Connect with Us

Liderët myslimanë takim urgjent për situatën në Gaza

Bota

Liderët myslimanë takim urgjent për situatën në Gaza

Publikuar

-

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim urgjent për të diskutuar situatën në Gaza. Organizata, që përbëhet nga 57 vende anëtare, bëri thirrje për dhënien fund të sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.
Ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet që po praktikon krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza”.

Malki u kërkoi vendeve myslimane të mbështesnin popullin palestinez si dhe të vendosnin sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, fajësoi Izraelin për dhunën e fundit.
“Vetëm Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e fundit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, tha Cavusoglu.

LEXO EDHE:  Thaçi takon ambasadorin e Izraelit në Beograd

Grupi militant islamik Hamas filloi sulmin me raketa në Izrael pas disa javësh tensionesh në Jerusalem mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Sulmet pasuan kundërshtimet për një çështje gjyqësore për të dëbuar disa familje palestineze në Jerusalemin Lindor dhe në shenjë hakmarrjeje për përplasjet e policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa të qytetit, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Izraeli në shenjë hakmarrjeje nisi sulme ajrore dhe artilerie në Gaza.Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 174, duke përfshirë 49 fëmijë, sipas palestinezëve. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Publikuar

-

Nga

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media.

Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Konjufca kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme”.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Sulme izraelite ne Gaza, kunderpergjigje ndaj raketave te Hamas
LEXO EDHE:  Eurovision/ Shfaqën flamurin e Palestinës në Izrael, konkurentët shkaktojnë reagime në publik

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka njoftuar se afër 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas tij vaksina nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësorë në asnjë prej të vaksinuarve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Françesku/ “Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë”

Publikuar

-

Nga

Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë, thotë Papa

Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha se Mesdheu është bërë një nga “varrezat më të mëdha në Evropë”, pasi kujtoi shumë migrantë që kanë humbur jetën në këtë rajon, duke u përpjekur të mbërrijnë në Evropë.

Ai e ndërlidhi këtë çështje me një ceremoni që u zhvillua në Sicili për të shënuar tragjedinë e vitit 2015 kur rreth 800 migrantë që po shkonin nga Libia në Itali u mbytën pasi anija e tyre u përmbys.

“Kaq shumë tragjedi në Detin Mesdhe do të vazhdojnë të sfidojnë ndërgjegjen e të gjithëve”, tha Papa.

“Le të mendojmë për këtë: Mesdheu është bërë varreza më e madhe e Evropës”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Meta pritet në takim nga Presidenti i Izraelit/ Populli shqiptar, një model unik për të gjithë botën
LEXO EDHE:  Konflikti në Lindjen e Mesme/ BE konferencë të jashtëzakonshme

Çdo vit, mijëra njerëz nga Afrika e Veriut nisen për në Evropë për një jetë më të mirë. Ata shpesh e bëjnë rrugëtimin me anije të mbingarkuara të drejtuara nga trafikuesit e qenieve njerëzore.

Disa anije mbërritën në ishullin e vogël të Lampeduzës në Itali të shtunën (12 qershor).

Mesdheu qendror është një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë.

Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur gjatë shkuarjes në Itali dhe Maltë midis janarit dhe mesit të majit të këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionin. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sitauata nga Covid-19/ Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bazuar në 2.117 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe shtatë persona.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Rasti “Bezos”, dhe rreziqet e spiunimit nga autokratët

LEXO EDHE:  Rasti “Bezos”, dhe rreziqet e spiunimit nga autokratët

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE