Connect with Us

Irani mbështet Hamasin në luftën me Izraelin

Bota

Irani mbështet Hamasin në luftën me Izraelin

Publikuar

-

Irani mbështet Hamasin në luftën me Izraelin

Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë mbështetje nga autoritetet ushtarake iraniane.

Komandanti i forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IGRC), gjenerali Esmail Qaani, siguroi Hamasin për mbështetjen e tij të plotë në luftimet, që shpërthyen këtë javë në Gaza kundër Izraelit, njoftoi media shtetërore iraniane.

Gjenerali i lartë iranian i bëri komentet, gjatë një bisede telefonike me udhëheqësin e Hamasit, Ismail Haniyeh.
Sipas kanalit televiziv Al-Alam të Iranit, Haniyeh ka thënë se lufta kundër Izraelit nuk ishte vetëm e Hamasit, por e të gjithë botës islamike.

Irani, i cili e konsideron Izraelin armikun e tij, mbështet grupet anti-Izraelite, duke përfshirë Hamasin në Gaza dhe Hezbollahun në Libanin jugor.

Hamasi dhe Hezbollahu janë përcaktuar si organizata terroriste nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera. Në qershor të vitit 2020 Qeveria e Kosovës, e ka shpallur si organizatë terroriste, grupin militant Hezbollah, përfshirë të gjitha formacionet e saj, si politike ashtu edhe ato ushtarake.
Hamasi ka shkrepur mijëra raketa në drejtim të Izraelit, pas një shpërthimi të ri të dhunës javën e kaluar e që më 16 maj hyri në ditën e shtatë. Ushtria izraelite është hakmarrë me sulme ajrore në Gaza.

LEXO EDHE:  Tragjedia gjatë kremtimit fetar/ Balla: Qytetarët e Shqipërisë janë pranë Izraelit në këtë ngjarje tragjike

Që nga fillimi i luftimeve të paktën 148 njerëz janë vrarë në Gaza, sipas zyrtarëve palestinezë, dhe Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë. Izraeli thotë, se dhjetëra militantë janë midis të vdekurve në Gaza, ndërsa zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se numri i të vdekurve përfshin 41 fëmijë.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë, se fushata aktuale kundër militantëve palestinezë “do të vazhdojë për aq kohë sa nevojitet” megjithë thirrjet për qetësi nga Uashingtoni dhe Kombet e Bashkuara.

Netanyahu është zotuar, se do të “vazhdojë të përgjigjet me forcë” ndaj sulmeve me raketa, derisa konflikti me palestinezët në Gaza.

“Pala që mban fajin për këtë konfrontim nuk jemi ne, pasi ne jemi ata që po na sulmojnë”, tha Netanyahu.

Shpërthimi i dhunës gjatë gjashtë ditëve të fundit pasoi disa javë tensionesh në rritje në Jerusalemin Lindor, që kulmuan me përleshje në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrenjtë. Hamas – grupi militant palestinez që drejton Gazën-filloi të lëshonte raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse izraelite./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Gjermania, Franca duan rregulla të përbashkëta kundër variantit Delta

Publikuar

-

Nga

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u bënë thirrje udhëheqësve të tjerë të Bashkimit Evropian që të vendosin rregulla më të ashpra për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së – të tilla si Britania – për të luftuar variantin Delta të koronavirusit.

Merkel, duke mbërritur në Bruksel për një samit të BE-së, tha se do të lobojë për një qasje më të koordinuar, veçanërisht ndaj turistëve nga rajonet ku janë të përhapura variantet e koronavirusit.

“Ne padyshim që jemi të shqetësuar për variantin Delta”, u tha Merkel gazetarëve.

Macron kërkoi nga vendet e BE-së që të jenë jashtëzakonisht vigjilente në lidhje me variantin, i cili është zbuluar për herë të parë në Indi.

Ky variant duket se është shumë më infektues dhe se prek njerëz që nuk janë plotësisht të vaksinuar.

LEXO EDHE:  Përplasja e re izraelito-palestineze/ A jemi në prag të një konflikt të madh?

LEXO EDHE:  Përplasja e re izraelito-palestineze/ A jemi në prag të një konflikt të madh?

Macron tha se BE-ja duhet të marrë vendime të koordinuara për hapjen e kufijve për njerëzit nga vendet e tjera.

Paralajmërimet u bënë derisa kryeministri britanik, Boris Johnson, la të kuptohet se Mbretëria e Bashkuar është afër lejimit të udhëtimeve të pakufizuara jashtë vendit për njerëzit e vaksinuar plotësisht.

Qeveritë e BE-së kanë rënë dakord për një “listë të bardhë” të 13 vendeve, për banorët e të cilave duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Australia dhe Shtetet e Bashkuara, por mungon Britania, ndaj së cilës aplikohen politika të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kërkojnë që vizitorët nga Britania të futen në karantinë, ndërsa Portugalia dhe Spanja, të cilat varen nga turistët britanikë, nuk e kërkojnë një gjë të tillë.

Në rajonin e Lisbonës, mbi gjysma e rasteve të reja me koronavirus janë të variantit Delta. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA, arrihet marrëveshje dypartiake mbi infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden deklaroi të enjten se është arritur një marrëveshje dypalëshe mbi një plan infrastrukturor prej 953 miliardë dollarësh, i cili pritet të përmbushë objektivat kryesore të administratës së tij në këtë fushë si dhe vërteton përpjekjet e zotit Biden për bashkëpunim ndërpartiak.

Presidenti Biden bëri një paraqitje të papritur para kamerave me një grup senatorësh, republikanë e demokratë, pas arritjes së një marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë. Detajet e marrëveshjes nuk dihen ende, por plani që parashikon 559 miliardë dollarë në shpenzime të reja, gëzon një mbështetje të rrallë dypartiake e cila mund t’i hapë rrugën më vonë një propozimi më të gjerë të presidentit prej 4 trilionë dollarësh.

Presidenti tha se jo të gjithë morën atë që donin dhe se përparësitë e tjera të Shtëpisë së Bardhë do të trajtohen veçmas.

“Arritëm një marrëveshje”, shkruante presidenti Biden në Twitter. “Një grup senatorësh, pesë demokratë dhe pesë republikanë u bashkuan dhe arritën një marrëveshje mbi infrastrukturën që do të krijojë miliona vende pune për amerikanët”.

Marrëveshja u arrit pas muajsh përplasjesh politike që kanë konsumuar Uashingtonin. Megjithatë Presidenti Biden vazhdonte të këmbëngulte për të bërë diçka në këtë drejtim pavarësisht skepticizmit që vinte edhe nga shumë vetë brenda partisë së tij.

LEXO EDHE:  Presidenca e SHBA, nuk e lejon zyrtarin të dëshmojë për Iranin
LEXO EDHE:  Pse vrasja e një komandanti iranian, nuk do të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

I udhëhequr nga republikani Rob Portman i Ohaios dhe demokratja Kyrsten Sinema nga Arizona, grupi përfshin disa nga ligjvënësit më të pavarur të Senatit, disa të njohur për kundërshtitë brenda partive së tyre.

“Ju e dini që ka shumë që thonë se bashkëpunimi mes dy partive ka vdekur në Uashington”, tha zonja Sinema. “Por ne mund ta përdorim pikërisht atë për t’i zgjidhur këto sfida”.

Senatorja republikane Susan Collins, tha se marrëveshja i dërgon një mesazh të rëndësishëm botës gjithashtu se Amerika siç tha ajo “mund të funksionojë dhe mund t’i kryejë gjërat”.

Senatorët janë përballur me sfidën se ku do të gjenden paratë për shpenzimet e reja, por u larguan nga Shtëpia e Bardhë me një ndjenjë besimi se çështjet e financimit të projektligjit ishin trajtuar. Senatorët nga të dyja palët theksuan se marrëveshja do të krijojë vende pune, një besim që kapërceu qartë interesat partiake dhe krijoi një kornizë për marrëveshjen.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku, nuk kemi mbaruar”, tha senatori republikan Mitt Romney. “Amerika po punon dhe Senati po punon”.

Për Presidentin Biden marrëveshja ishte një rezultat i mirëpritur. VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Misteri se si ndërroi jetë 20 vjeçarja/Ekspertët: Ajo po dridhej, pse s’ka gjurmë të mbytjes

Publikuar

-

Nga

Vrasja e 20 vjeçares në Greqi nga bashkëshorti i saj është një prej temave më delikate të këtyre ditëve. Detaje të reja po dalin çdo ditë. Bashkëshorti i saj pasi pranoi fajin ka dhënë edhe deklaratën e tij për policinë greke por pa zbuluar shumë detaje.

“Ta Nea” shkruan se në 04:05 të mëngjesit të datës 11 maj, Caroline ishte duke fjetur në shtratin e saj dhe vetëm disa minuta më vonë, në 04:11 të mëngjesit, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pyetja kryesore është një: Pse Caroline nuk rezistoi aq shumë sa vrasësi pretendon se viktimës i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes. “Ajo po dridhej. Goja dhe hunda e saj ishin mbështetur në jastëk” pretendoi fillimisht piloti.

Ndërsa më pas në dëshminë e dytë piloti tha se “Goja, hunda dhe sytë e saj ishin në jastëk. Me peshën e trupit po i shtypja kokën”.

Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të përpiqej të merrte frymë. “Me forcë, ju privoni personin nga hyrja e ajrit në rrugët e frymëmarrjes. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Izraeli zyrtarizojnë marrëdhëniet diplomatike/ Të pranishëm edhe përfaqësues të SHBA

LEXO EDHE:  Prish marrëveshjen me BE dhe SHBA/ Irani merr vendim të mos respektojë Paktin Nuklear

Shpjegimi i vetëm logjik që viktima të mos reagojë është të mos jetë e vetëdijshme. Ekspertët i japin përgjigje edhe pyetjes se përse nuk ka shenja të mbytjes? “Mbytja mund të ndodhë pa ndonjë shenjë të dhunës së fortë në trup”.

Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” mbyllet shkrimi i medias greke. CNA.al

LEXO TE PLOTE