Connect with Us

“Italia i ngre në piedestal futbollistët”, De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë

Seria A

“Italia i ngre në piedestal futbollistët”, De Ligt: Në Holandë jam djalë i thjeshtë

Publikuar

-

Matthijs De Ligt ka dhënë një intervistë të gjatë për mediet holandeze dhe ka folur shumë mbi mënyrën e tij të thjeshtë të jetesës dhe mënyrës sesi i trajtojnë futbollistët në Itali dhe Holandë. Mbrojtësi i Juventusit tregon ndryshimin e madh.

“Nuk vishem me rroba të shtrenjta të dizenjuara vetëm për mua. Jam vetvetja dhe nuk do më shihni asnjëherë të shkoj në stërvitje me një kostum të dizenjuar vetëm për mua. Profesioni im është futbollist. Dua të jem yll në fushë. Ndonjëherë qeshim në klub për rrobat që vesh.

Por kjo nuk ka rëndësi për mua. Ndihem mirë për mënyrën sesi sillem dhe vishem. Gjëja më e rëndësishme është të bëj mirë në fushë. Atëherë të repsektojnë më shumë sesa kur vishesh me rroba të shtrenjta. Në Itali, pavarësisht nëse bën mirë ose keq, mbetesh hero për tifozët.

Këtu të ngrenë në piedestal dhe presin shumë nga ty. Në Holandë isha një djalë normal, që luan futboll. Në Itali futbollistët janë mbi shoqërinë. Më pëlqen vlerësimi që të japin këtu, por më pëlqen gjithashtu të eci në rrugët e Holandës i shpenguar dhe i pashqetësuar nga tifozët”, tregon De Ligt.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Momenti kur Calhanoglu arrin në selinë e Interit

Publikuar

-

Nga

Transferimi i Çalhanoglus drejt rivalëve të Interit ishte sot tema më e diskutuar në Itali pasi ky transferim doli nga hiçi.

Turku pranoi të vishej zikaltër për 5 milionë euro në sezon, duke snobuar ofertat e shumta të kuqezinjve të cilët kishin kohë që i kërkonin rinovimin.

Pasditen e sotme, mesfushori zbarkoi në zyrat e Interit dhe ditën e nesërme pritet të firmosë dhe të pozojë për herë të parë me fanellën zikaltër.

Kuqezinjtë nuk e kanë përtypur dot këtë transferim duke e quajtur tradhti transferimin e turkut drejt Interit, por në futboll rivaliteti mund të thyhet nga paraja.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Hysaj te Lazio, firmos për 5 vite”, eksperti i merkatos e bën të kryer

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj është një hap larg Lazios, sikurse raporton së fundmi eksperti i merkatos në Itali,  Alfredo Pedulla.

Shkodrani do të jetë afrimi i parë i klubit kryeqytetas në epokën “Sarri”. Trajneri italian e njeh mirë Hysajn, pasi e ka pasur në skuadër tek Empoli dhe më pas edhe te Napoli.

Hysaj pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër shtesë. Këtë javë pritet të ketë një takim mes palëve, për të hedhur më pas edhe firmën mbi marrëveshje.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Arrihet akordi, Calhanoglu nesër kryen nesër vizitat mjekësore te Interi

Publikuar

-

Nga

Hakan Çalhanollu arrin akordin me Interin. Trekuartisti turk do të lërë kuqezinjtë dhe do të kalojë tek Interi si një lojtar i lirë pas skadencës së kontratës së tij.

Fantazisti 27-vjeçar nuk ndihet i lumtur tek klubi i Milanit dhe mesa duket skuadra e Zhang do ta kënaqë me një ofertë prej 5 milionë eurosh në sezon, 1 milionë më shumë sesa ka ofruar Maldini dhe Masara.

Sipas asaj që raportojnë të gjitha mediat sportive italiane, Çalhanollu do të kryejë vizitat mjekësore nesër me Interin dhe brenda 48 orëve gjithçka do të jetë e kryer si transferim dhe ish-lojtari i Bajer Leverkuzen do të veshë fanellën e skuadrës zikaltër.

Turku ka luajtur prej 4 vitesh tek Milani dhe gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet, 43 ndeshje nga ku ka realizuar 9 gola dhe ka dhuruar 12 asist.

LEXO TE PLOTE