Connect with Us

VIDEO/ Tre penallti, dy të kuq dhe autogol në derbin e Italisë. Juventusi triumfon mes vuajtjesh ndaj Interit

Seria A

VIDEO/ Tre penallti, dy të kuq dhe autogol në derbin e Italisë. Juventusi triumfon mes vuajtjesh ndaj Interit

Publikuar

-

Juventusi ia del të thyejë kampionët e Interit dhe vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një biletë në Champions League. 3-2 për ekipin vendas përfundoi sfida e luajtur në “Allianz Stadium”, ndryshe derbi i Italisë. Takimi prodhoi gjithçka: VAR, tre penallti, karton të kuq dhe autogol.

Ekipi i Andrea Pirlos fitoi një penallti në mesin e pjesës së parë. Cristiano Ronaldo dështoi në tentativën e parë kundër Samir Handanovic, ndërsa e dërgoi në rrjetë topin e rikthyer nga kapiteni zikaltër. Goli i 29-të sezonal në kampionat për CR7.

11 minuta më vonë u akordua një tjetër penallti, por kësaj radhe për ekipin e Antonio Contes. Romelu Lukaku mori përsipër ekzekutimin dhe nuk gaboi, duke gjetur golin e 23-të në Serie A për këtë sezon. Emocionet nuk kishin mbaruar.

Juventusi realizoi golin e fitores në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë falë Juan Cuadrados. Anësori kolumbian lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare. Topi në rrjetë dhe 2-1 për bardhezinjtë vendas.

Pjesa e dytë nisi keq për Juventusin, që mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 55-të. Rodrigo Bentancur kreu një faull të rëndë dhe u ndëshkua menjëherë me karton të kuq. Vuajtje për vendasit, teksa Interi ndërroi marsh dhe nisi dominimin.

Goi erdhi, më saktë një autogol. Giorgio Chiellini devijoi në portën e vet një top në minutën e 85-të. “Zonja” gjeti forca, reagoi dhe ia doli të realizojë golin e fitores. Tjetër penallti për Juven. Ronaldo u zëvendësua disa minuta më parë dhe goditjen e mori përsipër Cuadrado.

32-vjeçari goditi saktë, gjeti golin e dytë personal dhe i dhuroi skuadrës së tij një fitore jetike. Brozovic u ndëshkua me të kuq për Interin në shtesa. Përfundimisht 3-2 për Juventusin, që shpreson që Napoli të ndalet nesër në Firence kundër Fiorentinës vendase.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

I hynë në shtëpi dhe i vodhën sende me vlerë, ish-futbollisti i “lutet” hajdutëve: Më ktheni fanellën e debutimit me Milanin!

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesit të Milanit, Alesandro Matri i kanë vjedhur fanellën e debutimit me kuqezinjtë dhe vetë futbollisti i ka kërkuar hajdutëve t’ia kthejnë mbrapsht pasi për të ka shumë vlerë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Matri i drejtohet hajdutëve duke tentuar t’i bindë që t’i kthejnë fanellën e Milanit.

‘’I dashur hajdut që hyri sot në shtëpinë e prindërve të mi: midis gjërave që morët, është një që me siguri do të ketë për ju një vlerë ekonomike por për mua ka një vlerë emocionale dhe është fanella e Milanit me të cilën kam debutuar në Serinë A.

Unë e di që ky postim nuk do të zgjidhë asgjë, por mos u shqetësoni për këtë mesazh që u dërgua drejt jush dhe ju keni idenë e mrekullueshme ta ktheni përsëri atë. Tani e dini adresën…’’, shkruan Matri.

Matri bëri debutimin e tij në Serinë A në 24 maj 2003, në ndeshjen që Milani luante kundër Piaçenzës disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve në Mançester. Në atë ndeshje, Ançeloti u dha hapësirë ​​lojtarëve të rinj ku një ndër ta ishte dhe Matri i cili vinte nga akademia.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vjen konfirmimi i shumëpritur, UEFA gëzon bardhezinjtë e Juventusit

Publikuar

-

Nga

Lajm i mirë për Juventusin, që do të marrë rregullisht pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë, Real Madrid dhe Barcelona janë tre klubet e vetme që nuk janë tërhequr akoma nga projekti i Super League.

UEFA nuk i ka kursyer sulmet dhe kërcënimet gjatë kësaj kohe, por Ministria e Drejtësisë së Zvicrës bllokoi gjithçka. Me anë të një letre zyrtare, Qeveria Europiane e Futbollit ka lajmëruar Juven që do të lejohet të marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm.

Njëfarë çlirimi për rekordmenët e futbollit italian. Më 9 qershor, UEFA pezulloi zyrtarisht procedurat e sanksionimit kundër Juventusit, Real Madrid dhe Barcelona për projektin e Super League.

Pas hapjes së procedurave disiplinore kundër Barcelonës, ​​Juventusit dhe Real Madrid për një shkelje të mundshme të korniza rregullator të UEFA-s në lidhje me të ashtuquajturin projekti ‘Super League’, Komisioni i Ankesave i UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedurat deri në një njoftim tjetër“, shkruante UEFA më 9 qershor.

Tani vjen drita jeshile për 36 herë kampionët e Italisë, të cilët do të jenë pjesë e fazës së grupeve në sezonin 2021/2022 të turneut më të rëndësishëm për klube.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Ronaldo nuk e përjashton largimin nga Juventusi: Çfarëdo të ndodhë, do jetë për më mirë

Publikuar

-

Nga

Në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë ditën e nesërme, kapiteni i Portugalisë Kristiano Ronaldo gjeti rastin dhe ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve për të ardhmen e tij.

Ronaldo i habiti të gjithë duke u shprehur se çfarë do që të vijë do të jetë më mirë duke hedhur aludime të shumta mbi një largim të tij nga Juventusi.

“Unë kam luajtur në nivele të larta për 18 vjet, prandaj nuk më bëjnë përshtypje thashethemet. Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë për më mirë. Pavarësisht nëse qëndroj apo largohem nga Juventusi, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për momentin.

Unë jam përqendruar në ekipin tim kombëtar, sepse nuk luajmë në një kompeticion të kësaj madhësie çdo ditë Megjithëse është Kampionati Europian i pestë për mua, më duket sikur është i pari”, e mbylli fjalën e tij Ronaldo.

LEXO TE PLOTE