LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat pranojmë aleancën Rama-Doshi”

16 Maj 2021, 12:29, Politikë CNA
Basha nuk tërhiqet, mesazh qytetarëve/ “Nëse ulim kokat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk tërhiqet edhe pas humbjes. Në takimin me qytetarët në Elbasan, Basha është shprehur se, do të vazhdojë betejën pasi është një detyrim që ka ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai thekson se nëse do të ulë flamujt e betejës dhe do të ulë kokën do të thotë që kanë pranuar alenacën Rama-Doshi.

Na ndoqën sepse besuan se beteja nuk bëhej për karriget tona por për ta. Ky është detyrimi. Kujt do t’ia lëmë fatin e atyre që donin ndryshimin por që u penguan. Kujt t?ia dorëzojmë këtë fat?

Krimit të bërë njësh me politikën apo një drejtësie që nuk ekziston? Betejën e nisëm për shqiptarët e thjeshtë. Nëse do të ulim flamujt e betejës dhe do të ulim kokat duhet të pranojmë aleancën Rama ?Doshi.

Mesazhi është se ne do të vazhdojmë këtë betejë në krahun tuaj dhe për ju derisa të përmbyset regjimi Rama-Doshi.

Jam i vetëdijshëm se ky rrugëtim do të ketë shumë sakrifica. Duan s?duan kundërshtarët tanë ne jemi një familje e madhe”, shprehet Lulzim Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga