Connect with Us

VIDEO/ Chelsea bie në finale, perla e Tielemans dhe VAR-i nderojnë Leicester

Premier Liga

VIDEO/ Chelsea bie në finale, perla e Tielemans dhe VAR-i nderojnë Leicester

Publikuar

-

Një eurogol i Youri Tielemans i dhuroi Leicester City trofeun e FA Cup. “Dhelprat” e Brendan Rodgers mposhtën 1-0 Chelsea në finalen e luajtur në “Wembley”, aty ku morën pjesë rreth 22 mijë tifozë.

Mesfushori belg realizoi golin e fitores në minutën e 63-të. Goditje fantastike me të djathtën, topi në trekëndësh dhe tifozët e Leicester City në qiellin e shtatë.

 

Djemtë e Thomas Tuchel reaguan dhe ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë një minutë përpara mbylljes së kohës së rregullt, por VAR-i anuloi gjithçka.

Benjamin Chilwell ishte autori i golit, por ishte në pozicion të parregullt. Minutat shtesë nuk sollën më ndryshim rezultati dhe në fund pati festë te Leicester City, që ia del të fitojë FA Cup për herë të parë pas katër finaleve të humbura.

Zhgënjim te “Blutë e Londrës”, por skuadrën e Thomas Tuchel e pret një tjetër finale pas disa ditësh, ajo e Champions League kundër Manchester City (29 maj).

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Njësoj si me Armando Brojën, Chelsea huazon një tjetër talent te Vitesse

Publikuar

-

Nga

Chelsea po mendon huazimin e një tjetër talenti në merkato. Bëhet fjalë për Billy Gilmour, mesfushorin 19-vjeçar që sezonin e kaluar luajti 12 ndeshje me blutë në të gjitha kompeticionet. Me ardhjen e Tuchel në stol, mesfushori nuk zbriti më në fushë duke qendruar gjithmonë rezervë.

Lojtari dhe klubi po mendojnë që ai të largohet në huazim në mënyrë që të luajë sa më shumë. Ashtu siç bënë me Armando Brojë, Chelsea është gati ta huazojë Gilmour te Vitesse në Hollandë. Mesfushori me shumë mundësi do të jetë sërish shok skuadre me Brojën që pritet të qendrojë të paktën edhe një sezon tjetër në Hollandë.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme nga Anglia, Elseid Hysaj drejt kalimit te Liverpuli

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysajt i përfundon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën. Interesimet në drejtim të mbrojtësit shkodran nuk mungojnë, teksa së fundmi në Angli thuhet se në gjurmët e lojtarit është vendosur edhe Liverpuli. Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi krahu më eksperiencë si zëvendësues dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Hysaj.

Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpuli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asokohe nuk u arrit. Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpuli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Klopit.

Në rast të transferimit të Hysajt, Liverpuli do i hapte rrugën largimit të talentit Neko Uilliams në huazim, për të marrë më shumë eksperiencë. Në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lacios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Mauricio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Vajnaldum “ia dredh” Barcelonës, akord me PSG-në

Publikuar

-

Nga

Në Francë vijnë sinjale të reja për të ardhmen e Xherxhino Vajnaldum.

Sipas “RMC Sport”, mesfushori holandez i cili është në skadencë me Liverpulin në fundin e muajit qershor do të firmosë në orët e ardhshme një kontratë 3-vjeçare me PSG-në.

Një vendim i papritur ky për mesfushorin 30-vjeçar i cili më parë prioritet kishte skuadrën e Barcelonës, por mesa duket tashmë destinacioni i tij me shumë mundësi pritet të jetë skuadra pariziene.

Në sezonin që lamë pas, Vajnaldum është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 51 ndeshje nga ku ka realizuar dhe tre gola.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: