Connect with Us

Këshilli Kombëtar i PD miraton datën e zgjedhjeve/ Asnjë votë kundër

Politikë

Këshilli Kombëtar i PD miraton datën e zgjedhjeve/ Asnjë votë kundër

Publikuar

-

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar mbrëmjen e sotme datën e zgjedhjeve për kryetarin e PD-së.

Mësohet se asnjë anëtar nuk ka votuar kundër datës 13 qershor, të propozuar nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Kjo datë mori më parë edhe miratimin e kryesisë së PD-së.

Procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat, ndërkohë që fushata do të jetë mes datave 24 maj dhe 11 qershor.

LEXO EDHE:  Pasojat e fushatës zgjedhore/ Brataj: Në 15 maj pritet të ketë rritje të rasteve me Covid-19

Gjatë kësaj kohe demokratët do të bëjnë propozimet  e tyre, ndërsa Jemin Gjana do jetë ai që do bëjë verefikimet e kandidatëve.

Zgjedhjet duhet të mbaheshin në korrik, por propozimi i Gazment Bardhit ka bërë që të përafrohen në qershor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Thirrja e fortë e gazetarit/ Të investojmë në arsim, kulturë, ndryshe nuk do të ngrejmë kokë kurrë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari Mentor Kiki aka lëshuar një apel të fortë në lidhje me investimet në arsim dhe kulturë.

Duke hequr paralele mes një aktiviteti një grup fëmijësh të Qendrës së Kulturës për Fëmijë dhe“aktorëve” e programit televiziv “Përputhen”, Kikia ka dhënë alarmin se duhet reaguar sa më parë.

Të investojmë në arsim dhe kulturë, ndryshe nuk do të ngrejmë kokë kurrë

Fundjavën e kaluar, me një grup fëmijësh të Qendrës së Kulturës për Fëmijë, isha në Vilë Bashtovë. Vizituam kalanë dhe fëmijët mësuan për historinë e saj. Me të drejtë pyetën, se përse një kala në fushë, kur kalatë janë mësuar ti shikojnë në maja kodrash.

Pak ditë më pas vizituam një shtypshkronjë, ku fëmijët panë më sytë e tyre të gjithë ciklin që ndjek prodhimi i një libri. Dhe në fund, shumica thanë: Sa punë u dashka për një libër dhe në shpesh i grisim pa u menduar fare.

I solla këto dy episode nga puna me fëmijët, pasi nuk më hiqet nga mendja turma histerike në Shkodër që vraponte të takonte idhujt e ditësve të sotme, “aktorët” e programit televiziv “Përputhen””, shkruan Kikia në rrjetet sociale.

Kush e ka fajin?”, pyet më tej gazetari.

Në një shkrim të mëparshëm për këtë temë, shumë njerëz komentuan duke akuzuar shoqërinë, ndërsa shumë të tjerë, akuzonin median që prodhon kësi realitetesh të deformuara, e që shndërrohen në modele për rininë.

Në fakt unë do të thoja se faji është kolektiv, familja, shkolla, shoqëria, media…

 Por më i madh është i qeverisjeve, veçanërisht gjatë tri dekadave të fundit, për shkak të mungesës së largpamësisë. Sepse gjeneratat nuk formësohen me një mandate qeverisës, sado të investosh.

Një gjeneratë nuk është një pallat, që po të  kesh paratë e bën për një vit.

I shikoj ministra e deputetë që kapardisen para kamerave e flasin për zhvillim, edhe kur shtrohen 100 metra rrugë, kur hapen 100 metra kanal, kur mbillen 10 pemë, kur ndërtohet ndonjë urë etj.

Po, duhen edhe rrugët, edhe kanalet, edhe urat e autostradat…

Por më parë duhet të investohet në arsim, jo thjeshtë në shkolla, ndërtesa e çati të reja, por në cilësinë e arsimit, dhe në kulturë.

Duhet të civilizojmë, arsimojmë dhe kulturojmë fëmijët dhe rininë, ndryshe do të jemi përherë lagja më e prapambetur e rajonit dhe Europës. Ashtu siç ishim dikur, lagja më e prapambetur, e degraduar, më e varfër, më e pistë dhe më injorante e Perandorisë Osmane”, shkruan gazetari Mentor Kikia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama publikon pamjet nga stadiumi i Kukësit/ Bën premtimin e radhës

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar pamje nga punimet në stadiumin e Kukësit.

Sipas Ramës po punohet me ritme të shpejta që në Shtator stadium të jetë gati me kushte dinjitoze.

 “Mirë mëngjes  dhe me punën që po ecën me ritme të shpejta për stadiumin e ri të Kukësit, që në shtator të jetë gati me kushte dinjitoze për ekipin e qytetit, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Ftesa e mazhorancës/ Basha fton aleatët në selinë e PD

LEXO EDHE:  Seanca plenare/ Tahiri: Po gënjehet për hir të politikës së ditës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Seanca plenare/ Tahiri: Po gënjehet për hir të politikës së ditës

LEXO EDHE:  “Kushtet për negociatat mund të shtohen në 11”/ Bardhi “i përvishet” Ramës

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE