LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-boksieri 58-vjeçar

16 Maj 2021, 08:42, Sport CNA
E rëndë/ Ekzekutohet me breshëri plumbash ish-boksieri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku është ekzekutuar një boksier, pak para mesnatës. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Metamorfosi. Një person i maskuar që ndodhej në motor i është afruar 58-vjeçarit, i cili sapo kishte dalë nga një dyqan, dhe e ka qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas informacioneve, viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut. Ai mori tre plumba në gjoks dhe lart në qafë, që i shkaktuan edhe vdekjen.

Dyshohet se autorët kanë qenë vrasës me pagesë. Sakaq, në videon e mëposhtme të publikuar nga ?Protothema? shihet trupi i pajetë në vendin e ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Lajmet e fundit nga