha nuk mundi të deklaronte 58 mijë vota megjithëse në fakt ka një manipulim që tregon se Basha ka më pak se 15 mijë vota./CNA.al

LEXO TE PLOTE