LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dëshmo që vendos interesin e partisë mbi atë personal”/ Nishani kërkon dorëheqjen e parevokueshme të Bashës

16 Maj 2021, 19:15, Politikë CNA
“Dëshmo që vendos interesin e partisë mbi atë

Ish Presidenti Bujar Nishani, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të PD,  në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.

Nishani thekson se dorëheqja është akt që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar.

“E vetmja alternativë është nisja e një projekti të ri politik ! Kam kërkuar dhe përsëris më së pari Dorëheqjen e parevokueshme të Kryetarit të Partisë ! Dorëheqja e parevokueshme e kryetarit është akt i përgjegjësisë politike, është akt i maturimit politik, është akt civilizimi, është sakrificë personale për ti shërbyer interesit madhor të së ardhmes së partisë. Eshtë akti që verifikon se interesi i Partisë është mbi interesin personal të cilitdo individ që është kryetar.

Thirrja ime për këtë akti civil prej z. Basha është pikërisht si një shërbim që z, Basha ka për detyrim ti bëjë Partisë Demokratike.

Procesit të së ardhmes së saj. Po a e zgjidh pikën kritike vetëm ky akt për PD. Jo, natyrisht që jo.

Por është një hap që relakson kaosin e shkatuar nga humbja e besimit se PD mund të fitojë zgjedhjet dhe pushtetin një ditë !

Eshtë një hap që tregon se PD mund të vijojë të ringrihet mbi modelin dhe praktikën evropiane, se ne mund të bëhemi një Shtëpi e Madhe e Lirisë !

Kjo kërkon të hyjmë në një proces jo të lehtë, jo të shkurtër por të domosdoshëm reformimi.

Nevojitet menjëherë të ngrihet një komision i besueshëm, me integritet, me eksperiencë dhe përfshirës për të drejtuar e menaxhuar këtë proçes.

Duke filluar me hapjen e analizës në bazën e partisë nga seksioni deri tek dega.

Të nisë puna për një statut të ri ku të rikonsiderohet tërësisht procedura dhe formula e zgjedhjes së Kryesisë së partisë dhe KK. Të krijohet Senati i partisë përveç Kryesisë e KK. Të futet institucioni i Referendumit në parti.

Procesi i seleksionimit të kandidaturave për kryetar dege, kandidat për kryetar bashkie, kandidat për deputet dhe këshilltar lokal, të kalojë përmes sistemit të primareve dhe jo modelit të ?fundoreve? që u përdor në rastin e fundit?, thekson Nishani ndër të tjera./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga