LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

16 Maj 2021, 12:27, Politikë CNA
Humbi zgjedhjet/ Habit Basha: Jemi më të fortë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është stacionuar në qytetin e Elbasanit dhe gjatë një takimi me demokratët është shprehur,  se pavarësisht humbjes në zgjedhjet e 25 prillit mbështetësit e tij duhet ta mbajnë kokën lart.

Ai shton se 680 mijë shqiptarë besuan se lufta nuk po bëhej për ndryshim e fateve të tyre dhe jo për karrige.

?Dua t?ju them se kokat duhet t?i kemi lart. Nuk ka forcë politike në Ballkan të mbetur që nga koha e rrëzimit të regjimeve komuniste që të ketë fuqinë që demonstroi Partia Demokratike në Shqipëri përballë këtij regjimi. Njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet përveç pushtetit të zemrës, përveç besimit tek ndryshimi dhe kjo tregon se jo vetëm nuk jemi tkurrur, dobësuar apo lodhur, por jemi më të fortë, më të vendosur se kurrë?, u shpreh Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga