Connect with Us

Covid-19 në Indi/ Mbi 4 mijë viktima brenda 24-orëve të fundit

Bota

Covid-19 në Indi/ Mbi 4 mijë viktima brenda 24-orëve të fundit

Publikuar

-

Covid-19 në Indi/ 4 mijë viktima brenda 24-orëve të fundit

Për të tretën ditë radhazi India ka shënuar një rritje të numrit të personave të infektuar me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë  e këtij shteti njoftoi se në 24 orët e fundit u regjistruan 311, 170 raste të reja  dhe 4, 077 viktima.

Vala e dytë e infektimeve në Indi shkaktoi kolaps të sistemit shëndetësor dhe një numër të lartë të pacientë me Covid që humbën jetën nga kjo sëmundje e rëndë.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 400 raste të reja

Trupat e viktimave të COVID-19 janë gjetur të hedhur në disa lumenj indianë dhe sipas mediave të huaja kjo gjë vjen nga varfëria dhe frika e sëmundjes në fshatra, raporton Reuters.

“Administrata ka informacione se trupat e atyre që i janë nënshtruar COVID-19 ose ndonjë sëmundje tjetër po hidhen në lumenj në vend që të hidhen sipas ritualeve të duhura,” tha një zyrtar i lartë i shtetit, Manoj Kumar Singh. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Publikuar

-

Nga

Vaksinohen presidentja Osmani dhe kreu i Kuvendit, Konjufca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca janë vaksinuar kundër koronavirusit të ri, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, përmes një komunikate për media.

Imunizimi i dy zyrtarëve të lartë shtetëror të Kosovës është bërë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë e cila është transformuar në qendër vaksinimi.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Konjufca kanë parë nga afër “përgatitjet për vaksinimin në masë që do të fillojë nga java e ardhshme”.

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Shoferja e parë e autobusëve në Indi
LEXO EDHE:  Shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima në 24 orë, konfirmohen 188 raste pozitive

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ftuar qytetarët që ta marrin vaksinën, sepse sipas tij, me vaksinim bëhet e mundshme hapja, rikthimi i normalitetit, por edhe stabiliteti i përgjithshëm.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka njoftuar se afër 100 mijë qytetarë janë vaksinuar deri më tani me të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas tij vaksina nuk ka pasur asnjë efekt serioz anësorë në asnjë prej të vaksinuarve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Papa Françesku/ “Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë”

Publikuar

-

Nga

Mesdheu është bërë varreza më e madhe në Evropë, thotë Papa

Papa Françesku gjatë lutjeve të së dielës (13 qershor) tha se Mesdheu është bërë një nga “varrezat më të mëdha në Evropë”, pasi kujtoi shumë migrantë që kanë humbur jetën në këtë rajon, duke u përpjekur të mbërrijnë në Evropë.

Ai e ndërlidhi këtë çështje me një ceremoni që u zhvillua në Sicili për të shënuar tragjedinë e vitit 2015 kur rreth 800 migrantë që po shkonin nga Libia në Itali u mbytën pasi anija e tyre u përmbys.

“Kaq shumë tragjedi në Detin Mesdhe do të vazhdojnë të sfidojnë ndërgjegjen e të gjithëve”, tha Papa.

“Le të mendojmë për këtë: Mesdheu është bërë varreza më e madhe e Evropës”, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen mbi 400 raste të reja
LEXO EDHE:  Shifra alarmante në Kosovë/ 12 viktima në 24 orë, konfirmohen 188 raste pozitive

Çdo vit, mijëra njerëz nga Afrika e Veriut nisen për në Evropë për një jetë më të mirë. Ata shpesh e bëjnë rrugëtimin me anije të mbingarkuara të drejtuara nga trafikuesit e qenieve njerëzore.

Disa anije mbërritën në ishullin e vogël të Lampeduzës në Itali të shtunën (12 qershor).

Mesdheu qendror është një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë.

Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur gjatë shkuarjes në Itali dhe Maltë midis janarit dhe mesit të majit të këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionin. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Sitauata nga Covid-19/ Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bazuar në 2.117 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe shtatë persona.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Ekspertët: Edhe pas infektimit me koronavirus, rrezik për riinfektim

LEXO EDHE:  Mjeku që u ruajt me fanatizëm nga Covid-19/ " Nuk munda më, për herë të parë kërkova të shtrohem në spital"

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE