LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kualifikueset e Botërorit/ Gafa e Anglisë, "3 luanët" fshijnë nga lista Shqipërinë

16 Maj 2021, 09:45, Sport CNA
Kualifikueset e Botërorit/ Gafa e Anglisë, "3 luanët"

Në faqen zyrtare të Anglisë ka një gabim sa i përket ndeshjeve të raportuara dhe programit për Kombëtaren. Duke treguar gjithë përballjet që do të zhvillojnë ?tre luanët? gjatë këtij viti, gjithçka nis me ndeshjet e para dhe më të afërta që i përkasin Europianit.

Menjëherë pas këtij kompeticioni do të rikthehen kualifikueset e Botërorit. Anglia ndodhet në të njëjtin grup me Shqipërinë, ndërsa ndeshja e parë u mbyll në shifrat 0-2. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në datën 12 nëntor të këtij viti.

Por gabimi qëndron në faktin se ndeshja kundër Shqipërisë është e vetmja që nuk raportohet në programin e faqes zyrtare për ta anashkaluar menjëherë dhe për të mbërritur te ndeshja e fundit që do të jetë kundër San Marinos.

Lajmet e fundit nga