Connect with Us

Zgjodhi dashurinë dhe jo familjen/ Pendohet Pranvera

Showbizz

Zgjodhi dashurinë dhe jo familjen/ Pendohet Pranvera

Publikuar

-

Ditën e sotme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ u transmetua historia e Pranverës  e cila para disa kohësh zgjodhi dashurinë dhe jo familjen. Ajo tregon se një mikeshë e njohu me një të afërmin e saj dhe  zgjodhi që këtë djalë ta prezantonin me familjen.

Mamaja e saj nuk ishte dakord që ajo të martohej me të pasi nuk i kishte pëlqyer. Pak kohë pas martesës ajo mbeti shtatzënë dhe lindi një vajzë.

Ajo shprehet se në fillim familja e bashkëshortit nuk ishte dakord që ajo ta lindte këtë fëmijë, por më vonë ka arritur t’i bindë.

LEXO EDHE:  “Betohu se më ke dashtë”/ Arsimi pendohet për këngën që i dedikoi Anës: Duhet me e korrigjuar

Pranvera tregoi se ajo filloi të punojë, por vjehrra dhe familjarët e burrit i thonin se  nuk shkonte në punë, por dilte me meshkuj të tjerë.

Ajo tha gjithashtu se familjarët e bashkëshortit e kishin dhunuar. Më pas, Pranvera shtoi se burri e përzuri nga shtëpia dhe nuk dëshironin t’i jepnin vajzën, por pas shumë debatesh arriti ta merrte./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

E rrethuar nga trendafilat Antonela feston ditëlindjen/ Ja kush e surprizon

Publikuar

-

Nga

Antonela Berisha është një prej konkurentëve më të komentuar të programit Përputhen. Ajo u fol shumë për pëlqimin e saj ndaj Mevlan Shabës por në fund ajo doli vetëm nga ky program.

Së fundmi Antonela është bërë pjesë e një emisioni sportive ku është si moderatore.

Sot ajo feston ditëlindjen e saj ku e ka gjetur në punë. E rrethuar me miq, një super tortë dhe me trendafila ajo duket shumë e lumtur.

LEXO EDHE:  Meta do konflikt me çdo kusht/ Mobilizon familjen për të mbrojtur objektin e Sali Shehut

LEXO EDHE:  Ende single?/ Tre shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë këtë muaj

Ka qenë shoqëria e saj që e ka surprizuar mes lulesh dhe urimeve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Rock the Dictator”/ Renis Gjoka zbulon detajet e koncertit të tij

Publikuar

-

Nga

“Rock the Dictator”/ Renis Gjoka zbulon detajet e koncertit të tij

Renis Gjoka realizon koncertin e tij, të konceptuar krejtësisht ndryshe nga heret e tjera të titulluar “Rock the dictator”. Këngëtari i njohur ka vendosur që ta realizojë brenda ambienteve të viles së ish diktatorit Enver Hoxhës dhe kjo aspak rastësisht.

I ftuar në emisionin Soiree në ABC, Renisi ka sqaruar se pse ka vendosur pikërisht në atë ambient për të mbajtur koncertin e tij.

Këngëtari tregoi se dëshiron të performojë zhanrin e ndaluar nga ai sistem, pikërisht nën çatinë e diktatorit.

“Ky ka qenë një projekt që e kam patur prej kohësh në mendje. Fillova ta mendoja seriozisht në fillim të dhjetorit dhe për këtë publikisht gjej rastin që të falenderoj Eugent Bushpepën dhe Eg Laknorin. Ne të tre kemi qenë në një tavolinë bashkë dhe Gentin e falenderoj që më dha shtysën.

LEXO EDHE:  Meta do konflikt me çdo kusht/ Mobilizon familjen për të mbrojtur objektin e Sali Shehut

LEXO EDHE:  Ende single?/ Tre shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë këtë muaj

Genti në atë kohë po bënte koncertin e tij. Është xhiruar në vilën e Enver Hoxhës, titullohet “Rock the dictator”. Ka një simbolikë patjetër. Pikërisht në ambjentet ku diktatori merrte vendime kundër lirisë së fjalës, kundër muzikës perëndimore, kundër rock-ut në veçanti.

Pikërisht në këto ambjente, në këto mure, nën këtë çati, ne vijmë të gjithë së bashku dhe bëjmë sa më shumë zhurmë në rrymën rock dhe bëjmë në një farë mënyre protestë  dhe çlirojmë vilën më në fund”, ka treguar Renis Gjoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Çfarë po ndodh?/ Për herë të parë pas ndarjes Ledjana publikon videon me Mevlanin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh?/ Për herë të parë pas ndarjes Ledjana publikon videon me Mevlanin

Ledjana dhe Mevlani janë dy prej personazheve më të dashura për publikun. Këtë e tregojnë dhe videot e fundit që po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Disa story të publikuara në rrjet tregojnë se Ledjana dhe Mevlani kanë qenë në të njëjtin vend edhe pse duket se nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

Ledjana ka takuar opinionistin Arjan Konomi, me të cilin ndodhej Riniani dhe Mevlani por ky i fundit nuk shfaqet në videon e publikuar në rrjet.

LEXO EDHE:  Avokatia e neveritshme ndaj përdhunuesve

LEXO EDHE:  Ende single?/ Tre shenjat e horoskopit që do gjejnë dashurinë këtë muaj

Më pas ish konkurrentja e Përputhen Ledjana ka befasuar të gjithë ndjekësit duke publikuar një video ku shihet Mevlani me fansat që këndojnë këngën e Ledjanës.

Ajo është lumturuar pafund dhe nuk ka rezituar dot pa e publikuar në Instastoryn e saj.

Si duket akulli ka filluar të thyhet dhe ndoshta dyshja mund t’iu plotësojë dëshirën fansave duke u pajtuar./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE