Connect with Us

Me pranga në duar/ Ish-anëtari i “Agimit të Artë” u ekstradua nga Brukseli në Greqi

Aktualitet

Me pranga në duar/ Ish-anëtari i “Agimit të Artë” u ekstradua nga Brukseli në Greqi

Publikuar

-

Me pranga ne duar, i shoqëruar nga forca policore është sjelle nga Brukseli, në aeroportin e Athinës, eurodeputeti dhe ish-anëtari i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh dhe pasi është vendosur në arrest shtëpiak, është ekstraduar në Greqi sipas urdhër-arrestit të gjykatës greke.

Lagos është dënuar me 13 vjet e 8 muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të saj, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë e Greqisë së pasluftës, por i është shmangur për 7 muaj e gjsymë burgosjes, duke përfituar nga statusi i eurodeputetit, raporton TCH.

Ai është çuar në burgun e Domokosë, ku vuajnë dënimet edhe liderët e tjerë te Agimit të Arteë si Nikos Mihaloliakos , Ilias Kasidhiaris, Panagitois Germnis etj. Sipas dosjes penale, Janis Lagos, ishte njeriu të cilit udhëheqësi i partisë neonaziste, Nikos Michaloliakos i kishte caktuar përgjegjësinë e grupeve të dhunshme të goditjeve.

Ishte ai, që sipas dëshmive, i ka dhënë urdhër liderit të grupit të Pireut të aktivizonte njerëzit e tij për të sulmuar këngëtarin antifashist, Pavlos Fyssas natën fatale të 18 shtatorit 2013, kur ai mbeti i vrarë nga neonazisti, Giorgos Rupakias.

Gjithashtu, Lagos ka qenë mbikqyrësi dhe urdhëruesi i disa sulmeve të dhunshme madje dhe tentativave për vrasje, midis tyre edhe ai ndaj disa peshkatarëve emigrantë nga Egjipti si dhe te sindikalistëve të Partisë komuniste greke në vitet 2012-2013. Siç ka theksuar zëdhënësja e qeverisë greke pas burgimit të tij, Greqia luftoi dhe dëboi helmin toksik të Agimit të Artë, ndërsa reagime ka pasur edhe nga forcat e tjera politike.

Ndërkohë, mbetet ende i pa arrestuar një prej udhëheqësve kryesorë të Agimit të Artë, Kristos Papas, që është zhdukur menjëherë pas gjyqit dhe është shpallur në kërkim, per t’u mbyllur edhe cikli i partisë neonaziste, që pas krizës ekonomike në 2010, per disa vite u bë forca e tretë politike në vend, si dhe pjess e parlamentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksidenti shuan një familje/ Meta apel të fortë qytetarëve dhe institucioneve 

Publikuar

-

Nga

Aksidenti shuan një familje/ Meta apel të fortë qytetarëve dhe institucioneve 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë, që i mori jetën katër personave.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i drejton një apel të fortë institucioneve, ndërsa thekson se duhen marrë masa për të parandaluar të tilla tragjedi.

Gjithashtu Meta apelon edhe qytetarët, që të udhëtojnë me shumë kujdes.

Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.

I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.

Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ndahet nga jeta aktivistja e njohur shqiptare

Publikuar

-

Nga

Aktivistja e njohur dhe ish-e përndjekura politike Ajtanga Lubonja është ndarë sot nga jeta.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të Lubonjes, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale.

Te nderuar miq,

Me hidherim te thelle ju njoftojme se njeriu yne i dashur Ajtanga Lubonja u nda nga jeta sot ne mengjes!

Varrimi behet sot ne oren 15:00 ne varrezat e Tufines.!

Faleminderit te gjitheve atyre qe duan te ndajne dhimbjen me ne!

Nisja behet ne oren 15:00 drejt varrezave te Tufines, nga shtepia ne rrugen Fortuzi!

Me respekt nga familja.”-thuhet në mesazh./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ishin nisur drejt plazhit, përfunduan në parajsë/ Një ëngjëll pret te porta dy motrat e vogla

Publikuar

-

Nga

Gazetari Bledi Mane ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Vlorë, ku një familje prej katër anëtarësh, humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Mane shkruan se një kriminel, një gangster shpejtësie, mori katër jetë të pafajshme.

Ndërsa, personi që shkaktoi aksidentin, është gjallë, dhe sipas tij po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit.

Një prej nesh, një kriminel, një gangster shpejtësie dhe pakujdesie përplasi me makinën e tij, një makinë të pafajshmish.

Familja Gushi sot u shua krejtësisht. Në fillim vdiq vajza e vogël Eva 9 vjeçe, motra tjetër 14 vjeçe Anastasia mbylli sytë e dyta, i treti dha shpirt babai Eduarti 44 vjeç dhe në fund vdiq me merakun e të treve nëna, Silvana 33 vjeçe.

Udhëtimi me makinën e tyre ndaloi, por edhe udhëtimi i familjes drejt parajsës ndaloi. Te shkallët e hyrjes një ëngjëll i purpurt klithte e bërtiste:

-Kush i solli kaq shpejt këto dy vogëlushet e pafajshme në parajsë?

Ndërkohë mbi tokë gangsteri që i vdiq është gjallë dhe po bën gati sa lekë do i japë policit, prokurorit dhe gjykatësit…”-shkruan Bledi Mane.

LEXO TE PLOTE