Connect with Us

E rëndë në Greqi/ Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri 58-vjeçar

Bota

E rëndë në Greqi/ Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri 58-vjeçar

Publikuar

-

E rëndë në Greqi/ Ekzekutohet me breshëri plumbash boksieri 58-vjeçar

Mediat greke raportojnë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Metamorfosi ku pak kohë pas mesnatës është ekzekutuar një boksier.

Një person i maskuar që ndodhej në motor i është afruar 53-vjeçarit, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan, dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Sipasmediave greke, viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut. Ai mori tre plumba në gjoks dhe lart në qafë, që i shkaktuan edhe vdekjen. Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë./CNA.al

LEXO EDHE:  Dëshmia tronditëse e vëllait të motrave që u vranë në Astir: Lindën 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nuk kanë të ndalur tërmetet/ Lëkundet  ishulli i Kretës  

Publikuar

-

Nga

Rikthehen lëkundjet e tërmetit/ Ja ku ishte epiqendra

Greqia është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm në ishullin e Kretës, në Greqi, lëkundjet e tërmetit kanë qenë me madhësi 4.1 të shkallës rihter.

Tërmeti është regjistruar në orën 03:35 me orën greke. Lëkundja ka qenë me një thellësi fokale prej 65.2 kilometra./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Kosnett: Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Publikuar

-

Nga

Kosnett: Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se Kosova ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se shtetet kanë detyrim që të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e tyre.

Ai i bëri këto komente në një intervistë për Radion Kontakt Plus, një media në gjuhën serbe në veriun e Kosovës, përgjatë një vizitë në atë zonë.

Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Kosnett sipas një përkthimi të radios Kontakt Plus.

Komentet e tij u bënë pak pasi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të martën në Bruksel se “Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës ashtu siç është dizajnuar”.

Duke u përgjigjur në kërkesën e Beogradit për themelimin e atij asociacioni, kryeministri Kurti tha se “ne dëshirojmë që qytetarët e Republikës së Kosovës që janë të përkatësisë kombëtare serbe t’i kenë të gjitha të drejtat sikur të gjithë të tjerët, pra ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës, por në të njëjtën kohë nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnje dhe Hercegovinës”.

LEXO EDHE:  Shumë zhurmë për një emër
LEXO EDHE:  Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë/ Rregullat për ata që futen në territorin grek

Kosova dhe Serbia në vitin 2013 arritën disa marrëveshje në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve, në mesin e të cilave edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilën u rinegociua në vitin 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Ambasadori Kosnett tha se qeveria në Prishtinë ankohet se nuk ka pasur asnjë kompromis nga Beogradi, se Beogradi nuk i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij.

Kjo është pikërisht ajo për të cilën palët duhet të ulen dhe të flasin dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqimisht procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Bisedimet pritet të vazhdojnë nga fundi i muajit korrik./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa autoritetet shëndetësore po i shfrytëzojnë dozat e fundit për rivaksinimin e personave, të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani është vaksinuar 10 për qind e popullatës.

Mbi 195 mijë persona kanë marrë nga dy doza, ndërsa në bazë ditore rivaksinohen jo më shumë se pesë mijë persona.

Javë më parë, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se në javën e parë të qershorit do të mbërrijnë 500 mijë vaksina kineze Sinovak, por ato nuk kanë arritur ende.

“Dje jam njoftuar nga Ambasada e Republikës së Kinës që në shtatë ditët e ardhshme duhet të marrim 500,000 doza të Sinovakut”, ka deklaruar Filipçe më 4 qershor.

Së voni, Maqedonia e Veriut ka pranuar rreth 30 mijë vaksina kineze si donacion nga Turqia dhe disa mijëra të tjera nga Greqia, të cilat po përdoren për rivaksinim të qytetarëve.

Filipçe, ndërkohë, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të nisë vaksinimi edhe i fëmijëve të moshave 12-16 vjeç.

Maqedonia e V. në luftë me lajmet e rreme rreth vaksinës

Opozita maqedonase i akuzoi të mërkurën institucionet për “dështim të plotë në përballje me pandeminë dhe imunizimin e popullatës”.

LEXO EDHE:  Goditet grupi shqiptar i kokainës në Greqi/ Zbulohet fitimi marramendës

LEXO EDHE:  Dëshmia tronditëse e vëllait të motrave që u vranë në Astir: Lindën 10 fëmijë me Përparimin dhe i kanë shitur në Selanik

“Derisa Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave – për momentin vetëm procesi i rivaksinimit është duke u zhvilluar – qytetarët po kërkojnë shpëtim dhe po vaksinohen jashtë vendit. Derisa bota po përgatitet seriozisht se si të përballet me llojet e reja të koronavirusit, Qeveria jonë nuk po arrin ende t’i sigurojë vaksinat”, tha Marija Andonovska, anëtare e kryesisë së VMRO DPMNE-së.

Për shkak të mungesës së vaksinave, infektolugu Dragan Danillovski bëri thirrje që personat që e kanë kaluar koronavirusin, të mos vaksinohen, por këtë mundësi t’ua japin atyre që nuk kanë krijuar imunitet.

“Ju që keni vuajtur, keni imunitet për të paktën gjysmë viti dhe bëhuni më shumë solidarë dhe mos u vaksinoni tani. Ata që nuk kanë imunitet, le ta bëjnë këtë së pari. Në këtë mënyrë, ne do ta mbërrijmë qëllimin e dëshiruar më shpejt, duke arritur 80 deri në 85 për qind të imunitetit kolektiv. Vjeshta po afrohet ngadalë dhe ne duhet të jemi të përgatitur”, tha Danillovski.

Maqedonia e Veriut, sot dhe dje, nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Raste aktive në nivel kombëtar janë 420 persona.

LEXO TE PLOTE